• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topi: Çfarë më tha Berisha pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe si më çoi drejt kurthit me armë në Shkodër

by Java News
28/05/2019 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Bamir Topi, në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), rrëfen bisedën me Sali Berishën pak çaste pas vrasjes së Azem Hajdarit, në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998. Topi rrëfen gjithashtu se si e mësoi lajmin për vrasjen e Azemit, kontaktin e parë me Berishës pas atentatit dhe lëvizjen e tij. “Pasditja e 12 shtatorit 1998 ishte e gjallë në selinë e Partisë Demokratike.

Njerëzit e medias ishin në pritje të materialeve filmike. U largova për punët e mia dhe ndërkohë që ora po afronte 21:00, futem te rrugica e shtëpisë sime, te Rruga e Barrikadave, duke dyshuar në atë kohë vetëm radion ‘Kontakt’. Dola nga makina për të hapur portën e oborrit dhe ende pa fikur makinë dëgjoj, sikur të ndodhte në oborrin e shtëpisë, një zhurmë kallashnikovi me të cilin na ishte mësuar veshi përgjatë atij viti të mbrapshtë. Mbasi mbylla portën e oborrit, po afrohesha te makina dhe papritur emisioni i lajmeve i orë 21:00 ndryshoi rrjedhën me një lajm tragjik. “Sapo njoftohemi se pak çaste më parë është bërë atentat me armë zjarri pranë selisë së Partisë Demokratike”. Në vazhdim të fjalëve të tij spikeri informon dhe thotë: “Njoftohemi se lideri i dhjetorit, Azem Hajdari, është plagosur dhe është dërguar në spital. Së bashku me të është ekzekutuar edhe truproja Besim Çera”. Pasi futem pak çaste në shtëpi, u tregoj se çfarë kishte ndodhur dhe u thash të qëndronin, sepse do të shkoja te PD-ja. Një shi i lehtë kish filluar.

Pa fikur makinën dola në Rrugën e Barrikadave dhe në një rrugë të boshatisur arrij për 1-2 minuta pranë selisë. Policia kish bllokuar hyrjen në vendngjarje dhe më orientuar të futesha nga krahu i Parlamentit. Dola me shpejtësi nga makina, ndërkohë që shiu binte me rrëmbim. U futa nëpër shkallë dhe takova Ibrahim Ndreun, një nga shoqëruesit e Berishës që më tha ‘është vetëm’. Deri në atë çast informacioni ishte për plagosje, ndërsa sa takoj Sali Berishën më thotë se e kishin vrarë. –Si është gjendja? –Ka mbarur. Më njoftuan nga spitali. Kanë vrarë edhe shoqëruesin e tij, Besim Çerën. Duke vazhduar më tha që të mblidheshim si kryesi në orën 12:00”, shkruan Topi.

Grushti i shtetit  

Ish-presidenti Bamir Topi flet për ngjarjet e dhunshme pas vrasjes së Azemit dhe se si devijoi ceremoniali jashtë axhendës së përcaktuar. “Atë natë u mblodhëm për ceremonialin dhe natyrisht të gjithë ishin të vrarë shpirtërisht. Ishte ngjarja më e rëndë që kish ndodhur. E nesërmja solli ngjarje të dhunshme pas protestave spontane të qytetarëve te Kryeministria, por edhe një vrasje ku u dyshua për snajper. Ishte vrarë Skënder Kalenja, anëtar i Partisë së Ballit Kombëtar, një komshi i imi, i cili njihej si një njeri i mirë dhe i butë. Situata po akumulonte shumë revoltë. Sikurse ishte lajmëruar, ceremoniali po zhvillohej me homazhe në sheshin ‘Skënderbej’, tek platforma e Pallatit të madh të Kulturës. Pas fjalëve të rastit, arkivoli me trupin e Azem Hajdarit mori rrugën e bulevardit drejt Kryeministrisë, detaj që nuk ishte parashikuar. Ky ndryshim rrugëtimi e futi politikën e vendit në një rrjedhë tjetër shumë të tensionuar e traumatike dhe politikisht më të rëndë se kriza e vitit 1997, e cila ishte financiare dhe sociale. Isha së bashku me Albert Brojkën, të cilit i thash se situata po shkon drejt përplasjes. Tirana e datës 14 shtator 1998 kishte precipituar në kaos. Ky moment u shfrytëzua nga individë kriminelë rruge, të cilët plaçkitën dhe i vunë zjarrin dyqaneve në qendër të qytetit, duke zbritur njerëzit nga automjetet për t’ua rrëmbyer. Ndërkohë kryeministri Nano ishte larguar jashtë Shqipërisë. Kjo gjendje e rëndë vazhdoi deri në mbrëmje, kur dukej se u qetësua, por vendi po futej në një klimë tensioni të lartë politik me implikim të policisë, që kishte filluar të marrë fizionominë e një policie politike”.

