• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Toska: Është koha që ne të bëjmë një kthesë historike për Cërrikun

by
07/06/2015 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Cërrikut, Altin Toska së bashku me Ministrin e Transportit Edmond Haxhinasto, zhvilluan një takim me banorë të lagjes nr. 2 në Cërrik. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, Toska tha se ka si prioritet një plan urbanistik zonal me përparësi që ta kthejë lagjen në një vend me parametra të larta urbane për të zhdukur problemet me infrastrukturën rrugore dhe ujërave të zeza në lagje.

Kandidati i së majtës u shpreh se çdo ditë duhet të kontribuojmë që hapësira jonë e përbashkët të jetë më e mirë për fëmijët dhe për familjet tona.

“Bashkinë e Cërriku do ta qeverisim bashkë me ju, për t’iu përmbajtur programi që ne kemi hartuar. Ato çka janë shkruar në këtë program janë premtimet që ne zotohemi se do t’i realizojmë në katër vitet e ardhshme me mbështetjen e qeverisë shqiptare, me forcën e votës suaj dhe me vullnetin dhe vizionin tonë. Për këtë duhet të ndiheni krenarë dhe besimplotë, sepse fitorja nuk është e njëri apo e tjetrit, por është e të gjithëve bashkë”, tha Toska.

 

Ndërsa Ministri i Transportit tha se programi i kandidatit Toska është një pasqyrë e përkushtimit që ai ka për Cërrikun dhe se pas fitores më 21 qershor do të nisë një ndryshim rrënjësor i këtij qyteti.

“Është një program i cili është një refleksion, një pasqyrë e qartë e përkushtimit të Altin Toskës për cërrikun, e njohjes së thellë që Altin Toska ka për problemet e Cërrikut në përgjithësi, por është gjithashtu edhe një refleksion i vizionit të tij se si mund të realizohet dhe këtu një qytet krejtësisht tjetër, një bashki krejtësisht tjetër, ku njerëzit të kenë qejf të jetojnë dhe të punojnë sigurisht. Në programin tonë i jepet zgjidhje problemit të punësimit që është një problem jo vetëm për Cërrikun por edhe për të gjithë Shqipërinë”, – tha Haxhinasto, duke premtuar një ringjallje urbanistike për qytetin me objekte të shumta sociale dhe kulturore.

 

Next Post

Kryente vepra të turpshme me 10 vjeçaren në rrugë, kapet 71 vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In