• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tradhtia e Edi Ramës dhe kopshti zoologjik i shqiptarëve e kosovarëve

by Java News
18/10/2016 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Gashi

Një frikë e kuptueshme e kosovarëve ndaj krijimit të afërsive mes Shqipërisë e Serbisë pa Kosovën, sikur ndodh zakonisht u devijua menjëherë me një shpejtësi vetëtime në një zhurmë të dyanshme mbushur me fyerje, sharje e etiketime.

Aktorët kryesorë të kësaj drame shqiptaro- kosovare, shëndërruan tërë debatin në një kopsht zoologjik me plot ulërima e ofshama.

E gjitha fillloi gabim, fatkeqësisht.

Shqipëria dhe Kryeministri i saj do duhej të ishin qysh në fillim shumë më empatik e më të hapur ndaj frikës së Kosovës që Serbia mund të bëjë ndonjë dinakëri ndaj Kosovës duke e futur Shqipërinë në një lojë ku rezulatati final do ishte në favor të saj.

Kjo frikë është e arsyeshme dhe Kosova nuk duhet të pushojë ta artikulojë atë në drejtim të Shqipërisë. Është e drejtë sepse Serbia jo vetëm që nuk e njeh Kosovën, por e lufton ashpër atë kudo që të ketë një mundësi. Është e frikshme sepse ekzistojnë edhe memorandume të Akademisë së Shkencave e Arteve serbe, por edhe deklarata të udhëheqësve të atjeshëm që problemet mes shqiptarëve e serbëve duhet të zgjidhen direkt dhe duke anashkaluar Kosovën.

Përtej kësaj në historinë e Kosovës dhe atë në ditët më të vështirat të saj ka pasur raste të hidhura kur bisedimet mes politikanëve serbë e atyre nga Shqipëria kanë qenë të gabueshme e të dëmshme. Në Shqipëri mund të mos e shohin ashtu, por duhet të dëgjojnë me kujdes dhe të mësojnë se takimi i Kretës mes Milosheviçit e Nanos, ishte një nga ngjarjet që është përjetuar më hidhur se shumëçka tjetër nga qytetarët e Kosovës, të cilët atë kohë patën filluar t’i djegin flakët e dhunës serbe. Ka pasur nepër vite edhe deklarata nga liderë shtetërorë që e lenin Kosovën si krahinë të Serbisë.

Në thelb Kosova dhe kosovarët, e mendojnë që Shqipëria nuk e njeh Serbinë. Kjo mungesë e njohjes ka prodhuar atje edhe lakmi edhe një inferioritet ndaj Serbisë. Kjo mund edhe mos të jetë e saktë, por të paktë janë këtej që nuk mendojnë se nga mosnjohja dhe inferioriteti, Shqipëria nuk e njeh as edhe dinakërinë politike të Serbisë.

Atë dinakëri për të përçarë e sunduar, për të shëndërruar humbjen në fitore. Dinakëri, që ne mendojmë se e njohim. Andaj edhe frikësohemi se kur Shqipëria e Serbia flasin pa ne me njëri-tjetrin, një dinakëri e Serbisë është prapa.

Andaj edhe frika është e justifikueshme, madje ajo mund të jetë edhe një aset për Shqipërinë për të qenë më mirë e përgatitur kur flet me Serbinë. Sepse kemi të bëjmë me Serbinë e bashkëudhëtarëve të Millosheviçit, tandemin Vuçiç&Daçiç.

Gjithçka që u fol e u shkrua, që u editua e u ndërrua, pastaj, kur mori fund vizita ishte krejtësisht një egzagjerim, një reagim fëmijëror e provincial prej një të hidhëruari.

Kosova nuk kishte pse të ekzagjeronte aq shumë këtë vizitë show sepse edhe po të donte vet Rama dhe po t’i vendosinin serbët atij dhe një kurth, ai thjesht nuk mund të bënte asgjë kundër e në kurriz të Kosovës – një shteti tjetër- e njohu atë apo jo Serbia. Maksimimumi që Rama mund të bënte ishte të dëmtonte veten.

Djallëzisht dhe në disa raste jo edhe pa interes u egzagjerua ajo se çfarë ndodhi në Beograd, sepse Rama vet nuk tha as edhe një fjalë sikur të ishte përfaqësues i Kosovës, ai foli si Kryeminsitër i Shqipërisë dhe si i tillë ndau mendimet e tij.

Mendime edhe këto që mua më shqetësojnë me shumë se ishin për efekte mediale, sesa që krijuan ndonjë dëm. Përkundrazi. Rama në Beograd madje nuk tha asnjë gjë të madhe. Historike jo se jo. Nga goja e tij nuk doli asgjë më shumë se ato që Beogradit ia thonë përditë më hapur e me dyer të mbyllura secili shtet i madh që përkrah Kosovën- nga Gjermania e deri te SHBA-të.

Rama mos të harrojmë shkon shpesh në Beograd dhe takohet shpesh me kryeministrin serb, edhe pse është një formë e asaj që njihet si Agjenda e Berlinit, që synon stabilizimin e Ballkanit dhe zvogëlimin e parandalimin e diversioneve ruse. Kjo axhendë nuk e përjashton Kosovën- përkundrazi ajo është garantuese e pavarësisë e sovranitetit të Kosovës përmes kushtëzimeve që i bëhën Serbisë drejt BE. Andaj këto shkuarje-ardhjet mes Ramës e Vuçiçit, sot për sot nuk bartin as edhe një rrezik të vetëm.

