• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Torino shkarkon Mihajloviç, serbi përlotet nga mbështetja e lojtarëve

by A R
04/01/2018 10:20
OLYMPIC GRANDE TORINO STADIUM, TURIN, ITALY - 2016/10/23: Andrea Belotti of Torino FC and Sinisa Mihajlovic during the Serie A football match between Torino FC and SS Lazio. The final result was 2-2. (Photo by Nicolò Campo/Pacific Press/LightRocket via Getty Images)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi sensacional i Torinos gjatë natës. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, presidenti Urbano Kairo ka vendosur të shkarkojë trajnerin Sinisa Mihajlovic pas derbit italian të Kupës, kundër Juventusit. Largimi nuk do të vijë aq shumë për humbjen kundër bardhezinjve, por, me sa duket, për lojën e ekipit në periudhën e fundit. Në fakt, performanca e Torinos duket se ka zhgënjyer drejtuesit e klubit, gjë e cila është shoqëruar me vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me trajnerin serb.

Sipas raporteve nga e përditshmja sportive në Milano, uljet dhe ngritjet në rezultate, shoqëruar me lëndimet e shumë lojtarëve kyç, sfidat e fundit zhgënjyese kundër SPAL dhe Genoa, kanë peshuar rëndë në këtë vendim, i cili do t’i komunikohej Mihajlovicit me telefon. Me të dëgjuar lajmin, një delegacion i lojtarëve, i udhëhequr nga Andrea Belotti, dhe duke përfshirë Ljajiç, Baselli dhe Niang, e vizituan trajnerin serb në hotel dhe i shprehën dashurinë e tyre, duke i thënë se ekipi ishte me të.

Mihajlovic, i befasuar, mësohet se i ka përqafuar djemtë e tij dhe disa lot i kanë rrjedhur nga sytë. Shkarkimi zyrtar nga klubi “granata” pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme, ndërkohë që për gjetjen e zëvendësuesit të tij kanë filluar bisedimet, shkruan telesport.

Torino, sipas “Sky”, në këto orë është duke reflektuar mbi profilin e trajnerit të ri, por duket se në “pole position” për vendin e Mihajlovic do të jetë ish-trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, aktualisht pa ekip, pas largimit nga Watford ( me të cilin ai ka ende një vit kontratë). Kontaktet vazhdojnë midis palëve në kërkim të marrëveshjes, e cila duket gjithnjë e më shumë e mundshme. Mihajloviç e lë Torinon në vendin e 10-të të renditjes, me 25 pikë, 5 më pak se Sampdoria, e cila aktualisht zë vendin e 6-të, çka në fund të sezonit do t’i jepte qasje në “Europa League”./a.m.

Next Post
Lezhë, shkrumbohet makina e parkuar para banesës, ja ku dyshon policia

Lezhë, shkrumbohet makina e parkuar para banesës, ja ku dyshon policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com