• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tornadot në SHBA/ Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Kentaki: Fatkeqësi natyrore e përmasave madhore

by Java News
14/12/2021 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, tha se rreth 50 persona kanë humbur jetën vetëm në shtetin e tij, duke e çuar numrin e vdekjeve në zonat e shkatërruara në 64.

Autoritetet amerikane kanë folur për dëme të jashtëzakonshme në shumë shtete, pas “shpërthimit” të disa tornadove vdekjeprurëse që rrënuan komunitetet dhe rrafshuan qytetet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden deklaroi se kjo është një fatkeqësi natyrore e përmasave madhore. Pas kësaj deklarate u dha një ndihmë e pakufizuar federale në të paktën 8 qytete të Kentakit.

USA I Kentucky I Tornado

Të mbijetuarit e e fabrikës së qirinjve

Shumica e atyre që humbën tragjikisht jetën janë punëtorët e një fabrike qirinjsh. Tetë janë konfirmuar të vdekur. Fillimisht u raportua për 110 të zhdukur, por gjatë orëve të vona të së premtes (12.12), 90 prej tyre u gjetën shëndoshë e mirë.

“Shumë prej tyre ishin grupuar në një strehë që i ka mbrojtur prej tornados dhe sapo gjithçka ka përfunduar, ata kanë dalë prej andej dhe kanë mbërritur në shtëpi” – tha  Bob Ferguson nga “Mayfield Consumer Products”. Ai shtoi se mungesa e energjisë elektrike dhe e rrjetit e bëri të vështirë kontaktin fillestar me ta.

Ndihmat federale lehtësojnë pasojat e shkatërrimit të natyrës

Shtëpia e Bardhë e miratoi kërkesën e Beshear për ta konsideruar tragjedinë në përmasat e një katastrofe federale, çka do të thotë se fondet do të kalojnë shumën e 5 milionë dollarëve, që u deklarua në çastet e para pas emergjencës.

Sipas Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FEMA), kjo nënkupton “një gamë të gjerë ndihme në nivel federal, për individë dhe infrastrukturën publike”.

Situata e jashtëzakonshme përfshin gjithashtu “fonde për ndihmat e emergjencës dhe riparimin e dëmeve të përhershme”, duke garantuar kështu qytetarët për rindërtimin e shtëpive të tyre pas dëmeve që shkaktoi kjo katastrofë natyrore.

Qytete si Mayfield vuajtën pasojat më të mëdha të shkatërrimit, me popullsinë prej 10,000 banorësh që vraponte për t’u mbrojtur pas marrjes së sinjalizimeve në telefonat celularë rreth 20 minuta para se tornado të godiste zonën e tyre. Beshear tha se fuqia e goditjes këtë herë ishte shumë më e lartë se herët e tjera, pasi ka shkërmoqur tullat dhe strukturat prej çeliku.

USA Mayfield | Zerstörung nach Tornado

Vijojnë kërkimet për të tjera viktima

Gazetari Travis Ragsdale i tha DW gjatë së dielës se “qytet pas qyteti, është shndërruar gjithçka në rrënoja për 300 kilometër me radhë”. “Janë gjashtë letra të printuara plot me emra personash për të cilët vijon kërkimi, edhe pse kanë kaluar disa orë nga stuhia” – tha Ragsdale.

Mes viktimave ishte dhe një djalë 3-vjeçar, I cili humbi tragjikisht jetën kur shtëpia e tij në qytetin e Mayfield u shkatërrua tërësisht.

Drejtuesi i FEMA, Deanne Criswall, tha se nuk i kanë humbur shpresat për gjetjen e të mbijetuarve. Agjencia e drejtuar prej tij ofroi ushqim për 30.0000 persona dhe 45.000 litra ujë. Edhe Para Françesku u lut për viktimat e Kentakit. /DW

g.kosovari

Next Post
Konfirmohet! Ja kur do mbahet koncerti i Malumas në Tiranë

Konfirmohet! Ja kur do mbahet koncerti i Malumas në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
Kundër verbërisë!

Kundër verbërisë!

March 14, 2026
Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

March 14, 2026
Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

March 14, 2026
Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In