Sulmuesi spanjoll Fernando Torres zyrtarisht ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Atletico Madridin, pasi kontrata me Milanin i ka skaduar.
“Jam shumë i lumtur që vazhdoj qëndrimin në shtëpi, i vetmi vend që gjithmonë kam dashur të qëndroj, dhe më në fund është realitet. Jam i lumtur që jam këtu”, është shprehur Torres, transmeton Koha.net. (b.an)