• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Totozani: Emigrantët shqiptarë që shkojnë në Gjermani nuk nisen nga Greqia

by Java News
29/09/2015 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Totozani: Emigrantët shqiptarë që shkojnë në Gjermani nuk nisen nga Greqia

TOTOZANI TAKIM ME CEZ DHE ERE - Avokati i Popullit Igli Totozani, duke folur gjate nje takimi me perfaqesues te kompanise CEZ dhe ERE, ku i ka kerkuar qe te reagojne me shpejtesi ne lidhje me problemet qe kane qytetaret me energjine elektrike.
TOTOZANI TAKIM ME CEZ DHE ERE – Avokati i Popullit Igli Totozani, duke folur gjate nje takimi me perfaqesues te kompanise CEZ dhe ERE, ku i ka kerkuar qe te reagojne me shpejtesi ne lidhje me problemet qe kane qytetaret me energjine elektrike.

Intervista e Avokatit të Popullit në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku

Zoti Totozani, si është Shqipëria e parë në sytë e Avokatit të Popullit? Ju keni jetuar edhe jashtë vendit dhe mund të bëni një kirahasim me cilët vende ne ngjasojmë në mënyrën e funksionimit të shtetit?

Gjatë këtyre viteve të mandatit kam marrë shumë nga institucioni i Avokatit të Popullit, kam mësuar shumë sesi jetojnë shqiptarët. Më parë nuk e njihja jetën e shqiptarëve në këto përmasa që e njoh tani. Sfida më e madhe e avokatit të popullit janë njerëzit e vuajtur që përbëjnë shumicën e këtij vendi. Për lidhjen shpirtërore Shqipërinë nuk e krahasoj me asnjë vend. Kam njohur shtete si Franca, Zvicra, Italia dhe nuk mund të bëj krahasime me Shqipërinë. Shqipëria krahasohet me vende si Kosova, Serbia, Mali I Zi, pasi me to afrohen shumë në problematika.

Pas dy vitesh si ju duket Shqipëria, A jetojmë më mirë? A kemi shpresë se gjërat po rregullohen?

Nuk ka pësuar ndonjë përmirësim të dukshëm, por ka vështirësi të mëdha të cilat nuk janë krijuar sot, por janë të shtrira në kohë. Ka qytete që kanë vetëm një orë ujë në ditë dhe ky nuk është problem i qeverisë së majtë apo i qeverisë së djathtë. Mendoj se shqiptarët nuk jetojnë më mirë se dy vjet më parë.

Përse mendoni se situata është e tillë? Institucionet nuk zbatojnë ligjet apo kjo qeveri nuk po na mundëson ekonomi më të mirë?

Konstatohet që ka një shtim të varfërisë. Besoj që ka një shtim ehde të papunësisë, sidomos në zonat rurale. Kjo u ka hequr shpresën shqiptarëve, duke i detyruar të largohen nga Shqipëria.

A ju rezultron ju ajo që ka thënë kryeminstri Rama se shumica e shqiptarëve që kanë shkuar në Gjermani janë nisur nga Greqia.

Nuk më rezulton kjo. Ne kemi patur indikacionet tona dhe për ne ky lloj emigrimi ka qenë i parashikuar. Herë opas herë kemi patur raporte të cilat i kemi bërë present isntitucioneve në të cilat vihej re një shtim i numrit të të varfërre dhe njerëzve me problem. Kështu që kjo valë emigracioni ishte e parashikuar për ne.

Cilat janë problemet që ka hasur Avakti i Popullit në masën e qytetarëve?

Ka probleme me grupin e personave me aftësi të përkufizuar të cilët kanë mungesë në infrastrukturë në institucionet publike, private e kudo. Vazhdon të mos zbatohet ligji që parashikon se në çdo institucion, në 24 persona i 25-ti duhet të ishte me aftësi të kufiziauarasi dhe ka probleme përfaqësimi tyre, mungesa e biletave, e të tjera. Edhe grupe të tjera kanë probleme, të persekutuarit, të internuarit, romët, pronarët, largimet nga puna, largimi nga skema e ndihmës ekonomike, dhuna ndaj grave, puna e fëmijëve, shfrytëzimi I tyre e një sërë çështjes që ua bëjnë jetën më të vështirë.

