• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topi flet për krizën PD: Basha administron pronën politike të Berishës

by Java News
17/03/2022 21:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U promovua këtë të enjte në Tiranë libri “Betejat e humbura të Tiranës” i shkruar nga ish-presidenti Bamir Topi, i projektuar përmes kujtimeve si një studim i ndryshimeve sociopolitike dhe zhvillimit urban të kryeqytetit.

Presidenti Bamir Topit me origjinë prej një familjeve më të vjetra të Tiranës kujton, studion dhe vëzhgon përmes këtij libri rrënjët e qytetarisë së vërtetë e cila  është mbuluar përgjatë historisë së saj me llumin e liderëve që udhëheqin për të sunduar.

Për Topin,  shpirti dhe vizioni demokratik i qytetarëve të Tiranës është nëpërkëmbur nga gjykimet dhe  interesat personale.

Sipas tij, në këtë vepër ka përfshirë të vërtetat nga këndvështrimi i tij si ish kreu i shtetit.

“Në vitin 1990 kur të gjithë prisnin me padurim rikthimin e plaçkës së vjedhur, për pronën, ajo pronë pastaj u rivodh në mënyrën më të sofistikuar. Pikërisht këtu, jam i detyruar të flasë për një gjë që ka ndodhur këtu. Megjithatë dua ta dëshiroj që ta lë këtë pjesë në kuriozitetin e lexuesit. Kam folur me emra dhe mbiemra. Kam folur për të vërtetën. Kjo histori ngjan si historia e një operatori që merr aparatin dhe filmon. Unë them të vërtetat e mia në këtë libër. Gjëja e parë që kam lexuar, kur të thuash të vërtetat përgatitu mirë. Sepse, gënjeshtarët do të përgatiten mirë për të kundërshtuar. Këtë e kam pasur mirë, çdo ditë që kam shkruar.

Një libër i shkruar me sinqeritet ku shpreh gjykimin e tij për Ahmet Zogun, Enver Hoxhën, Sali Berishën, Edi Rama dhe Lulzim Bashës. Ai thotë se komenton edhe marrëdhënien e Bashës me Berisha.

“Luli, gjithmonë ka qenë besnik pa ekuivok dhe i devotshëm i shefit të tij, dhe e kam kundërshtuar iluzionin e mjaft politikanëve apo analistëve për ndonjë gjest që do ta mërziste Berishën. Madje bindja ime ka qenë dhe mbetet se edhe sikur Berisha t’i japë “lirinë, Luli nuk do të “fluturonte”.(…)

“(…)Pa mburojën e shefit, atë do ta “copëtonin” politikisht. Në fakt te Lulzim Basha nuk “frynte” asnjë fllad lirie, apo ndryshimi. Ai e paraqiste situatën te reformuar, por nuk demonstronte substancë, por vetëm sipërfaqe, e duke ëndërruar të bëhej Kryeministër vetëm për shkak të pakënaqësive popullore”(…).

“(…)Lulzim Basha nuk ishte Kryetari real, por thjesht administratori në “pronën politike të Sali Berishës. Qysh nga formimi i “Frymës së Re Demokratike” në vitin 2012 herë here jam pyetur për mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokra pas tike dhe përgjigja ime ka qenë konstante, që sa kohë aty do të jetë Sali Berisha, unë nuk do të jem aty”, shkruan mes rreshtave Topi.

Për librin, folën edhe historiani Neritan Ceka, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, historian Beqir Meta, të cilët e spikatën si një libër edhe me vlera historike.

“Libri i Bamir Topit është  një histori e përpjekjes për të kthyer Tiranën në një hierarki vlerash pëmes betejave të humbura si pikënisje për t’i futuar ato si velera jo vetëm qyetarëve të Tiranës por të gjithë shqiptarëve të mençur, e dinjitozë kudo që ndodhen”, tha Ceka./m.j

Next Post
Vangjeli: Më erdhi keq kur pashë çfarë i bënte Duma-Bashës në ambientet e Kuvendit

Vangjeli: Më erdhi keq kur pashë çfarë i bënte Duma-Bashës në ambientet e Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In