• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topi: FRD do të bëjë koalicion me atë forcë politike që garanton ruajtjen e votës

by Java News
22/11/2016 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë takimit me strukturat drejtuese të rretheve Tiranë, Durrës, Elbasan, Kukës, Lezhë, Shkodër dhe Dibër, kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, e vuri theksin te zhvillimet aktuale politike si dhe te e ardhmja FRD-së.

Topi tha se FRD nuk ka vendosur ende se me cilin koalicion do shkojë në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, ndërsa theksoi se kushti mbetet garantimi i votës.

“Sa i takon koalicionit ajo do bazohet në rezultatin e parimeve dhe të programit tonë politik. Çdo forcë politike me parametrat tona duhet të kishim dyfishuar rezultatin tonë. Këtu po vlerësohen e certifikohen njerëz që s’kanë parime, njerëz të dhunshëm. Ne jemi partia politike me serioze dhe më e pastër, ndërkohë që çdo parti të po lind ka interesa të vogla. Jemi parti dhe sigël politike me njerëz që nuk përfliten dhe as janë të përfshirë në afera korruptive duke qenë njëkohësisht një parti me shumë koherencë. Ne, do të shkojmë në një koalicion që do na garantojë votën”, u shpreh Topi.

Kryetari i FRD-së solli në vëmendje se pa drejtësinë zgjedhore edhe zgjedhjet e 2017-ës rrezikohen të deformohen.

Ai tha se rezultati real i votave për FRD-në në 2013-ën ishte 130 mijë vota, i konfirmuar nga të gjitha sondazhet e kryera.

“Drejtësia nis nga vota, por para së gjithash drejtësia fillon në gjithë klimën parazgjedhore. Njerëzit që kanë xhepat me para, të mos e devijojnë procesin. Ne do të tregojmë se kush jemi dhe sa jemi si forcë politike, për të ruajtur votën tonë. FRD në zgjedhjet e kaluara mendohet të ketë pasur 130 mijë vota, dhe na lanë vetëm 30 mijë vota, pra kemi pasur të njëjtat shifra sa LSI. Këtë e kanë vërtetuar të gjitha sondazhet e kryera para zgjedhjeve”, deklaroi Topi.

Sipas tij, FRD është risi në skenën politike shqiptare, pasi është ndërtuar si parti elektorale që transmeton në mënyrë të natyrshme frymën e partisë, dhe që nuk është ndërtuar në mënyrë burokratike.

“Jemi në kohën e duhur për të hyrë në periudhën më intensive. Me eksperiencën që kemi fituar, e forcuar njëkohësisht gjatë këtyre viteve, me një situatë politike super kaotike, me personazhe super të korruptuar të cilët kanë ngritur një sistem të korruptuar në gjithë këto vite… të gjitha tregojnë se në ç’nivel ka rënë demokracia kur për 26 vite shohim në tribunën politike të njëjtat fytyra”, tha Topi, duke shtuar se shqiptarët sot vuajnë probleme të theksuara social-ekonomike.

“Problemi nis ku fillon mbijetesa e familjes. Në këto 26 vite për shkak të lëvizjes dhe pamundësisë për të pasur një standard jetese në Shqipëri janë shkatërruar marrëdhëniet njerëzore, njerëzit janë larg njëri-tjetrit”.

Duke akuzuar partitë e vjetra si të shteruara, Topi tha se kanë huazuar programin e FRD-së dhe e hedhin mediatikisht si platformë të tyre. “Eksponentët kryesorë të politikës kanë huazuar në kontekstin e veprimeve të tyre nga ne, kanë huazuar kauzat tona politike. Në momentin e parë bëjnë errësirën mediatike, e lënë të harrohet  dhe më pas marrin tezat dhe i hedhin mediatikisht si të tyret”, deklaroi kryetari i FRD, Bamir Topi. /shqiptarja.com/a.k

Next Post
Vendi i të pandehurve, Frroku ankohet: Hoqët kafazin, më futët në akuarium

Gjykata dhe Prokuroria nuk rakordohen me njëra tjetrën, shtyhet sërish gjyqi ndaj Mark Frrokut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

May 10, 2026
Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

May 10, 2026
“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

May 10, 2026
Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

May 10, 2026
“Hantavirusi transmetohet nga njeriu te njeriu”, mjeku Erion Dasho: Është i pranishëm në Shqipëri!

“Hantavirusi transmetohet nga njeriu te njeriu”, mjeku Erion Dasho: Është i pranishëm në Shqipëri!

May 10, 2026
Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

May 10, 2026
Misteri i molovistëve italianë në protestën e 8 majit

Misteri i molovistëve italianë në protestën e 8 majit

May 10, 2026

Ambasadori Gonzato është caktuar “armik në dispozicion” të Berishës

May 10, 2026
Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

May 10, 2026
‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In