• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tradhtarë”, që nuk presin sa të vdesë Berisha, që të bëjnë karrierë

by Mero Baze
25/10/2025 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Largimet nga Partia Demokratike në Partinë Socialiste e shumë profesionistëve që marrin edhe detyra zyrtare natyrisht janë një gjë e re për politikën shqiptare. Është një nga ato risi politike të Edi Ramës, i cili e ka nisur këtë si filozofi politike të qeverisjes së tij qysh në fillim.

Të parët që Edi Rama i mori Berishës ishin biznesmenët e mëdhenj të identifikuar si njerëz të afërt të Berishës. Së paku, dhjetë biznesmenët kryesorë të Shqipërisë ishin deri më 2013 të identifikuar si njerëz të Berishës dhe sponsorë të PD-së, të cilët nuk patën rastin as të vihen në provë për t’u përdorur kundër Edi Ramës pasi ai i përfshiu menjëherë në projektet e qeverisjes dhe i avancoi ata. Edhe pse në fakt nuk janë oligarkë, por biznese të mëdha që kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë, ata tani janë kthyer në sikletin kryesor të PD-së pasi s’i përmend dot me emër si njerëzit e afërt të saj dhe kërkon të akuzojë qeverinë se mban afër një grusht biznesmenësh që në fakt janë të gjithë ish-njerëzit e Berishës.

Ky dekomunistizim i shoqërisë nga Rama është risia e tij e parë e qeverisjes.

Nëse Berisha e maskaronte një biznes të lidhur me PS-në dhe ka plot raste që e ilustrojnë këtë, Edi Rama jo vetëm që nuk i mënjanoi apo luftoi, por i avancoi si promotorë kryesorë të ekonomisë. Kastrati, Ulaj, Mane, Genci, Ponari dhe dhjetëra të tjerë pas tyre të vetidentifikuar si njerëz të Berishës janë plotësisht bashkëpunues me qeverinë dhe të pamënjanuar prej saj. Të vetmet raste kur ata kanë probleme janë rastet kur ka problem çdo biznes — nga korrupsioni, nga procedurat burokratike apo lidhjet klienteliste të mashtrave. Por politikisht janë të preferuar.

Kjo vala e dytë e dorëheqjes së deputetëve, zyrtarëve të lartë dhe drejtuesve lokalë të PD-së në poste zyrtare është më shumë një dimension tolerance i PS-së sesa një tradhti e njerëzve të PD-së.

PS nuk ka nevojë për vota dhe ata zyrtarë që ikin nga PD-ja e shkojnë te PS-ja nuk është se marrin me vete ndonjë lum votash. Por ata ngjallin dëshpërim në opozitë pasi në mandatin e katërt, pra pas 12 vitesh, një brez i tërë profesionistësh të rinj, që kanë lidhur fatin me PD-në, shkojnë dëm dhe digjen përjetësisht.

Kryetarja e PD-së në Sarandë e kishte betejë finale në zgjedhjet e 2025 për t’u bërë deputete. Hyri në garë, dha dorëheqje nga PD-ja, por në vend të saj Berisha çoi në listë të mbyllur Ina Zhupën. Pas tre palë zgjedhjesh që ajo tenton të bëjë karrierë, nuk ia hap derën askush. Por ndërkohë mosha ikën, projektet e saj bien të gjitha, dhe njerëzit nuk kanë ndërmend të shkojnë bashkë me Berishën në varr; boll që ai ndjehet i rrethuar me besnikë. E njëjta gjë është me kandidaten tjetër Zhani Gjergji, apo kandidaten për deputete të PS-së në Vlorë që më parë ka qenë në PD.

Është normale që një brez i ri, i cili ka 12 vite që rri pranë Berishës, duhet të jetë i sigurt së paku në një garë të hapur brenda partisë për meritat e tyre. Nëse ata duhet të presin 156 vjet që t’u japë Flamuri shansin të bëhen deputetë apo kryetarë, atëherë normal që do ikin, se nuk kanë ardhur në këtë jetë të jenë skllavë të Flamurit. Ndaj kjo lëvizje më shumë se sa e stimuluar nga PS-ja është e pranuar nga PS-ja për shkak të dimensionit të saj liberal.

PD nuk mund të djegë breza të tërë profesionistësh duke u thënë: “O bëjmë Berishën edhe një herë mbret, o vdesim të gjithë.” Ka disa që nuk duan të vdesin për Berishën, aq më tepër në besë të Flamurit. Shqipëria ka plot njerëz normalë dhe ata e bëjnë vetë historinë e tyre. Nuk kanë nevojë domosdoshmërisht për siglën e PD-së apo damkën e tradhtarit.

I vetmi vend ku ende mbijeton lufta e klasave të komunizmit është selia e SHQUP-it. Pjesa tjetër e shoqërisë e ka hedhur atë pas krahëve. Kështu që sa më e fortë të jetë lufta e klasave në SHQUP duke etiketuar njerëz si “tradhtarë”, aq më shumë do ketë hemorragji nga PD për njerëzit që nuk mund të presin gjithë jetën t’u hapen dyert në jetë, pasi t’i hapet shansi Berishës për herë të tretë.

Next Post
A depërtoi ‘Rrumi i Shijakut’ deri në sistemin bankar duke futur shuma të mëdha parash të falsifikuara?

A depërtoi ‘Rrumi i Shijakut’ deri në sistemin bankar duke futur shuma të mëdha parash të falsifikuara?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In