• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Totozani: Sa herë që prishen ura apo rrugë mban era korrupsion

by Lorenc Vangjeli
19/01/2016 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Popullit, Z. Igli Totozani, ishte sot në disa nga urat  e shkatërruara në Bashkinë e Elbasanit dhe Bashkinë e Peqinit. Së bashku me një grup ekspertësh nga institucioni , z. Totozani u ndal në Urën e Broshkës , urën e Grykshit,  të Çengelaj,  urën e vjetër të Peqinit  dhe atë të By Pass-it të Peqinit, duke monitoruar nga afër situatën e  krijuar për banorët e izoluar në këto zona.

Avokati i Popullit e konsideroi të papranueshëm izolimin total të mijëra familjeve nga shkatërrimi i urave që janë ndërtuar vetëm prej pak vitesh. Z. Totozani  tha se institucionet shtetërore përkatëse duhet të mbajnë përgjegjësi,  që objektet e infrastrukturës të monitorohen për gjendjen e tyre teknike,por edhe të mirëmbahen gjatë gjithë kohës, dhe jo të kujtohen për to vetëm atëherë kur ndodhin shkatërrime.

Avokati I Popullit shprehu shqetësimin edhe për mungesën e ndërhyrjeve të shpejta për zgjidhjen e kësaj situate,  për shkak të problemeve ligjore, ku institucionet i shmangen përgjegjësive, duke ja pasuar detyrimin për ndërhyrje  njëra- tjetrës. “Kjo situatë ngërçi ligjor duhet të marrë fund menjeherë- tha Avokati i Popullit, duke theksuar se janë banorët e zonave, ata që vuajnë pasojat e këtij izolimi absurd”. Z. Totozani kërkoi nisjen  e menjëhershme të vlerësimit të dëmeve pa të cilin nuk mund të fillojë ndërhyrja për rekuperimin e gjendjes.

“Sa herë që prishen ura apo rrugë mban era korrupsion”, tha Avokati I Popullit. Ai  ftoi  Prokurorinë të hetoj çdo rast të tillë, ku merren në dorëzim objekte jashtë standarteve dhe kushteve teknike . Z. Totozani kërkoi nga Organi i Akuzës që të hetojë ata individë  të përfshirë.

Z. Totozani bisedoi edhe me drejtues të Emergjencave civile, ku kërkoi informacion mbi masat që po merren për  t’i ardhur në ndihmë banorëve të këtyre zonave, ndërsa u shpreh se është e pakonceptueshme që ura të ndërtuara qindra vjet më parë I rezistojnë kohës dhe vërshimit të lumenjve, por urat e ndërtuara në vitet e fundit shkatërrohen nga vërshimi i parë i ujit.

Avokati I Popullit në përmbushje të detyrimeve kushtetuese  do të përgatisë rekomandime të posaçme drejtuar institucioneve përgjegjëse, që situata të tilla të mos përsëriten, si dhe fajtorët të japin llogari për dëmet e shkaktuara.

Next Post

Fotot/ Aktorja super-seksi nuk ndalet duke ekspozuar "asetet"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

February 16, 2026
Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

February 16, 2026
GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

February 16, 2026
Paraburgimi si “zgjedhja e parë”: Rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit

Paraburgimi si “zgjedhja e parë”: Rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit

February 16, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

February 16, 2026
ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

February 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 16, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar

February 16, 2026

Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 53-vjeçari në Malësi të Madhe

February 16, 2026
Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In