• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topi për përballjen në PD: Do fitojë linja zyrtare e Bashës, probabiliteti më i lartë që Berisha të tërhiqet. Eshtë moshë e thyer

by Java News
14/09/2021 20:56
Ish Kryeministri Sali Berisha dhe Kreu i PD Lulzim Basha gjate ceremonise ku ish Presidenti, Rexhep Meidani u vleresua me "Dekoraten e Flamurit Kombetar", ne 76-vjetorin e tij te lindjes. Dekorata iu dha ish-presidentit me motivacionin “Ne shenje vleresimi dhe mirenjohjeje ndaj pergjegjesise se larte shteterore dhe atdhetare te treguar si President i Republikes se Shqiperise ne vitet 1997-2002"./r/n/r/nFormer PM Sali Berisha and DP Leader Lulzim Basha during the ceremony where former President Rexhep Meidani was awarded the "National Flag Decoration", on his 76th birthday. The award was given to the former president with the motivation "As a sign of appreciation and gratitude for the high state and patriotic responsibility shown as President of the Republic of Albania in the years 1997-2002".

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi i ftuar në emisionin “Frontline” të Marsela Karapanços në News24 ka bërë një parashkim për betejën Basha-Berisha për PD.

Topi thotë se më shumë shanse ka që të fitojë linja zyrtare e Partisë me kryetarin Lulzim BAsha. Ndërsa për Berishë ai thotë se probabiliteti është më i lartë që të tërhiqet.

Për Topin, lëvizja e Berishës është taktike dhe vetëm për të fituar kohë teksa rrugës do të kuptojë që nuk do e çojë askund.

BAMIR TOPI: Alternativat janë këto më të mundshmet. Duke filluar nga më prioritari dhe tek më pak e mundshmja. Do të kërkohet kohë për të parë si do të shkojë beteja, me shumë gjasa do të ketë rikonfirmim të linjës zyrtare të PD. Kjo do ti orientojë deputetët të konformohen me linjën.

Më pak e mundshmja është të ketë orientim të deputetëve  te Berisha. Berisha tashmë ka dalë nga loja.

Linja e tretë është që grupi i vogël të besë si atavizëm i grupit parlamentar. Në parashikimin tim, pavarësisht debateve e përplasjeve në fund fare është linja zyrtare që prevalon.

Me kalimin e kohës do të ketë rikonfirmim të linjës zyrtare të PD.

PYETJA: A do të ketë prapakthehu të Berishës? Do të ketë tërheqje?

BAMIR TOPI: Probabiliteti është më i lartë për një tërheqje. Mua më duket se lëvizja e tij në këto momente është për të fituar kohë, lëvizje taktike. Nëse do të shohë gjatë rrugës që nuk e çon në asnjë vend. Në metodologjinë e tij mund të bëjë piruetë, tërheqje, por do ia lërë kohës dhe harresës. Besoj do jetë kjo e dyta.

PYETJA: Nëse nuk do të ketë tërheqje a do të ketë kosto?

BAMIR TOPI: Me kalimin e kohës , kostoja më e madhe shkon tek njerëzit e thjeshtë të PD. Ata që e përjetojnë si diçka emocionale dhe jo racionale. Kush është në struktura sheh moshën, përkrahjen, vitalitetin. Berisha është në një process braktisje. Për të kërkuar indikatorë. Parashikimi është që të konfirmohen me liderin zyrtar.

Emocionet e momenteve të para janë si tifozeritë. Kur pëson gol është moment i rëndë, më pas qetësohen. Reagimet ishin të momenteve të para. Jam më i painteresuari ta shoh këtë ndeshje. Ku është e djathta shqiptare sot? Në drejtim i paditur. Kauza është e humbur. Të dy janë në një kauzë të humbur. Çfarë është e rëndësishme për shqiptarët> Ylli polar për Shqipërinë janë SHBA. Ata e kanë dhënë verdiktin e tyre.

Orientimi duhet të jetë i qartë, jo vetëm për Bashën, por për Shqipërinë. Nëse do të kisha qenë pas dy humbjeve direkt do të kërkoja dorëheqjen time. Edhe Berisha duhet të ishte larguar. Çfarë mendon ai që do të kthehet për herë të tretë? Prisja që në prill të mos ishte. Por ishte prej fatit të tij të zi. Imazhin e vet e kuron vet, mos prit të ta kurojnë tjetër.

PYETJA: A mund të themi që Basha po ecën vet?

BAMIR TOPI: Kjo më kujton filmin e të ndjerit Kiço Blushi. Duhet të shkojë njëherë në fshat. Për metaforë, duhet të shkojë në fshat. Beni që jetonte në qytet pa jetën e fshatit. Kur u kthye po ecte në këmbët e veta. Basha nuk e njeh terrenin shqiptar. Duhet të rregullojë marrëdhëniet e kredibilitetit. Ngrihen mbi karakter, që ndoshta ai nuk e ka. Por kur je në pozicion të tillë, duhet ta mendosh mirë që nuk je vetëm. Je me njerëz të tjerë, që mund të kenë halle nga më të ndryshmet dhe je para një qeverie që nuk njeh pengesë.

Njerëzit më të kualifikuar të administratës së djeshme e ke në rrugë. Administrata ndërkohë varfërohet. Ku janë këto standarde? Në metaforën që ju e morët, Basha duhet të njohë terrenin, të shohë si jetojnë realisht shqiptarët. Të japë shenjat e qarta që nuk mendon për bizneset e veta. Kjo është e dukshme, nuk e them unë. Unë ndoshta jam interpret i gjërave që janë thënë nëpër studio. Në një vend të vogël si Shqipëria politika është sa e thjeshtë dhe e ndërlikuar. Bëhet e thjeshtë në terren, e vështirë kur je në zyrë.

/m.j

Next Post
Nesër nis fluturimi i parë rreth orbitës së Tokës, ja sa turistë do të jenë në bord

Nesër nis fluturimi i parë rreth orbitës së Tokës, ja sa turistë do të jenë në bord

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet

Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet

December 30, 2025
Nis hetimi/ Gara kthehet në tragjedi, u mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Nis hetimi/ Gara kthehet në tragjedi, u mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

December 30, 2025
“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

December 30, 2025
Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

December 30, 2025
“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

December 30, 2025
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

December 30, 2025
Goditi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Gjermani 60-vjeçari shqiptar

December 30, 2025
12 vite pas aksidentit, jeta e heshtur e Michael Schumacher

12 vite pas aksidentit, jeta e heshtur e Michael Schumacher

December 30, 2025
A do i njohë PD zgjedhjet? Kaso: Duke parë duke bërë, duhet të presim të gjitha hallkat

“Opozita nuk prodhon asnjë ide”/ Mahmutaj: Nëse mbahen zgjedhje, Rama merr 10 deputetë më shumë

December 30, 2025
CIA kryen sulm me dron në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, i pari brenda vendit

CIA kryen sulm me dron në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, i pari brenda vendit

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com