• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tradita dhe modernia. Turizmi masiv në Shqipëri

by Java News
11/11/2021 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Olga Pałasz*

Dëshiroj të nënvizoj në krye të këtij shkrimi që teksti i mëposhtëm në asnjë rast të mos merret si refleksion negativ, apo kritikë e njëanshme. Përkundrazi, ky tekst i thjeshtë është menduar për t’i nxitur njerëzit e kësaj sfere të diskutojnë, pse jo, edhe të reflektojnë sa i përket formatit ekzistues, për pikat e tij të forta e të dobëta, gjithnjë në perspektivën e një të ardhmeje më të mirë.

Me Shqipërinë dhe sektorin e turizmit jam e lidhur prej 15 vjetësh, me ndërprerje të shkurtra, çka më lejon ta shoh situatën nga një optikë më e gjerë se thjesht turizëm.  Konteksti historik, tradita dhe kushtëzimet kulturore plotësojnë të tërën dhe sigurisht më lejojnë të kem një vështrim disi më të saktë të situatës duke i qëndruar larg opinioneve të të huajve, që veç me një qëndrim të shkurtër formulojnë opinione për shumë çështje.

Menaxhimi jo më me familjarët.

Parë në perspektivën e shumë viteve të kaluara në Shqipëri e them me plot gojën që është bërë punë e madhe, me ndryshime pozitive të jashtëzakonshme brenda një kohe relativisht të shkurtër. Ndryshimet për mirë janë të tilla saqë disa vende as nuk mund t’i njohësh nëse rikthehesh në to pas një, dy apo tri vitesh. Është vërtet fantastike të shohësh ndryshime kaq të shpejta e të thella në  hapësirat publike dhe investimet private.

Turizmi po kështu ndryshon. Unë i mbaj mend mirë fillimet e punës sime në këtë sferë, fill pas licencimit në Vjenë. Mbërritja e  grupeve të para të organizuara po vinin në një zonë ku deri në atë kohë pushonin banorët vendas. Këtu ndodhi përpjasja e parë në kontekstin e standardeve, pritshmërive dhe konceptimit të ndryshëm të një sërë problematikash të lidhura me bashkëpunimin. Por unë do të doja të ndalesha tek një vëzhgim personal e të shtrirë në vite. Me grupet e para ngado rrotulloheshim nëpër hotel mësonim se në kuzhinë ishte gruaja dhe vajza e pronarit, në bufe djali, shef i shërbimit djali tjetër e kështu me radhë familjarë e kushërinj. Kjo atëbotë ishte e  kuptueshme dhe plotësisht e  argumentuar, mirëpo të kthehesh pas dhjetë vjetësh në të njëjtin vend dhe të  shohësh pothuaj të njëjtin organizim, kjo nuk prodhon dot entuziazëm. Një organizim e menaxhim kësilloj i lihet në dorë spontaneitetit, improvizimit. Në ato fillime çdo mangësi kompensohej me dashamirësi, pozitivitet, sinqeritet dhe gatishmëri. Mirëpo pas kaq vitesh eksperiencë, pse jo edhe fitimesh, nuk mund të ecet, në terma afatgjatë me këtë filozofi. Këtu nuk po flas për resortet dhe hotelet luksoze, por për rrjetin e gjerë të turizmit masiv që përbëjnë edhe fluksin më të madh të turistëve të huaj. Atmosfera, mikpritja ndonëse vijojnë të jenë në nivele të admirueshme, nuk mund të kompensojnë në terma afatgjatë menaxhimin e duhur. Vitet kalojnë dhe çështjet e menaxhimit dhe të shërbimit ende përbëjnë problem, çka në fund të ditës mund të  sjellin, larg qoftë, largimin e një pjese të turistëve në tregje të reja, apo t’u rikthehen  destinacioneve „të sigurta” me organizim të paqortueshëm. Mangësitë që unë personalisht kam vërejtur kësaj kohe kanë hyrë në një pjesë të mirë të hoteleve në rrugën e ndryshimit duke u shndërrruar në sipërmarrje realisht të mirëadministruara, por në masë ende menaxhimi nuk është bërë normë.  Sot gjithë njerëzit si unë, të lidhur me këtë sektor, si problem kryesor identifikojnë mungesën e profesionalizmit në menaxhim, mungesën e trajnimit, rastësinë në punësimin e punëtorëve sezonalë- me një fjalë gjithçka që konstatuam në nisje të bashkëpunimit tonë dhe që turistit vazhdon t’i bjerë në sy.

