• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Torollakët e korruptuar kërcënojnë se do të bëjnë kryengritje në 26 prill!

by Spartak Ngjela
22/04/2021 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Koha sot në Shqipëri po punon underground – domethënë në mënyrë të nëndheshme. Por, gjithmonë në favor të shqipëtarëve dhe të Shqipërisë.

Në Shqipëri në këtë kohë ka zgjedhje politike, por ka edhe një stërvitje të madhe ushtarake të NATO-s, në territorin shqiptar.

Në Shqipëri, në funksion të stërvitjes, ka vetëm ushtarë dhe ushtarakë amerikanë. Rreth tetë mijë.

Por, që të dy këta procese janë procese shumë të rëndësishëm: njëri është proces zgjedhor, që do të sjellë parlamentin e ri dhe qeverinë e re; kurse tjetri është proces garantues për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, dhe në Mal të Zi.

Kurse, në të njëjtën kohë, torollakët e korruptuar në Tiranë thonë se do të bëjnë kryengritje në datën 26 prill e më tejë…

Por ka edhe diçka: Byroja Kombëtare e Hetimit po formohet me njerëz të zgjedhur, të cilët po trajnohen nga ekspertë amerikanë.

Po zgjedhjet?

Fakti që ushtarët amerikanë të NATO-s kanë ardhur këtu për stërvitje ushtarake shumë të rëndësishme, nuk mund t’i lejojnë mercenarët rusë të destabilizojnë Shqipërinë në favor të Moskës, gjatë ose pas këtij procesi zgjedhor. Dhe sigurisht që do ta garantojnë këtë proces.

E shihni se sa i lehtë u bë tani për t’u zgjidhur ekuacioni rus antishqiptar i destabilizimit?

Po destabiluzuesit? Ata duhet të ulin kokën, sepse, janë që janë të korruptuar dhe që do të shtetëzohen në paratë dhe pronat korruptive të tyre, po pse duhet të rëndohen edhe për një krim antikombëtar?!

Është shumë e vështirë të dalësh nga burgu për këtë krimin e dytë, se antikorrupsioni, shtetëzimin e pasurisë së grabitur ka si qëllim parësor, dhe dënimi është i lehtë.

Prandaj, nese korrupsioni i lartë shqiptar ka shpresuar vërtet për destabilizimin e Shqipërisë, me pretekstin e manipulimit të zgjedhjeve, siç bëri Donald Trump në Uashington, është me mirë të ulë kokën në qetësi, dhe të zbatojë për këtë rast maksimën e Dante Aligerit: Prendi la vita come ti vene – Merre jetën ashtu siç të vjen!

Next Post
VIDEO/ Furgonët e PD me persona të armatosur kalojnë me shpejtësi në rrugët e Elbasanit, dy orë para krimit

VIDEO/ Furgonët e PD me persona të armatosur kalojnë me shpejtësi në rrugët e Elbasanit, dy orë para krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

Rëndohen pozitat penale të ish-kreut të SHISH! Hyseni nën hetim edhe për korrupsion e pastrim parash

November 9, 2026
Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In