• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topi: Tek ne politikanët ikin kur i vjen rradha për të vdekur

by Java News
05/06/2016 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma në drejtësi ka qënë në qendër të takimit që kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi zhvilloi me anëtarësinë në Sarandë. Ai theksoi se reforma në drejtësi duhej të ishte miratuar, por vetë palët nuk kanë vullnet. Sipas tij kjo klasë politike nuk e do reformën pasi ajo është përgjegjëse për mënyrën si është administruar pushteti në Shqipëri në këto 25 vite dhe duan të shmangin reformat.

“Tek kjo politikë natyrisht nuk kam më asnjë lloj besimi. Në rast se këta bëjnë diçka e bëjnë vetëm në kushtet e presionit të ndërkombëtarëve. Po t’i lenë pa presion sigurisht këta do të nxjerrin një mijë arsye, arsye pa arsye, në mënyrë që ta dominojnë jetën e politikës në një lojë pa rregulla, një lojë që i len ata gjithmonë si faraonë të pushtetit. Kur të merr malli të shohësh politikanë të standardeve evropiane perëndimore të cilët e mbyllin ciklin e tyre dhe ikin. Ndërsa këtu dëshirojnë të rrinë 30 vjet, 40 vjet sa t’i japë zoti Ymër. Sigurisht ky nuk është rregull demokracie”, tha Topi.

Bamir Topi po aq të rëndësishme vlerëson reformën zgjedhore. Sipas tij parlamenti sot ka nivelin më të ulët sa përket standardit moral dhe profesional.

“Një pushtet të pamerituar dhe një pushtet politik patjetër që sjell një pushtet ekonomik informal. Dhe kjo është arsye që mjaft nga njerëzit që sot janë në Parlament janë njerëz me disa emra, me disa gjeneralitete, njerëz që kanë frikë të duan emrin e tyre. Këta nuk e duan emrin e tyre, sepse nuk përfaqësohen dot me të kaluarën e tyre, shpesh herë në mjaft raste një e kaluar kriminale. Fakti që po dalin dita ditës tregon që kjo politikë e ka humbur kredibilitetin e vet në shoqëri dhe unë mendoj që me ndryshimin e ligjit elektoral, me vënien në standarde sikur e ka gjithë Europa, jam i bindur që parlamenti shqiptar do të ketë përfaqësues të tjerë”, nënvizoi ai. Më takimin e Sarandës, kreu i Frymës së re Demokratik nisi një tur takimesh më anëtarësinë në të gjithë vendin, në kuadër të përgatitjeve të strukturave për zgjedhjet e ardhshme.

Next Post

E diela e parë si prindër... Vesa Luma dhe Big Basta (FOTO)

Comments 1

  1. gimi says:
    10 years ago

    O TOPE hik dhe ti jep nje shembull fillo nga vetja apo ste leverdis pty?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In