• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Totozani rekomandim Çakos për Policinë në zgjedhje

by A R
10/05/2017 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Popullit, Igli Totozani, i ka dërguar një rekomandim Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako,  për zbatimin me korrektesë të detyrave ligjore nga Policia e Shtetit gjatë procesit të zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë

Në këtë dokument, Avokati i Popullit rekomandon:

1. Marrjen e masave të nevojshme tekniko – organizative me qëllim zbatimin me korrektesë të detyrave ligjore të parashikuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërsië dhe Udhëzimet e KQZ-së nga Policia e Shtetit gjatë procesit të zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë.

2. Vazhdimin e trajnimeve me të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që do të marrin pjesë në shërbimet që do të organizohen në kuadrin e procesit zgjedhor me qëllim njohjen e tyre me detyrat dhe rolin e Policisë së Shtetit në këtë proces.

Avokati i Popullit, Igli Totozani, në rekomandim shprehet se:

Sikurse është bërë e ditur publikisht, Presidenti i Republikës ka dekretuar zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në datën 18 Qershor 2017. Këto zgjedhje janë një ngjarje shumë e rëndësishme politike dhe sociale për vendin tonë dhe kanë vëmendjen e gjithë opinionit publik shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar.

Sipas nenit 45/4 të Kushtetutës, vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. Kjo e drejtë politike e qytetarëve e sanksionuar në Kushtetutë duhet të garantohet edhe praktikisht. Vendi ynë si shtet demokratik në kuadrin e realizimit të synimeve të tij për t’u integruar në BE, ka detyrimin të garantojë dhe respektojë parimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku qytetari të ketë të drejtë dhe mundësi të votojë në përputhje me vullnetin e tij dhe të ketë sigurinë e votës së lirë, të fshehtë dhe numërimit të saj.

Policia e Shtetit në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë ka për detyrë që jo vetëm të garantojë rend dhe qetësi gjatë gjithë procesit zgjedhor si para, gjatë dhe pas zhvillimit të tij, por edhe të paraqesë me dinjitet vlerat e saj si garantuese e zbatimit dhe respektimit të ligjit.

Misioni i Policisë së Shtetit në këtë proces është i një rëndësie të madhe për krijimin e një mjedisi të sigurtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ruajtjen e rendit publik gjatë tubimeve të subjekteve zgjedhore, për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore, për shoqërimin e materialeve zgjedhore dhe për hetimin e veprave penale që lidhen me zgjedhjet. Prandaj është detyra e saj dhe pritshmëria e publikut që strukturat e Policisë së Shtetit të punojnë për të siguruar zbatimin me rigorozitet të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe Udhëzimeve të KQZ-së. Parimi i shtetit të së drejtës se “Askush nuk mund të dalë mbi ligjin” duhet të udhëheq çdo punonjës të Policisë së Shtetit gjatë kryerjes së detyrave në këtë proces dhe në çdo rast të manifestojë standarde të larta profesionale, etikë dhe integritet.

Sjellim në vëmëndje se, vite më parë Policia e Shtetit është keqpërdorur nga forcat politike në pushtet për të ndikuar në zgjedhje në favor të tyre, duke deformuar rezultatin e votimeve.

Ndërkohë, kujtojmë se, pas këtyre konstatimeve dhe trajtimeve të vazhdueshme nga strukturat vendase në bashkëpunim me prezencën e OSBE-së në Tiranë, që nga zgjedhjet e vitit 2007 e në vijim, Policia e Shtetit është vlerësuar me nota pozitive për kryerjen me dinjitet dhe konform ligjit të detyrave të saj në zgjedhje të shprehura në raportet e strukturave të specializuara ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet dhe nga misionet asistuese të Policisë së Shtetit.

Ne jemi të informuar se para disa ditësh, prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe KQZ-ja në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit ka filluar trajnimin e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit në lidhje me detyrat dhe rolin e këtij organi në procesin zgjedhor dhe do të vazhdojë këtë trajnim edhe me nivelet e tjera të Policisë së Shtetit pjestarë të strukturave vendore të saj.

Ndonëse sipas nenit 4/2 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, Policia e Shtetit është e depolitizuar, por duke mbajtur në konsideratë ndonjë dyshim të shprehur publikisht nga forca të caktuara politike lidhur me ndikimin në rezultatin e zgjedhjeve të strukturave shtetërore, duhen marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar çdo akt të mundshëm të kundërligjshëm në procesin zgjedhor nga punonjësit e Policisë së Shtetit. /a.m.

Next Post
Policia jep detaje: Ja pse e arrestuam gazetarin Kastriot Myftaraj

Policia jep detaje: Ja pse e arrestuam gazetarin Kastriot Myftaraj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Jack Smith përballet me akuzat e Republikanëve

Ish-prokurori Jack Smith përballet me akuzat e Republikanëve

September 30, 2026
Trajneri Rolando Maran i lumtur për dy fitoret radhazi dhe 6 pikët e Kombëtares: Lojtarët e kanë kuptuar filozofinë time

Trajneri Rolando Maran i lumtur për dy fitoret radhazi dhe 6 pikët e Kombëtares: Lojtarët e kanë kuptuar filozofinë time

September 30, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Pas fitores së pastër me San Marinon në transfertë, Shqipëria kërkon të ruajë kryesimin e grupit!

September 30, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

“Sejdiu mbetet kandidati për President”- Kriza në Kosovë, Kurti nuk tërhiqet dhe apelon: Shqipëria të na ndihmojë për ish-krerët e UÇK-së!

September 30, 2026
Dy pilotët përleshen me thika në kabinë, devijohet avioni me pasagjerë izraelitë! Udhëtonte nga Dubai, Tel Avivi dyshon për akt terrorist

Dy pilotët përleshen me thika në kabinë, devijohet avioni me pasagjerë izraelitë! Udhëtonte nga Dubai, Tel Avivi dyshon për akt terrorist

September 30, 2026
Zjarr në një pikë grumbullimi skrapi në Fllakë të Durrësit, të panjohura shkaqet!

Zjarr në një pikë grumbullimi skrapi në Fllakë të Durrësit, të panjohura shkaqet!

September 30, 2026
Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI -

“Largoni Trump nga pushteti!”, Irani me mesazh për amerikanët, Trump: Teherani do dorëzohet

September 30, 2026
Greqia merr masat dhe ndërhyn në tregun e çmimit të karburanteve, nafta ulet deri në 20 cent për litër!

Greqia merr masat dhe ndërhyn në tregun e çmimit të karburanteve, nafta ulet deri në 20 cent për litër!

September 30, 2026
Forcimi i lekut/ Ekspertët zbulojnë çfarë po ndodh me monedhën europiane: Euro ka rënë me 9.1% në krahasim me vitin e kaluar…!

Mbi 8.4 mld euro rezervë valutore, forcohet leku, “ngushtohet” hapësira e Bankës së Shqipërisë

September 30, 2026
Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com