• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Torturë, dashuri, çmenduri pa cak !”

by Java News
06/01/2024 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viktor Zhusti, Mbreti në  fuqi të  katërt !

 

Nga Mimoza Kuchly*

 

Kur dola nga shfaqja “Mbreti Lir” me regji të Jonida Beqos, në Teatrin Metropol të Tiranës, vura re diçka të veçantë,  të paktën për mentalitetin shqiptar:

Tre « spektatorë », (njëri prej tyre aktor i njohur) të  cilët u përkulën ose më saktë u gjunjëzuan me respekt përballë atij që nga ajo shfaqje e fundit, po shijonte për herë të fundit titullin “Mbreti Lir”.

Po mendohesha se kujt i përkuleshin me aq nderim, “Mbretit Lir”, aktorit apo Viktor Zhustit, i cili në të vërtetë ishte nën « lëkurën » e të  treve !

Kthehem pak në kohë : në muajin maj, në RTSh, u transmetua  shfaqja “Mbreti Lir” dhe rastësisht atë pasdite çaji, e ndoqëm pjesë-pjesë me miq francez; ajo çka tërhiqte vëmendjen në  plan të  parë për të huajt, kuptohet ishin kostumet, dekori, (dhe pse jo aq shekspirian) muzika, e natyrisht vinte interpretimi i aktorëve:

« Vërtet ai aktori amerikan ka luajtur në skenën shqiptare “Mbretin Lir”… ? Hë pra ai i shenjës në faqe.. !» Ishte fjala për Al Paçinon dhe ngjashmëria që  ata gjenin me Viktor Zhustin, pavarësisht se flokët dhe mjekra e bardhë i ngatërronte me Antony Hopkins të dy mbretër.

Me një pjesë të tyre e kishim parë shfaqjen në  Paris, në Komedinë franceze, me regji të  Thomas Ostermeier.

(Sado e çuditshme të duket, por kjo pjesë ishte e panjohur nga publiku parizian deri në  gjysmën e parë  së shekullit të XX)

Nuk isha e vetmja që  dola e zhgënjyer për përshtatjen  skenografike të veprës shekspiriane, me ndërthurjen e horoskopit, manifestimet kundra qeverisë  makroniane, ndarjen e personazheve,  etj.

“Shekspiri nuk fliste as frwngjisht dhe as shqip, por midis Denisit francez  dhe Viktorit shqiptar, në vërtetësinë e rolit si dhe më  afër skenarit, do të zgjidhte pa ngurim Lirin shqiptar, “C’est Juste,* (është I duhuri) votre Zhusti”, bënin humor miqtë francezë.

Por le të kthehem sërish tek Teatri Metropol:

“Para cilit mbret u përkulën aktorë-spektatorët shqiptarë?:

Nuk do të tregoj historinë e kësaj tragjedie e cila njihet, por le të merrem pak me përbërwsit e saj duke filluar nga mbreti numër një, i cili në skenën e parë, të verbon me shkëlqimin e tij; flokë e mjekërbardhë kuruar mbretërisht, xhaketa fije ari, mbushur me tituj e dekorata,“bastuni” si heshta e Poseidonit, dhe pse i mungonte froni mbretëror në dekor, shfaqet krenar, i fuqishëm, i dashur, i dhembshur, i lumtur, pra mbret!

E shohim tek ndihet akoma më i adhuruar nga vajzat veshur me të  bardha, si në  parajsë, kur deklaratat e dashurisë së  dy të  mëdhave, i bëjnë  të përfitojnë një pjesë  të pasurisë. Papritur i njëjti at flokëbardhë, vështrim dhembshur, buzëqeshje dashamirëse, fjalëmbël, në ato pak momente shpërfytyrohet në  një portret egoist; mbret dhe at I vrarë prej zhgënjimit “memec” të së bijës, aq më  tepër përballë  të të  ftuarve, tjetërsohet duke dalë nga vetja, ashpërsohet, egërsohet, deri t’i mohojë gjithçka asaj të cilës i munguan fjalët, por jo dashuria për të.

