• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topi është i Lulit, por penalltinë ai nuk e gjuan dot vetë!

by Alfred Peza
04/06/2020 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ajo që ka mbetur si fraza më tingëlluese në publik, pas dakordësisë së mazhorancës për arritjen e  “marrëveshjes shumë të mirë” për reformën e re zgjedhore, janë fjalitë e fundit e Ambasadores Amerikane në Tiranë, Yuri Kim nga rezidenca e saj në mbrëmjen e së mërkurës:

“Ka ardhur koha për mikun tim Luli Basha, që të balancojë të gjithë faktorët dhe të thotë PO për popullin shqiptar dhe të thotë PO për Shqipërinë në Europë. Topi është në fushën e tij dhe e ardhmja është në duart e tij”,- tha ajo.

Ka shumë shprehje të njohura popullore me simbolikën e topit në një lojë futbolli, aq sa edhe Kryeministri Edi Rama në Parlament e vijoi të enjten këtë retorikë, duke bërë thirrje që të presim opozitën jashtë parlamentare, ose më mirë ata që e kanë tashmë topin se ku do ta çojnë atë. A do e mbajnë poshtë fanellës? A do e nxjerrin nga stadiumi? Do e kapin? Apo do të thonë se topin e kam unë dhe penalltinë do ta gjuaj vetë?

Fraza e fundit i referohet batutës së një filmi të njohur shqiptar për fëmijë, në të cilin personazhi që luan rolin e “djalit të beut” që ishte edhe i zoti i topit, nuk i la shokët e tjerë të skuadrës që ti afroheshin pikës së bardhë të penalties. Ai u tha se do ta gjuante topin vetë, nisur jo nga e drejta e zotësisë, por nga e drejta e pronësisë!

Kur u duk se pas kësaj, për Lulzim Bashën çdo gjë në pamje të parë do të ishte më e thjeshtë se asnjëherë tjetër dhe sot mbetej vetëm që të zhvillohej ceremoniali për ta firmosur “marrëveshjen që do ta vendosë vendin drejt anëtarësimit në BE”, ai dhe gjithë liderët e tjerë opozitarë rrotull tij u mblodhën për dy orë me radhë në selinë blu. Por, as pas kësaj, nuk pritet që të ketë dhënie konsensusi!

E vetmja gjë e re që u mësuar pas deklaratës së kryediplomates amerikane, përfshihej tek ajo fraza e Kryetarit të PD se “ka mbetur një çështje pa zgjidhur” ende. Kaluan edhe shumë orë pas kësaj dhe ajo çështja nuk po zbulohet që nuk po zbulohet se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.

Nuk po artikulohet dhe askush nuk di as që ta thotë përafërsisht se për çfarë bëhet fjalë. Sepse, me siguri që ajo as që ekziston. E po mendohen e po mendohen si puna e atij personazhit tek barsaleta, kur i kërkuan që të thoshte një gjë të madhe, e në fund ai tha fjalën: Mal. Sepse ai nuk njihte me sa duket ndonjë gjë tjetër me të madhe në këtë jetë, sesa mali që kishte përballë shtëpisë së vet!

E vërteta është se kryedemokrati ka plotësisht të drejtë në atë që u tha gazetarëve pas Yuri Kim. Sepse ka mbetur vërtetë një çështje ende pa u zgjidhur. Topi tani është vërtetë në fushën e Luli Bashës, por ai nuk mund ta gjuaj dot penalltinë. Jo se ka frikë se mund ta humbi atë përballë portës së Edi Ramës. Sepse edhe nëse ndodh, në fund të fundit edhe ajo pjesë e lojës është dhe nuk do të ishte fundi i botës. Për aq kohë sa penallti kanë humbur edhe Pele, Maradona, Messi e Ronaldo.

Problemi i vetëm është se megjithëse e ka topin në fushën e vet, Luli Bashës nuk ia jep njeri të drejtën që ta gjuaj penalltinë. Sepse opozita ka një problem të madh e të pazgjidhur prej shtatë vjetësh. Pasi nuk dihet se kush është në të vërtetë pronari i topit të lojës së tyre politike. A është Sali Berisha? A është Ilir Meta? Apo është Lulzim Basha?

Pa u zgjidhur fillimisht kjo çështje që ka që nga 2013, brenda lojës së “Opozitës së Bashkuar”, është e pamundur që të gjendet zgjidhja edhe për topin që është në fushën e Luli Bashës. Pasi ai nuk është pronari i vërtetë as i fushës dhe as i topit. Ndaj i duhet leje që të luaj e ta gjuajë atë.

Për rrjedhojë, ndryshe nga sat ha Yuri Kim, e ardhmja nuk është në duart e Luli Bashës. Por në duart e atyre, që janë pronarët e vërtetë të topit, që i kanë lënë atij tani në dorë!

Next Post
EMRAT/ Prodhonin dhe tregtonin drogë, pranga dy shqiptarëve në Itali

EMRAT/ Prodhonin dhe tregtonin drogë, pranga dy shqiptarëve në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In