• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Toyota’ 3.4 mln €/ A u dekonspirua operacioni te Basha nga një punonjës i SHISH?!

by Java News
26/06/2018 07:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fjala e Bashës në Kuvend ka bërë që operacioni i policisë i nisur zyrtarisht që më 20 qershor 2018 të finalizohet i paplotë, pasi porositësit e 7 autoveturave “Toyota” shtetasit Alfred Vladi dhe Elvis Vladi nuk janë paraqitur për t’i marrë ato në port duke shmangur arrestimin e më pas të arratisen. Ndërsa pas mbërritjes së karroatrecit me këto mjete policia ka prangosur Agim Cekën shofer, Klevi Lika Canin shofer, Edi Lika Canin pronar të karroatrecit dhe Alban Mollaymerin importuesin nga Gjermania të mjeteve.

Një burim pranë grupit hetimor tha për Report Tv se operacioni për sekuestrimin e 3.4 milionë euro në automjetet e mbërritura nga Gjermania në Portin e Durrësit, është dekonspiruar nga një punonjësi i SHISH i cili ka vënë në dijeni kryetarin e PD, Lulzim Basha. “SHISH i tregoi Lulzim Bashës për operacionin. Ka qenë një agjent i SHISH i cili i ka kaluar informacionin kryetarit të PD, Lulzim Basha”, ka thënë i njëjti burim për Report Tv. Pas marrjes deklaratës së Bashës në Kuvend, dy porositësit e automjeteve, Alfred dhe Elvis Vladi u larguan. Basha dhe punonjësi i SHISH mund të vihen nën hetim për dekonspirimin e operacionit.

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas sekuestrimit të rreth 3.4 milionë euro në dy automjete të mbërritur me një trajler në Portin e Durrësit nga Gjermania, pasditen e djeshme.

Policia saktëson se ka marrë informacione lidhur me një automjet tip “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro, të zbuluar në Gjermani, në ora 17.00 të datës 21 qershor, pra 5 orë pas dekonspirimit të këtij informacioni tepër sekret nga ana e Lulzim Bashës në Kuvend:

Ditën e enjte, 21 Qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të Parlamentit në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro, të zbuluar në Gjermani. Po atë ditë, të enjten e kaluar, datë 21 Qershor 2018, një agjenci ligj zbatuese shqiptare në orën 17:00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacion për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara.

Policia sqaron se bëhet fjalë për sekuestrimin e 3.366.800 euro, gjithashtu janë sekuestruar 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara dhe 80,000 franga zvicerane. Policia thotë se janë arrestuar 4 persona ndërsa janë shpallur në kërkim dy të rinj nga Peshkopia por me banim në Tiranë të cilët dyshohet se ishin porositësit e ngarkesës së sekuestruar e cila ishte nisur nga Gjermania, përmes linjës së trageteve Ancona-Bari.

Të arrestuarit
Dy nga të ndaluarit janë Edi dhe Klevis Lika, babë e bir. Mësohet se Edi Lika ka në pronësi një servis në autostradën Tiranë- Durrës, ndërsa së fundmi e ka zgjeruar aktivitetin e tij në transport ndërkombëtar mjetesh. I biri, Klevis Lika kishte nisur punë si shofer shoqërues. Ndërsa Agim Ceka 61-vjeç ishte shoferi kryesor i mjetit ‘Bizark’. Alban Mollaymeri është pronari i një servisi në periferi të Tiranës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara.

Në pranga:

• Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;
• Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
• Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;
• Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:
• Alfred Vladi 33 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë;
• Elvis Vladi 38 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë.

Nga hetimet paraprake, Policia e Shtetit ka të dhëna të besueshme se ngarkesa e sekuestruar ishte e porosituar nga shtetasit E.V. dhe A.V., tashmë të shpallur në kërkim.

Policia sqaron se makinat me para kanë qenë të porositura nga shtetasit Elvis Vladi dhe Alfred Vladi të dy nga Peshkopia. Sipas policisë të dy këta persona janë arratisur menjëherë pas deklaratës së Lulzim Bashës nga foltorja e Kuvendit. Ndërkohë, një burim për Report Tv pranë grupit hetimor saktësoi se ka qenë një agjent i SHISH ai i cili ka dekonspiruar operacionin te kryetari i PD, Lulzim Basha.

Njoftim për shtyp – Policia e Shtetit

Policia e Shtetit është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase, në datën 20 Qershor 2018, ditën e mërkurë, për një karroatrec me targa AA 120 SP, që pritej të transportonte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit.