Mbreti numër dy- krejt ndryshe, tashmë  veshur në një xhaketë lëkure, kapele, pagure me alkool, hokatar, si një gjahtar aventurier, apo një djaloshar i shthurur, rrethuar nga shpura e cila e shoqëron tek vajza e madhe, nga ku nis dhe konflikti mes dy bijave dhe mbretit pa kurorë, rrjedhimisht pa fuqi, e fatkeqësisht  pa pushtet. Një  at që  ka humbur gjithçka para vajzave të  tij, ngadalë humbet dhe kontrollin e largohet mes furtunës i ndjekur nga shërbëtori besnik dhe një lolo i vetmi që i përplas të vërtetat në sy me budallallëk dhe humor. I çoroditur nga ç’po i ndodhte, trupi dhe shpirti, mendja dhe zemra, gjendet në  mes të  tufanit, i  pafuqishëm si përballë natyrës dhe fatit, më pranë portave të  ferrit mes thirrjesh, klithmash, shpërthimesh që  sundojnë e sfidojnë dhe zhurmat e shkreptimave e rrufeve.

Mbreti numër  tre- mjerimi dhe rënia e një  mbreti tashmë gjysmë i zhveshur, i rrjedhur, përpiqet të ngushëllojë mikun e tij të vjetër verbuar nga intrigat dhe planet djallëzore të të birit ilegjitim dhe vajzës së dytë të të zotit.

Një i çmendur, me një kurorë shkurresh në kokë, që përpiqet të mbajë  afër vetes, babanë e verbuar, vëllanë e tradhëtuar, lolon e guximshëm, shërbëtorin besnik, ka kuptuar tashmë  se gjithçka ndodhi nga ethet për pushtet, etja për të rrëmbyer nga brezat e shkuar atë çka nuk e meritojnë pasardhësit e tyre. Një  interpretim i shkëlqyer si në  plastikë  dhe në energjinë  që  e tjetërson atin tetëdhjetë vjeçar  në  një  të  marrë lozonjar,  i cili  me humorin e tij të  bënte të  qaje e të  qeshje, në  ferrin e tij, ku ai qyqar ndihej mbret.

Mbreti numër katër; përfundimisht kontrasti i portretit atit-hyjni, i një të plotfuqishmi, i cili shfaqet i dobët, i pafuqishëm, në karrigen me rrota nën kujdesin e shërbëtorit dhe vajzës së tretë, e ardhur me ushtrinë franceze ta shpëtojë prej poshtërimit prej dy motrave të saj.

Një at i dërmuar, i përhumbur, zemër copëtuar që zgjohet nga harrimi dhe marrëzia e tij përballë vajzës e cila përpiqet ta risjellë në realitet.

Fjalët dhe ngashërimet e atit-shkaktar, i cili lëndoi dashurinë e pastër të së bijës, e bën të ndihet përgjegjës, por që  as në dhimbjen mes lotëve e përgjërimeve, nuk arrin  dot të  ndryshojë fatin  si të dy vajzave që për shkak të kurtheve, xhelozisë  dhe babëzisë për pushtet, vriten me njëra-tjetrën dhe as të vetes, si në tragjeditë shekspiriane, jep shpirt mbi kufomën e vajzës së vogël.

Katër mbretër në një aktor; katër mbretër në dy orë shfaqjeje, katër personalitete të cilat transformohen nga shkëlqimi në zbehje, nga një  triumfator në viktimë, duke kaluar nga parajsa në ferr i vrarë nga dashuria dhe egoizmi; mbreti-Zhusti që pushton skenën mes emocionesh të  fuqishme në  rritje e deri në  rrënim të  plotë, tragjik.

