• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topi: Mungesa e vullnetit për Reformën tregon frikën e politikës

by Java News
29/05/2016 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politika ka frikë nga Reforma në Drejtësi, ndaj po gjen alibi për ta sabotuar atë. Kjo është akuza që bëhet hapur nga Bamir Topi, ish-President i Shqipërisë dhe tani Kryetar i Frymës së Re Demokratike, i intervistuar nga Panorama.

Topi vlerëson rolin e ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin në funksion të ndërtimit të një dialogu mes palëve, ndërkohë që thekson se paaftësia e klasës politike për të gjetur dakordësi lidhet me ngjarje të së shkuarës.

Zoti Topi, Reforma në Drejtësi është në fazën finale, atë të miratimit të draftit të ndryshimeve kushtetuese, por ende konsensusi mungon, ndërsa palët bëjnë deklarata në distancë. Si e vlerësoni stadin në të cilën ndodhet reforma?

Unë besoj se ajo që lidhet esencialisht me rolin e politikës te Reforma në Drejtësi është shprehja e vullnetit politik, pasi me teknikat ligjore janë marrë ekspertët. Me fjalë të tjera, ajo që i mbetet të bëjë nuk po e bën. Arsyet nuk duhen kërkuar te paaftë- sia e politikës, por tek e kaluara dhe e tashmja e saj si aktore e menaxhimit të fondeve e pasurive publike, si dhe në çështje delikate politike me rrjedhoja dramatike, si p.sh. “Gërdeci”, “21 janari” etj. Tanimë nuk ka paqartësi. Palët janë shprehur dhe duken tendenca të qarta të sabotimit të Reformës me pretekste absurde, pasi kërkohet votim me 2/3-tat, kur të njëjtët aktorë zgjodhën Presidentin me 71 vota. Mbetet për të parë deri kur do të mund të blofohet.

SHBA dhe BE, respektivisht ambasadorët e tyre, në mënyrë paradoksale kanë punuar më shumë se politikanët tanë për këtë reformë. Si e vlerësoni rolin e Donald Lu dhe Romana Vlahutin?

Konstatimi juaj më duket i drejtë, madje unë kam bindjen se janë partnerët ata që po e orientojnë politikën shqiptare në këtë reformë. Atë që dinë të bëjnë më mirë politikanët shqiptarë është të prodhojnë “zhurmë” e mjegull. Ajo tashmë ka fizionominë e një politike arkaike që nuk u përgjigjet sfidave të Shqipërisë. Me këtë sjellje kam bindjen që nuk do mund të marrim ftesë për anëtarësim për një kohë relativisht të gjatë. Roli i ambasadorëve është në përputhje me vullnetin e vendeve që përfaqësojnë dhe mjaft impenjativ.

Cila ishte ndjesia juaj kur ambasadorët morën pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare?

Pa dyshim një rast i paparë në historinë politike të tranzicionit dhe tregues se sa poshtë ka rënë kredibiliteti i forumeve politike. Kjo situatë shpreh mungesën e sinqeritetit të drejtuesve të partive, në biseda konfidenciale me ambasadorët dhe ndoshta këta provuan ta certifikojnë në grupet parlamentare, por duke harruar se në Shqipëri partitë politike janë pronë e kryetarëve, formalë apo informalë qofshin.

Vullneti i munguar për miratimin e Reformës tregon frikë ndaj saj, apo alarm rreziku për kapjen e sistemit të Drejtësisë?

Sigurisht që është çështje frike në çdo moment. Alibia zgjidhet të përdoret dhe për politikën nuk përbën surprizë.

Ndërkohë, më pak e fokusuar është edhe Reforma Zgjedhore, e cila duket se do të jetë produkt në limitet e kohës. Cili është qëndrimi i FRD-së për këtë reformë?

Po flitet për votim dhe numërim elektronik, por jo për thelbin, sistemin apo listat e hapura dhe korrektimin e votës… Fryma Re Demokratike ka qenë e mbetet e mendimit që gjithçka e deformuar në Shqipëri fillon e zhvillohet mbi platformën e korrupsionit me votën e shqiptarëve. Si gjithmonë, Reforma Zgjedhore bëhet në limitet e kohës, duke dëshmuar arrogancë dhe paralajmërim për vjedhje të reja në votimet e radhës. Ne jemi për ndryshime të rëndësishme si korrektimi kombëtar i votës, komisione jopolitike, lista të hapura etj. Sa i përket votimit elektronik, është çështje teknologjike që duhet të shoqërohet nga ato çka thashë më sipër.

Ligji për dekriminalizimin, sipas jush, solli efektet që priteshin edhe deri në këtë fazë kur të dhënat janë bërë publike?

Jo, jemi ende në fazën e deklarimeve, por edhe në këtë fazë bie në sy amoraliteti në ndryshimin e të dhënave personale apo mosdeklarimi i sinqertë. Mbetet për t’u parë roli i institucioneve monitoruese në këtë proces. Uroj të mos dështojë, si nisma të tjera që kanë mbetur shterpë.

Aristir Lumezi/panorama/d.i.

Next Post

Barcelona në Twitter: Real, urime për titullin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prodhuesi gjerman i armëve fshihet nga agjentët rusë: Planifikonin të më helmonin me “Novichok” -

Prodhuesi gjerman i armëve fshihet nga agjentët rusë: Planifikonin të më helmonin me Novichok –

September 2, 2026
Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) -

Duhet ta ndalin atë luftë idiote, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) –

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik -

Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik –

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com