Fitorja e Interit kundër Napolit i ka dhënë shpresa e ankth njëherazi Romës në përpjekjet për një vend në Champions League. Një sukses kundër Atalantës sot do ta çonin diferencën me vendin e dytë në tri pikë, por verdhekuqtë arritën të merrnin vetëm një pikë në fund, falë golit të shënuar nga Francesco Totti.
Roma kali në epërsi me dy gola për 23 minuta, por vendasit barazuan para pushimit. Pas tij, Borrielo shënoi golin e dytë personal dhe u desh futja në lojë e Tottit për të shpëtuar skuadrën, me golin e minutës së 88-të.
Tani Roma duhet të ruhet pikërisht nga Inter, që i kërcënon vendin e tretë, pasi e ka ngushtuar diferencën në katër pikë. Nuk janë pak, por as shumë, duke pasur parasysh ecurinë, Roma me dy barazime dhe Interi me dy fitore në dy javët e fundit.