Pas shfaqjes u ndjeva e privilegjuar tek përgëzova aktorët të cilët më lanë mbresa; Viktor Zhusti-mbreti në  fuqi të  katërt,  aktori që  jo vetëm sfidoi moshën në  skenë, por edhe  realizoi me profesionalizëm dhe pasion një  mbret që do t’i mbetet kalendarit të  Lir-ëve shekspirian, ku fatkeqësisht  i mungoi kurora e një çmimi shqiptar, por jo mirënjohja emocionuese e spektatorëve që e ndoqën për dy vite rresht në skenë; Glausteri (Sokol Angjeli)-babai i verbuar i cili me interpretimin e tij edhe jashtë skene dukej se duhej ta ngushëlloje për verbërinë dyfishe; Regana (Armela Demaj)-vajza e dytë me një personalitet të  veçantë, e egër, e ëmbël dhe manipuluese në  një interpretim admirues; Edmund (Lulzim Zeqja), djali intrigues, aventurier, gjithmonë shpërthyes, pa lënë  mënjanë  Roerd Toçe dhe Marius Dhrami.

Pas interpretimit të Lir-it-Viktor, e kuptova përse Komedia franceze kishte nguruar ta vinte në skenë deri pak muaj  më  parë, Mbretin shekspirian, (që nuk është veçse një sprovë e vërtetë për aktorët e moshës së tretë), si dhe zhgënjimin e artdashësve jo vetëm parizianë, kur e panë  të  vrarë  dy herë  mbretin e gjorë, të cilit këtë  herë  i shtohej skenari që  i qëndronte kaq larg një  tradite të  kahershme e cila u ka rezistuar kohërave, por jo fantazive të  shekullit tonë !

« Ishte torturë, dashuri, çmenduri pa cak ! » – thotë Zhusti për kohën e mbretit, dhe spektatorit kjo i mjafton.

Faleminderit për kënaqësinë trupës së Teatrit Metropol dhe pse “Mbreti vdiq !”, por ne do të themi, “Rroftë  mbreti !”

 

*Shkrimtare

Next Post
Spahiu: Pritet që Berisha të protestojë në Himarë për lirimin e aleatit Fredi Beleri

'Beleri', deputetja e PS: Më çfarë morali do drejtojë?! ‘Arresti shtëpiak’ për Berishën? Po shkel ligjin me të dyja këmbët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

May 26, 2026
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në rrezik

Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në rrezik

May 26, 2026
“Zgjedhjet për kreun e partisë, proces farsë”, Ervin Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

“Zgjedhjet për kreun e partisë, proces farsë”, Ervin Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

May 26, 2026
Nga ndryshimi i emrit te ruajtja speciale/ Gjyqtari zbulon çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor të drejtësisë’

Nga ndryshimi i emrit te ruajtja speciale/ Gjyqtari zbulon çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor të drejtësisë’

May 26, 2026
Ekuilibër i ri në NATO/ SHBA paralajmëron shkurtime drastike ushtarake, Evropa nën presion për të kompensuar

Ekuilibër i ri në NATO/ SHBA paralajmëron shkurtime drastike ushtarake, Evropa nën presion për të kompensuar

May 26, 2026
Aksidentohen dy makina në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd, dy të plagosur dërgohen në spitalin e Bulqizës

Aksidentohen dy makina në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd, dy të plagosur dërgohen në spitalin e Bulqizës

May 26, 2026
Lorenc Vangjeli: Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Perëndim, çengeli që do na afrojë me Evropën

Lorenc Vangjeli: Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Perëndim, çengeli që do na afrojë me Evropën

May 26, 2026
Preç Zogaj: IBAR nuk është fundi i rrugës, integrimi në BE kërkon zbatim të standardeve

Preç Zogaj: IBAR nuk është fundi i rrugës, integrimi në BE kërkon zbatim të standardeve

May 26, 2026
“Moment historik në rrugëtimin europian të vendit tonë”, Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

“Moment historik në rrugëtimin europian të vendit tonë”, Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

May 26, 2026
“Berisha s’do që t’i marrë Rama meritat për integrimin”, Koçi: Opozita ka djegur Parlamentin

“Berisha s’do që t’i marrë Rama meritat për integrimin”, Koçi: Opozita ka djegur Parlamentin

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In