Kurthi në Shkodër

Ish-presidenti Bamir Topi në librin e tij autobiografik shkruan se në këtë situatë trazirash, qeveria e atëhershme hodhi idenë e mbajtjes së një referendumi me 28 nëntor 1998 për Kushtetutën. Për rrjedhojë, PD vendosi të kundërshtonte këtë referendum dhe të takonte mbështetësit e saj në çdo qytet për të komentuar pikat e papranueshme. Topi rrëfen se si Sali Berisha e çoi në një takim në Shkodër, duke mos i treguar që atje ishte situata e rrezikshme, pasi kishin arrestuar ish-truprojën e Azem Hajdarit Marjan Grykën, ndërsa njerëzit qëllonin me armë dhe hidhnin granata. “Në këtë situatë, ku demokratët ishin të plagosur rëndë, qeveria hodhi idenë e mbajtjes së një referendumi më 28 nëntor 1998. U mblodhëm në Kryesi dhe vendosëm qëndrimin politik për Kushtetutën. Nuk do të merrnim pjesë në referendum, por do të kontaktonim në çdo qytet mbështetësit tanë për të komentuar pikat e papranueshme. Shumë i çuditshëm në dukje, por i qartë për mua, ishte një episod që ndodhi gati një ditë përpara ditës së referendumit pikërisht në Shkodër. Ndonëse nuk isha planifikuar për takimin në Shkodër, ndërsa grupi po zhvillonte një takim në Koplik, me telefonoi Berisha dhe më kërkoi të bisedonim në zyrë. Ora ishte rreth 12:00 kur e takova. Me tha se duhej të nisesha në Shkodër për takimin që bëhej në orën 18:00 te teatrit ‘Migjeni’. –Grupi ka ikur më kohë, – i thash. –S’ka gjë, gjej makinë dhe nisu! –Më duket shumë vonë dhe nuk është se i shtoj ndonjë gjë atij takimi. Jemi vërtetë vonë. –Ata po të presin, – vazhdoi ai. E pash se nuk ia vlente për t’i zgjatur bisedat dhe u largova me një parandjenjë jo të mirë. U nisa me Tahsim Memën, me makinën e tij dhe ndërkohë që po futeshim në Shkodër, dëgjojmë shumë të shtëna me armë, deri edhe granata dhe pamje shtëllunga tymi.

