• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topi vjen me librin e ri: Korrupsioni e tjetërsoi Berishën; Rama rri në pushtet prej opozitës

by A R
10/05/2019 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti dhe politikani i njohur, Bamir Topi promovoi sot librin e tij, “NOKTURN” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti).

Ceremonia e prezantimit të librit u zhvillua në orën 19:00, pranë rezidencës “Topi” në Tiranë.

Gati shtatë vite pas largimit nga detyra e kreut të shtetit, Bamir Topi ka vendosur të vijë ndryshe para publikut me një botim sa autobiografik aq edhe politik.

Libri, i botuar nga “UET Press” është një vepër e veçantë në formë edhe në përmbajtje.

Rrëfimi i personalitetit dhe politikanit Bamir Topi është gërshetuar me kujtimet personale të autorit si dhe me përgjigjet e pyetjeve që shkrimtari dhe gazetari Bashkim Hoxha shtron në formë lankonike në hyrje të çdo kapitulli. Përmbajtja e librit është një hapësirë për të njohur më mirë jo vetëm njeriun dhe politikanin Bamir Topi, por dhe një mundësi për të eksploruar zhvillimet politike dhe ngjarjet e forta në të cilat Bamir Topi ka qenë protagonist i dorës së parë, falë karrierës së gjatë në strukturat drejtuese të PD dhe më pas si kryetar shtetit. Në këtë këndvështrim, libri sjellë dhe dëshmi të rëndësishme për ngjarje të cilat publiku i njeh në mënyrë zyrtare, por jo prapaskenat. Në botimin e Bamir Topit gjenden fakte me rëndësi, por edhe detaje që plotësojnë panoramën e plotë të këtyre prapaskenave.

Në libër gjenden dhe qëndrimet vlerësimet personale të Bamir Topit, për një sërë personalitetesh të njohura të politikës dhe shtetit shqiptar, duke nisur nga Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bujar Nishani, Ilir Meta, Aleksandër Meksi, Fatos Nano, Edi Rama, Pjetër Arbnori, Sabri Godo, etj.

Raportet e Bamir Topi me Sali Berishën janë trajtuar në shumë pjesë të librit, por në përshtypjet e tij, ish-Presidentit Topi shprehet:

“…mendimi im për figurën e tij ndjek një trajektore gjykimi që të ofron jeta në një marrëdhënie thellësisht politike, pa ndarë as dhe një herë me të marrëdhënie miqësie familjare. E kam vlerësuar shumë në periudhën kur bashkëpunimi ishte në sipërfaqe. Sa më shumë më lidhi puna me të, më shumë forcoja mendimin që ai ishte lidhur në një mënyrë patologjike me pushtetin, i cili e sprovoi në shumë situata si politikan egoist, të ashpër, makiavelist dhe pa asnjë lloj ndjeshmërie në eliminimin politik të shumë bashkëpunëtorëve, qysh nga viti 1990 e deri në situatën politike të partisë, që edhe pse jo “de jure” e komandon “de facto” në një trajektore ku ndershmëria i lëshoi vend etjes për fitime, ku korrupsioni qeveritar e tjetërsoi si njëri, për më tepër kur ai korrupsion prodhoi ngjarje tragjike, si shpërthimi i Gërdecit apo ngjarje të tjera që shoqëria shqiptare i njeh mire. Pa dyshim është politikani më influent i periudhës së tranzicionit, me të mirat e të këqija e tij”.

Ndërsa në vlerësimin për kryeministrin aktual, Edi Rama, ish-Presidentit Topi shprehet:

“Edhe pse luftoi fort kundër meje në 2007-n në garën time për president, krijova një marrëdhënie politike dhe institucionale me të si lider i opozitës, fatmirësisht pa e bërë asnjëherë mik! E them këtë, pasi po të kisha ndërtuar marrëdhënie miqësore, zhgënjimi sot do të ishte i fortë, sikurse  e kanë miqtë e tij që zgjodhën ta kishin mik. Edi Ramës i kam ofruar bashkëpunim për të mirën e klimës politike, edhe kur ai punonte pas shpine me Sali Berishën për minimin e themeleve të demokracisë dhe kufizimin e kompetencave të Presidentit të Republikës, sikurse e kam përmendur 21 prillin 2008. Në sytë e mi, sjellja me dy standarde e tij, i përulur në nevojë dhe arrogant në ushtrimin e pushtetit, nuk më bëjnë të ruaj respekt për të. Në një vështrim jashtë kontekstit të marrëdhënieve të mia, e konsideroj atë eksperimentin më të dështuar të drejtimit të qeverisë, qysh kur në Shqipëri hyri demokracia. Nëse akoma qëndron politikisht në këmbë, këtë e bën falë opozitës së paaftë”.

Politika është vetëm një pjesë e librit. Në rrëfimin e Bamir Topit gjenden të përmbledhura momentet më të rëndësishme të jetës së tij, që nga kujtimet e fëmijërisë, rinisë, por edhe pasionin e tij për sportin.

Next Post
Grabitja e autobusit të Vlorës, kapet një prej autorëve

Në burg për pronat, gjykata liron vlonjatin kundrejt 25 mln lekëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

March 28, 2026
“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In