Mungesën e profesionalizmit e shoh edhe në përzgjedhjen e personelit. Shërbejnë në jo pak raste individë të sjellë aty krejt rastësisht. Krijohet përshtypja se në këtë lëmë operohet me devizën „do të gjendet dikush”, çka në menaxhimin cilësor të sipërmarrjes është e papranueshme. Punonjësit sezonalë mund të bëheshin të pranueshëm edhe me një trajnim po sezonal për punën që pritet të bëjnë.

Tradicioinalja është pak , ose aspak, e pranishme.

Shqipëria është vend kontrastesh. Vend i ndërthurjes së përsosur të traditës me modernen, të të resë me të vjetrën. Urojmë të mbetet kështu. Të lutemi që „tradita” të jetë e pranishme edhe në zonat e turizmit masiv, të ndalet në një farë shkalle komercializmi dhe tradicionalja të vihet „në shërbim të turistit, pushuesit”. Duke qenë një fanse e  prodhimit vendas dhe kulinarisë lokale, do të doja shumë të shihja përgjatë bregdetit (të Durrësit në këtë rast) restorante  që servirin ushqim të kuzhinës shqiptare. Bie në sy që gjithandej gjen atë çka është tipike për çdo hotel: fast food, pizzeri, apo restorante të lidhura fort me kuzhinën italiane. Por sa tërheqëse dhe për sa kohë njëtrajtshmëria në ushqim me „frutti di mare”?! Promovimi i produktit të mrekullueshëm vendas duhet të jetë një element i fortë i të gjithës që të mund të ruajë veçantinë shqiptare, por që edhe kjo lipset të bëhet siç e kërkon koha- me standarde të larta.  Në zonat malore e rurale kjo gjë bëhet mirë. Në bregdet pothuaj fare. Ajo që bëhet me suveniret është e pëlqyeshme dhe haset pothuaj ngado.

Turizëm që mbyllet herët!

Në një farë shkalle situata me infrastrukturën lokale është pazgjidhshmërisht e lidhur me aktivitetin sezonal të  shumicës së zonave e meqë jemi tek „sezoni” menjëherë na vjen të themi se nuk kuptohet mirë deri në fund përse sezoni turistik në Shqipëri zgjat kaq pak. Kjo praktikë nuk justifikohet. Këtu po i lëmë mënjanë tursitët individualë, apo grupet që përshkojnë  qytete apo qyteza në Shqipëri, por për një kategori të caktuar që dëshiron të pushojë gjatë në këtë vend përgjatë gjithë vitit. E vlen, pra, të mendohet për zgjatjen e sezonit, të niset më herët e të mbyllet më vonë nga ç’është praktikuar, pse jo edhe në disa zona të mos ndërpritet fare. Moti vjeshtor dhe pranveror në Shqipëri mund të jetë ngaherë atraktiv. Vizioni i mbylljes së sezonit, në pjesën dërrmuese të kapaciteteve hoteliere, në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit, sikur nuk e mundëson së paku deri tani, akomodimin e turistëve që pëlqejnë të pushojnë jo detyrimisht në muajt e verës. Nga ana tjetër është e sigurtë që fillimisht diçka do të jetë me humbje, megjithatë perspektiva e zgjatjes së sezonit dhe benefitet  e pritshme prej kësaj gjëje do të jenë afatgjata.

*Menaxhere turizmi

Next Post
Evi Kokalari “shpall” Berishën kryeministër: Vendimin e parë, të shpallë Sorosin “non grata”. Ka nën kontroll DASH-in

Evi Kokalari: Yuri Kim po e shkatërron PD-në! Po përfiton ngaqë s'është më Trumpi president

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In