Në qendër të qytetit takova një mikun tim dhe e pyeta si është gjendja këtu? –Në mëngjes kanë arrestuar Marjan Grykën, ish-truprojën e Azem Hajdarit, dhe kjo ka shtuar tensionin në këtë qytet. Po ti sot e gjete për të ardhur në Shkodër? Kemi për të paraqitur tezat për referendumin. Ndërkohë që flisja me mikun tim, mendja më shkonte tek pyetja se pse Sali Berisha nuk më tha asnjë fjalë për gjendjen e krijuar në Shkodër dhe madje insistoi të shkoja atje. Kjo më bëri të ruhesha nga ndonjë e papritur. Në teatrin ‘Migjeni’, në çastin kur hipëm në tribunë, ishte Topalli, Beja, Abnori dhe Lorenc Luka. Njerëzit në sallë, po hidhnin parulla: “Ç’na duhet referendumi të shkojmë të gjithë në prefekturë dhe të lirojmë të arrestuarit”. Jozefina mundohej t’i qetësonte duke u thënë që do të shkonin pas takimit. Ata vazhdonin për të mos zhvilluar takimin dhe po përkeqësonin situatën. I ndjeri Ferit Hoti, deputet i Shkodrës, mjek dhe mik i tim vëllai, ‘m’ua afrua dhe më tha në vesh: -Bamir, ti e din që jam mik i familjes suaj dhe të du fort dhe nuk mund të mos ta them. –Çfarë? –Gjej rastin dhe largohu shpejt nga Shkodra. –Ok, – i thash dhe njoftova Tasimin të mbante ndezur makinën në derën anësore të teatrit afërt podiumit… Po largoheshim nga rruga e errët e Torovicës, kur vura re se pas nesh po vinte një fuoristradë. Ishte Fatos Beja dhe me sa duket edhe ai kish marrë ndonjë sinjal apo kish kuptuar përse duhet të largohej shpejt. Ishte koha kur Sali Berishës i duheshin situata për t’i shfrytëzuar politikisht në favor të emrit të tij. Opozita e vështirë vazhdoi më tej, deri sa erdhën zgjedhjet e 2001, zgjedhje të cilat unë i fitova në zonën e njësisë nr. 3 me qendër të Xhamllëku, kohë në të cilën filloi opozita e organizuar parlamentare, rezultatet e së cilës do të merrnin fryte në qershor të vitit 2005, kur Partia Demokratike u rikthyer në pushtet. Gjatë kësaj kohë unë isha zgjedhur nënkryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar”, shkruan Topi.

Biseda

“Deri në atë çast informacioni ishte për plagosje, ndërsa sa takoj Sali Berishën më thotë se e kishin vrarë. –Si është gjendja? –Ka mbarur. Më njoftuan nga spitali. Kanë vrarë edhe shoqëruesin e tij, Besim Çerën. Duke vazhduar më tha që të mblidheshim si kryesi në orën 12:00”.

Kurthi

“Ndërkohë që flisja me mikun tim, mendja më shkonte tek pyetja se pse Sali Berisha nuk më tha asnjë fjalë për gjendjen e krijuar në Shkodër dhe madje insistoi të shkoja atje. Kjo më bëri të ruhesha nga ndonjë e papritur”./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Nis Interi i Kontes, zbardhet lista e lojtarëve që kërkon tekniku

Nis Interi i Kontes, zbardhet lista e lojtarëve që kërkon tekniku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

January 22, 2026
Rusia kërkoi largimin e NATO-s nga Lindja, Rumania: SHBA refuzoi kërkesën, por Trump mund të bëjë lëshime

Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump

January 22, 2026
Mbërrin acari, pritet rënie drastike temperaturash

“Shqipëria goditet nga stuhia ciklonare pas dy ditësh”, paralajmërimi i meteorologes

January 22, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Seanca publike në Kushtetuese për zv.kryeministren Balluku, GJKKO nuk do marrë pjesë

January 22, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Zogaj: Rama “theu” akullin me administratën Trump, ja dy sinjalet nga SHBA

January 22, 2026
Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit

Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit

January 22, 2026
Provincializmi politik i Tiranës me Donald Trumpin

Trump dhe efekti TACO: Të gjitha rastet kur presidenti i SHBA-ve është kthyer pas

January 22, 2026
Të jetosh brenda gënjeshtrës

Të jetosh brenda gënjeshtrës

January 22, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: 21 Janari përcaktoi 15 vitet e fundit politike, drejtësia duhet të vulosë autorin që tha; Qëlloni!

January 22, 2026
Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In