Cilat janë problomet e qeverijes së majtë në pikëvështrimin e Avokatit të Popullit?

Institucionet shtetërore kanë për detyrë të jenë neutral dhe të mos shprehin opinione poltike në punën e një politikani e nëj ministri dhe preferoj të jem i kujdesshëm në këtë drejtim.

Cilat janë vështirësitë të cilat keni hasur gjatë punës si Avokati i Popullit?

Ne vuajmë nga mungesa e përgjigjeve për rekomandimet tona. Nga 176 rekomandime të drejtuara në institucionet shtetërore, 59 prej tyre kanë qenë pa përgjigje. Nuk kemi marrë përgjigje nga Ministria e Drejtësisë, Ministra e Energjitikës, Ministria e Çeshtjeve sociale, e drejtuar nga Veliaj dhe Ministria e Shëndetësisë. Një çështje për të cilën nuk kemi marrë përgjigje është shpërthimi i pusit në Marinzë dhe nga matjet e bëra rezultoi që ka pasur shfaqje të gazrave djegës e helmues. Ka pasur dhe 250 qytetarë që kanë marrë ndihmë mjekësore. Ne kemi kryer hetime dhe rekomandimi ynë ende nuk ka marrë përgjigje.

Pse nuk vepron drejtësia pas hetimeve tuaja lidhur me këto çështje?

Në rastin konkret nuk kemi hetuar individë, por gjendjen e krijuar atje dhe ka rekomandime ndaj prokurorisë për ndjekje penale ndaj zyrtarëve konkretë. Rekomandimet tona nuk janë të detyruesheme të zbatohen, por minimalisht t’u kthehet përgjigje dhe ne nuk na është kthyer.

Po për largimet masive të shqiptarëve jashtë vendit cili është qëndrimi juaj?

Kemi bërë studime në lidhje me shkaqet e emigracionit të shqiptarëve. Ne kemi pritur që kjo që ndodhi, të ndodhte, sepse ekpertët tanë gjatë vitit 2014 po ndiqnin kurbën e largimeve të shqiptarëve. Ishim të tretët në Ballkan në raport me serbët, maqedonasit, Kosovën, por trendi ishte shqetësues sepse po vinte duke u rritur. Që në vitin 2014 kemi paralajmëruar parlamentin që kjo situattë do të agravohej.

A jeni dakord që ata që largohen janë nga Greqia siç është shprehur kryeministri?

Nuk kam një shifër për këtë. Mund t’ju them që ne kemi pasur në fokus shkaqet që po i detyrojnë të ikin, por nuk kemi studiuar shkaqet e atyre që nisen nga Greqia. Ka edhe një numër të madh romësh që largohen. Ne herë pas here themi që nuk duhen larguar, por kjo hemoragji mund të ndalohet vetëm nëse kemi vullnetin të analizojmë shkqet e të marrim masat.

Cilat janë arsyet që i detyrojnë shqiptarët të lënë vendin?

Varfëria, shëndeti, problemet e komunitetit LGBT, vështirësitë e personave me aftësi të kufizuara.

.

Next Post

Shkon me bikini? E mbush makinën me benzinë falas (Video dhe foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

February 6, 2026
VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

February 6, 2026
Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

February 6, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

BE miraton paketën e 20-të të sanksioneve ndaj rusëve, von der Leyen: Kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë

February 6, 2026
Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

February 6, 2026
Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

February 6, 2026
50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Eksperti i qarkullimit rrugor: Duhet VKM specifike për mënyrën se si duhet të përdoren monopatinat

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
Reforma: Teritoriale versus strukturore

Reforma: Teritoriale versus strukturore

February 6, 2026
“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In