Po ne si Kosovë kemi të drejtë të ndihemi pakëz të anashkaluar në rolin rajonal tonë. Fajtori kryesor për këtë është Serbia dhe fakti që ajo nuk do të flet me ne direkt, por vetëm përmes Brukselit, por jo vetëm ajo. Fatkeqësisht, ne kemi zgjedhur dhe kemi udhëheqës që në pozitat që mbajnë, e për akuzat e paprovuara që rëndojnë mbi ta, nuk janë të pranueshëm dhe as të mirëpritur as edhe në shumë kancelari të shteteve të fuqishme evropiane që janë sponsorët tanë kryesorë ndërkombëtarisht, e lëre më që të njejtit t’ju japin atyre një rol rajonal. Kjo është një temë në vete, por ne duhet të sigurohemi që në të ardhmen e shpejt vendi ynë duhet të udhëhiqet nga një klasë e re që e ftillon me shumë pasion Kosovën drejt zhvillimit dhe rrugës evopiane.

Reagimet ndaj Enver Hoxhajt ishin po aq të pamatura sa edhe deklaratat frikacake të tij për vizitën e Ramës. Se çfarë ndodh në media sociale nuk e vlen të komentohet, ato edhe ashtu më shumë krijojnë emocion se mendim.

Më shumë se vet vizita dhe “show” i Ramës atje debati u ndez nga politikanët atje dhe këtu. Politikanët e atjeshëm si Meta që ndërseu media kundër Ramës, Rama që ndërseu pastaj mediat e çaramanët e tij kundër Hoxhajt e deri në një masë edhe kosovarëve, Berisha që heshti se po i pëlqente lufta, njejtë sikur edhe udhëheqësit e Kosovës që po ashtu në heshtje iu gëzuan kësaj beteje mes Kosovës e Shqipërisë. Në ndërkohë, Serbia që këta të gjithë e shohin si një jo mike, sigurisht do t’i ketë fërkuar duart!

Do të janë shkyer së qeshuri nga gëzimi, kur opinionistë nga Shqipëria quanin kosovarët titist e të dhënë pas gjinjve të Cecës, ndaj njohësve të Kosovës që dërgonin fjalë se kur t’ju ndjek serbi, te ne do strehohen si refugjatë…e shumë banalizime të tjera.

Banalizime e mercenarëllëk që nuk më befason shumë kur vjen nga disa nga atje sepse ashtu shprehen edhe për raportet e brendshme, por edhe e dhimbshme sepse nga këtu ju kthehej me gjuhën e njejtë. Me gjuhë që nuk është e Kosovës dhe as e mediave këtu, deri së vonmi. Një copë Kosovë, që themi se e duam aq shumë, mendoj unë, e humbëm këtu për të marrë nje copë xhungle si zëvendësim.

Kosova nuk duhet të bie në grackë e të shikojë veten e saj të anashkaluar- një provincë sikur e quajtën disa mercenarë shkrimesh në Shqipëri, duke u ankuar e aluduar që Shqipëria po merr rol rajonal. Duhet të bëhet zoja e vetes Kosova sepse edhe ashtu deri këtu ku jemi- kemi ardhur vet.

Ajo duhet t’i bëjë përmirësimet e nevojshme të brendshme që të jetë konkurente në rajon, e pse jo edhe lidere. Ta tejkalojë edhe Shqipërinë, edhe cilindo shtet tjetër. Kosova nuk është ajo që e idealizoj unë kur tjetrit, në këtë rast Shqipërisë i kërkon të heqë dorë nga roli rajonal, sepse vet nuk e ka. Kosova që unë idealizoj, ka karakter, fuqi e besim që këtë rol ta merr vet me angazhimin e saj.

Edhe pa Serbinë në mes Kosova dhe Shqipëria kanë problemet e tyre, fatkeqësisht edhe në mes tyre. Futja e Serbisë mes këtyre problemeve, vetëm sa i ndihmon qeveritë në të dy anët të tejkalojnë pa asnjë përgjegjësi këto probleme. Fatkeqësisht të dy shtetet tona janë thuaja se në fund të secilës listë parametrash bashkëkohorë- që nga liritë, tek mirëqeverisja, zhvillimi ekonomik e sundimi i ligjit.

Nga ajo që mund te lexoj në mediat e atjeshme dhe nga ajo që e përjetojmë të gjithë këtu- në të dy vendet qytetarët janë të pakënaqur me qeverisjet. Në të dy vendet qytetarët duan, kërkojnë dhe meritojnë më shumë mirëqenje, më shumë zhvillim e më shumë ligjshmëri. Mes veti poashtu kemi ngecur. Mbajmë mbledhje të përbashkëta qeveritë tona, hartohen dokumente dhe ato mbesin vetëm copa letrash në sirtarë. Komunikimi mes biznesit, investimet e përbashkëta as nuk janë hapur si kapitull.

Derisa në Kosovë ka një prezencë biznesesh nga Shqipëria, asnjë qeveri, dhe as ajo e Ramës nuk ka ndërtuar një klimë të favorshme për investimet nga Kosova. Nga atje biznesmenët tanë edhe kur duan të shkojnë, kthehen shpejt ende pa e shpalosur mirë idenë, sepse e shohin se nuk janë të dëshirueshëm.

Në kulturë, shkencë e arsim, deri vonë bashkëpunimi i vetëm ishte titujt që merrnin kosovarët në institucionet legale arsimore të Shqipërisë, në këmbim parash e për t’u punësuar pastaj me to nëpër institucionet e shtetit. Këto dhe shumë probleme të tjera, do duhej të na hapnin sytë, veshtëbdhe gojët tona, këtej e andej, shumë më tepër se vizitat në Beograd e inatet krahinore tonat. Jemi në shekullin 21 dhe ne ende sillemi e jetojmë sikur në Mesjetë!

Next Post
Qejfmbetja emocionale e Enver Hoxhajt

Qejfmbetja emocionale e Enver Hoxhajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com