• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Tradhtar si vëllezërit e tij ballistë’/ Klosi dhe Koçi akuza Berishës: S’ia ul dot vlerat LANÇ me shpifje

by Java News
01/12/2020 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi dhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi kanë reaguar dje ashpër sa u takon akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha në adresë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ky i fundit dy ditë më parë provokoi, ndërsa e cilësoi Ditën e Çlirimit si ditën më e zezë për shqiptarët, pasi sipas tij, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët. Por gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ish-kreu i SHISH shprehu bindjen se akuzat e Berishës ndaj LANÇ janë çmenduri, ndërsa theksoi se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është epopeja më e lavdishme dhe se shkëlqimin e saj nuk mund ta zhbëjë ish-kryeministri. Sipas tij, Berisha është në lajthitje e sipër. “Deklaratë e Sali Berishës se nuk kanë vdekur 28 mijë dëshmorë dhe se shumë beteja janë shpikur gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare është çmenduri dhe skandal. A e kuptoni se ku ka arritur Berisha, që guxon dhe sulmon LANÇ-in që ka qenë epopeja më e lavdishme e këtij vendi mbase pas Skënderbeut për 500 vjet Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare ishte një ngjarje shumë e rëndësishme ku gjithë populli shqiptar u ngrit kundër pushtuesve të huaj, italianëve në fillim dhe pastaj gjermanëve, duke e rreshtuar vendin tonë me gjithë forcat e mëdha antifashiste. Kështu që të gjitha deklaratat e Saliut janë lajthitje dhe kot. E rëndësishëm është që LANÇ është epope dhe këto deklarata të paprecedente t’i mbajë Saliu për vete. Turp që Berisha nuk respekton dëshmorët që dhanë jetën për këtë vend dhe është e kotë të merremi me Saliun”, deklaroi ai.

Berisha tradhtar si vëllezërit e tij ballistë

Më tej ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi e cilësoi ish-kryeministrin Sali Berisha si tradhtar, ndërsa mohoi se gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ka pasur vëllavrasje. Sipas tij, ballistët dhe xhandarët që u vranë ishin tradhtarë si Berisha dhe ata kurrsesi nuk mund t’i konsiderojmë vëllezër, siç thotë ish-kryeministri, pasi bashkëpunuan me armikun. “Berisha edhe në partinë e tij ka mbetur pas, kështu që po përpiqet të shpikë dhe bëjë deklarata për të qenë në qendër të vëmendjes, të qëndrojë mbi ujë si i thotë popullit. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare nuk ka nevojë për vlerësimet e Berishës, pasi ky i fundit është tradhtar. LANÇ përveç popullit shqiptar, e kanë vlerësuar edhe aleatët që na radhitën me veten e tyre në anën e duhur dhe fitues. Kështu që si përfundim nëqoftëse Berisha e quan LANÇ luftë vëllavrasëse është një çmenduri! Pse? Sepse të quash vëllezër të vrarë ata xhandarë që për një rrogë u bashkuan me italianët dhe më vonë me gjermanët, mund t’i quaj Sali Berisha vëllezër, por ata nuk janë vëllezërit e mi. Ata janë njerëz që i shërbyen okupatorit për një rrogë dhe për të përfituar nga ky shërbim dhe tradhtuar vendin dhe popullin. Dhe natyrisht ata mund të jenë vëllezërit e Berishës, por jo të mitë”, nënvizoi Klosi për gazetën “SOT”.

Koçi: Berisha është fundamentalist kundër antifashizmit

Por i ashpër ndaj deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha dje është treguar edhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, shprehu bindjen se Sali Berisha dhe Agron Tufa janë kopje të Dick Martyt në raport me LANÇ. Sipas tij, Berisha është fundamentalist kundër antifashizmit. “Sali Berisha dhe Agron Tufa janë kopje të Dick Martyt në raport me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ashtu si Dick Marty akuzon dhe përbalt Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës po ashtu dhe Berishët e Tufat mallkojnë LANÇ. Berisha është fundamentalist kundër antifashizmit. Numri i humbjeve njerëzore gjatë luftës mund të jetë edhe më shumë se 28.000. Mohimi i kësaj sakrifice është një tjetër kontribut kundër rolit të Shqipërisë në Luftën e II Botërore. Përkthehet ne antishqiptarizëm të qartë”, deklaroi Koçi për gazetën “SOT”.

g.kosovari
Next Post
“Në qarkullim ka dy lloje virusi”/ Shef i Mikrobiologjisë: Agresiviteti i COVID-19 s’ka rënë. Mos prisni ulje të shifrave

'E vetmja shpresë për COVID'/ Koraqi: Vaksina në Shqipëri vjen brenda mars-prillit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In