• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tradhtia, a duhet të pranohet apo të heshtet?

by Java News
13/04/2019 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka ndodhur. A duhet t’ia pranosh dhe të rrezikosh të ndahesh, apo ta mbash për vete? A është heshtja më e keqe se vetë akti?

Përgjigja e kësaj pyetjeje do t’ju tregojë se ç’është më mirë të veproni.

Të tregohet apo të heshtet?

Konstatoje tradhtinë

Më parë duhet ta kuptoni në vete faktin që në ndonjë moment keni vendosur të tradhtoni partnerin, pa marrë parasysh se sa tani jeni penduar dhe sa ju bren ndërgjegjja. Ballafaqohuni me vetveten dhe pranojani vetes (sa për fillim) atë që keni bërë, pa e qortuar veten dhe pa keqardhje.

Gjëja tjetër është se çka do të bëni me faktin të cilin ia keni pranuar vetvetes: që e keni tradhtuar partnerin.

Këshillë apo zgjidhje universale për situata të këtilla nuk ekzistojnë, sepse çdo individ është i ndryshëm, gjithashtu edhe vetë çiftet. Mos kërkoni këshillë nga miqtë apo nga personat e afërt, pa marrë parasysh se sa keni besim tek ta.

Nëse ndieni nevojë të madhe që t’ia pranoni partnerit tradhtinë, ndoshta më e rëndësishme është që të vendosni se përse dëshironi ta bëni atë: për shkak se ju bren shumë ndërgjegjja apo për shkak se konsideroni që lidhja juaj nënkupton sinqeritet absolut.

Është e këshillueshme të pranohet se krizat në jetën e një çifti duhen “jetuar” e jo “evituar”. Çfarëdo që të ndodhë, duhen lënë hapur kanalet e komunikimit. Vetëm nëpërmjet tyre mund të përballohen konfliktet, ndryshe ato janë shkatërruese.

Nuk ka dyshim që tradhtitë janë një realitet i vështirë për t‘u gëlltitur. Ato provokojnë plagë të rënda shpirtërore.

Fatkeqësisht nuk ka rregulla që vlejnë për të gjithë. Ka raste që tradhtia tejkalohet falë sinqeritetit, ka raste kur pikërisht ky i fundit shkatërron gjithçka. I takon vetë “tradhtarit” të vendosë nëse për jetën e tij të përbashkët është më e mirë heshtja apo e vërteta.

Lehtësim shpirtëror apo frustrim

Asnjë lidhje nuk është konstante, kurrë nuk e njohim mjaftueshëm partnerin që të jemi të liruar nga përjetimi i rrezikimit apo rrezikut të lidhjes. Mirëpo, kur e dimë që dashuria është e brishtë, nuk është keq ta dimë që mund të jetojmë edhe pa partnerin, si edhe ai pa ne, sepse nuk jemi në lidhje simbioze.

Besnikëria është zgjedhje. E zgjedhim edhe ne, por e zgjedh edhe partneri. Gjithmonë ekziston mundësia që të mos e zgjedhim besnikërinë – konstatojnë psikologët.

Next Post
FOTOT/ Iva Aliko s’përmbahet, nudo në altar, ndez polemika në rrjetet sociale

FOTOT/ Iva Aliko s'përmbahet, nudo në altar, ndez polemika në rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In