Me marrjen e këtij informacioni, iu është dhënë porosi gjithë strukturave të Pikat e Kalimit Kufitar për konstatimin dhe kontrollin e kësaj ngarkese.

Ditën e enjte, 21 Qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të Parlamentit në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro, të zbuluar në Gjermani.

Po atë ditë, të enjten e kaluar, datë 21 Qershor 2018, një agjenci ligj zbatuese shqiptare në orën 17:00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacion për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara.

Në datë 24 Qershor 2018, në Portin e Durrësit në orën 07:30, mbërriti nga Belgjika një trajler tip “Bizark” me 9 automjete, përmes Portit të Barit, Itali. Policia Kufitare, mbi bazën e porosisë së marrë në datë 20 Qershor, ka bërë identifikimin dhe ndalimin e mjetit.

Policia e Shtetit ka njoftuar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila po drejton hetimet.

Më tej, specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës në bashkëpunim me efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin dhe kryen veprimet proceduriale.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;
• Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
• Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;
• Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:
• A.V. 33 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë;
• E.V. 38 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambiente të tjera të personave të dyshuar.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara;
• 80,000 franga zvicerane.
• 10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ‘Toyota Yaris’, 1 tip ‘Alfa Romeo’, 1 tip ‘Opel’ dhe 1 tip ‘Bizark’.
• 1 armë kallashnikov me 2 krehëra fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Çeka;
• 1 radio policie;
• 7 telefona celularë.

Nga hetimet paraprake, Policia e Shtetit ka të dhëna të besueshme se ngarkesa e sekuestruar ishte e porosituar nga shtetasit E.V. dhe A.V., tashmë të shpallur në kërkim.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale e kryer në bashkëpunim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ”Falsifikimi i monedhave”.

ma.me

Next Post
Kompensimi i pronave, formulari për 1500 ish-pronarë. Dokumentet që kërkohen

Legalizimet në Tiranë, 305 qytetarët që mund të hipotekojnë objektet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artan Hoxha reagon sërish: Nuk kam kryer asnjë krim! Këtë gjë e di mirë Vladimir Mara dhe Altin Dumani

Artan Hoxha: Unë mund të jem i arrestuari i vetëm për 21 Janarin, ja u tregoj arsyen pse

January 27, 2026
Krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami/ Ekstradohet nga Zvicra i akuzuari për disa vepra penale (EMRI)

Krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami/ Ekstradohet nga Zvicra i akuzuari për disa vepra penale (EMRI)

January 27, 2026
Erion Braçe dhe Blendi Klosi “përplasen” për mbështetjen 2.2 milionë euro për sportin e padelit

Erion Braçe dhe Blendi Klosi “përplasen” për mbështetjen 2.2 milionë euro për sportin e padelit

January 27, 2026
VIDEO/ Tifozët grekë aksidentohen në Rumani – Humbin jetën 6 prej tyre, ishin nisur drejt Lionit

VIDEO/ Tifozët grekë aksidentohen në Rumani – Humbin jetën 6 prej tyre, ishin nisur drejt Lionit

January 27, 2026
VIDEOLAJM/Me fjalor ofendues, Klevis Balliu ‘mësyn’ në Gjykatën e Tiranës: S’e rr*aj unë!

VIDEOLAJM/Me fjalor ofendues, Klevis Balliu ‘mësyn’ në Gjykatën e Tiranës: S’e rr*aj unë!

January 27, 2026
Rama në Izrael, në konferencën kundër antisemitizmit: Edhe sot test për njerëzimin, territori në Gaza thikë për hebrenjtë e palestinezët

Rama në Izrael, në konferencën kundër antisemitizmit: Edhe sot test për njerëzimin, territori në Gaza thikë për hebrenjtë e palestinezët

January 27, 2026
Herë si garantor, herë si konsulent i liderit! Si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

Hoxha zbardh kasetën e “21 Janarit” që çoi në SPAK: Dëgjoje me veshët e tu kush e bëri vrasjen

January 27, 2026
Gjykata e Tiranës cakton masën “detyrim paraqitje” për 19 protestuesit e arrestuar

Gjykata e Tiranës cakton masën “detyrim paraqitje” për 19 protestuesit e arrestuar

January 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Në BE, duhet integruar edhe politika

January 27, 2026
Kryeministri i Finlandës viziton Kinën, thellim i bashkëpunimit praktik në sektorët e gjelbër dhe të inovacionit

Kryeministri i Finlandës viziton Kinën, thellim i bashkëpunimit praktik në sektorët e gjelbër dhe të inovacionit

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In