• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tradhëtia bashkëshortore, sa kushtojnë detektivët privatë në Tiranë

by A R
10/11/2015 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Ajo që në fillim ishte menduar thjeshtë si një fantazi policeske filmash apo dokumentarësh, sa i përket hetimeve apo ndjekjeve nga dedektivët privat, sot është kthyer në një realitet dhe një biznes shumë fitimprurës. Javanews trokiti në dyert e një kompanie shqiptare, e cila ka filluar të merret me hetime private për llogari të klientëve që shumë çështje nuk i ndjekin në rrugë shtetërore, për të  mësuar se cilat janë natyrat e çështjeve që mësë shumti ankimojnë personat e interesuar. Tradhëtia bashkëshortore renditet e para, gjetja e fëmijëve që një prind i ka marrë me vete jashtë vendit pasi është divorcuar, vjedhjet brenda përbrenda firmave me disa ortakë e deri tek vrasjet e pazbuluara nga ana e shtetit. “Shumë njerëz gjithnjë e më shumë po kërkojnë nga ana jonë shërbim vëzhgimi në terren kryesisht për tradhëti bashkëshortore. Mësë shumti ato që kërkojnë hetime private nga ana jonë janë gra nga mosha 45 deri 54 vjeç. Janë femra që kanë martesa rreth 20- 25 vjeçare. Por ka dhe kërkesa jo pak edhe nga meshkujt për bashkëshortet e tyre. Ajo që bie në sy është se edhe këta meshkuj janë të rreth kësaj moshe 45 deri 60 vjeç” informon një punonjës i kësaj zyre.

Sipas tij, mësë shumti personat që u kërkohet të përgjohen janë nga fusha e biznesit, zyrtarë të lartë të administratës shetërore. “Ne na kërkohet që dyshimet t’i kthejmë në prova, nëse ato dyshime janë të bazuara. Duhet të provojmë me fakte dhe prova. Ne vetëm mbledhim prova nëse ka. Nuk bëjmë asnjë koment. Kur arrijmë të mbledhim provat ja japim personave të interesuar. Hapat që hidhen më tej janë thjeshtë çështje e brendëshme mes personave në çift”, rrëfen për Javanews drejtuesi i kompanis së hetuesve privat.

Veprimet fillestare

Përpara se të ndërmerren veprime për të ndjekur persona të caktuar, fillimisht dëgjohen me vëmendje se cilat janë ankimimet që ato kanë dhe nëse ka bazë për të ndërmarrë veprimet e mëpastajme. Kryesisht klientët ankohen se “njëri nga bashkëshortët  rri më shumë sesa duhet në punë”, “lëviz gjithnjë e më shpesh jashtë vendit”, “darka dhe dreka të shpeshta pune”, etj., duke shtuar në këtë mënyrë dyshimet për një person të tretë në mes. Punonjësit e kësaj zyre shprehen se shpesh vetë personat që përgjohen ua bëjnë më të lehtë sepse vijojnë të jenë ende të shkujdesur pasi mesa duket se kanë kuptuar se “dikush u është vënë pas”.

Si zbulohet tradhëtia  

Ka disa mënyra sesi hetuesit privat përpiqen të faktojnë dyshimet. Por nga ana tjetër shumë gjëra varen nga kërkesa e klientëve të tyre. Ka kërkesa ku bashkëshorti apo bashkëshortja kërkon vëzhgim vetëm në terren, për të kuptuar se me kë takohet, ku shkon, sa vonohet nëpër vende të ndryshme etj. Pas kësaj i dorëzohen fotot klientit bashkë me përshkimin e faktuar të itinerarit. Ky shërbim mesatarisht kushton rreth 1200 euro. Nëse ka dyshime për persona të caktuar kërkohen vëzhgime shtesë mbi bazën  e një tarife tjetër që shkon në rreth 1600 euro. Pjesa që kushton më shumë është kur kërkohen vëzhgime elektronike që parashikon pajisje përgjimi si aparat fotografik me teleobjektiv për fotografimin në distanca të largëta, videokamera normale dhe mjete “mikro” si  kamera të montuara në orë dore, varëse, syze etj., mikrofona valorë, si dhe celularë përgjues. Kur personi ka predispozitë për tradhëti mjaftojnë një javë për të kompletuar gjithë operacionin.

Kur kapesh me “presh ne duar”

Ata që derdhin paratë për shërbimin e hetuesve privatë më shumë sesa kuriozitet kërkojnë të kenë një mundësi të madhe në dorë ku të provojnë shkeljen e kurorës martesore kur të përballen në gjykatë. Megjithatë, në pjesën më të madhe të rasteve, gjykatat nuk i marrin parasysh provat e mbledhura në rugë private, pasi ato konsiderohen se janë mbledhur në kundërshtim me ligjin “për përgjimet” dhe me “privatësinë e personit”. Burime të besueshme bëjnë të ditur se në shumicën e rasteve provat e mbledhura në këtë rrugë mësë shumti u besohen “avokatëve ndërmjetësues”, të cilët kontaktojnë me personin ku i kërkohet që të gjejë një ujdi me bashkëshortin apo bashkëshorten për ndarjen e pasurisë në rast divorci.

Next Post

Gjykata Kushtetuese pezullon implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pronat, “Flamingot” dhe ekzotizmi i batërdisë

July 15, 2026
Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

July 15, 2026
Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

July 15, 2026
Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

July 15, 2026
I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

July 15, 2026
Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

July 15, 2026
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

July 15, 2026
Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

July 15, 2026
Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

July 15, 2026
Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In