• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Torovica, fshati që gdhihet çdo ditë me banorë që largohen për azil

by Java News
03/12/2018 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Torovica në Lezhë po zbrazet dita-ditës nga banorët e saj. Mungesa e kushteve për një jetesë së paku me standarde mesatare, ka bërë që banorët të mos e mendojnë më dy herë largimin në shtete të tjera të Europës.

Të shumtët kanë kërkuar azil e të tjerë ndihmën e të afërmve që janë stabilizuar vite më parë atje. Banorët thonë se po numërojnë njëritjetrin mëngjeseve se kush ka ngarkuar plaçkat dhe është larguar. Ata shprehen se Torovica nuk ka më asnjë shpresë se mund të rregullohet një ditë, ndaj në këto kushte kanë vendosur ta braktisin pas disa dekadash jetesë në të.

FSHATI

Zona e Torovicës mbahet mend si një nga qytezat e zhvilluara dhe me prodhimet bujqësore që mbaheshin qytete e fshatra të tëra të Veriut. Sot, aty shumë shtëpi janë të kyçura dhe 4 mijë banorët e mbetur duan të ikin një ditë e më parë. Gurë që bien nga mali drejt fushës e që rrezikojnë jetë njerëzish. Një rrugë e pakalueshme dhe bujqësia që nuk mbështetet. Vetëm pak shpresë dhe shumë mjerim. Kjo është gjithçka që mund të gjesh në Torovicë të Lezhës, sot i kthyer në një fshat që po tkurret dita-ditës. Është vetëm 15 km larg qytetit dhe banorët po shpërngulen çdo ditë. Shumë shtëpi janë nxjerrë në shitje, ndonëse pak shpresa ka për blerës. “Shtëpia është vënë në shitje vetëm për një motiv, ky vend nuk ngjall shpresë”, thotë Pashk Përgjoni, banor i Torovicës.

BANORET

Për banorët, këtu çdo gjë është e vështirë. Infrastruktura rrugore nuk u bë kurrë. Ashtu siç janë edhe problemet në furnizimin me energji elektrike, ujin e pijshëm dhe çdo shërbim. “Me një infrastrukturë të tillë, me rrugë që nuk kalon as tanku, me një vend që nuk ka ujin e pijshëm, nuk ka më shpresë. Një ditë po një ditë jo ikin dritat”, thotë një banor. Rruga ka ndikuar shumë, sa të gjithë të rinjtë po largohen. Azili është zgjedhja e parë e tyre. Çdo mëngjes ata rinumërojnë veten, për të kuptuar se kush iku.

ptuar se kush iku. “Këtu, vetëm në këtë pallat, këtë javë kanë ikur 4 familje, me nga 4-5 anëtarë që shkojnë 20. E merr vesh kur tjetri në mëngjes nuk del nga shtëpia. Në 12 të natës ikin prej këtu. Pallati ka 15 hyrje, brenda janë vetëm 3 familje. Pjesa më e madhe kanë ik në Francë, Gjermani, nga sytë këmbët”, thotë një banor që ka mbetur thuajse i vetëm në pallatin e tij. Sipas tij, as prodhimet nuk shiten, sepse askush nuk shkon për të blerë. Ashtu siç mungon edhe mundësia e punësimit.

“Prodhimet që bëjnë fermerët po t’ua falësh qytetarëve të tjerë nuk vijnë t’i marrin me këtë rrugë që është, jo më t’ua shesësh”, shprehet një fermer. Në Torovicë të Lezhës, zonën hambar për prodhimet bujqësore siç njihej dikur, mungojnë elementet bazë. Një numër i madh banorësh tashmë e ka braktisur. Të tjerë presin rastin, pasi për ta nuk ka shpresë se gjërat do të ndryshojnë. /ELVIS HILA 

a.meta

Next Post
I vranë djalin për një karikues dhe u liruan, postimi i nënës: Marvin tim ma vranë përsëri!

"Vrasje e paramenduar", dëshmojnë prindërit e të ndjerit Marvi Mihali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com