Ish presidenti Bamir Topi ka theksuar se nuk do të vonojë momenti kur gjërat do të shkojnë në shtratin natyral sa i përket situatës politike.
Teksa kujton ligjin për çështjen e pronës, Topi thotë se Berisha e ka shkatërruar historinë.
“A e ka zgjidhur Shqipëria pas 32 vitesh historinë e pronës? Kush është arkitekti i ligjit 7501. Edhe Fatos Nano ka ndryshuar qëndrim pas instistimit të Sali Berishës. Nuk ka mëdyshje.
Njeriu që ka shkatërruar historinë e pronës në Shqipëri është Sali Berisha. Të gjithë ata që janë injorantë e nuk duan të lexojnë, ta shohin. I ka futur familjet në gjyqe e në grindje familjare. Si mund ta mbështesin një parti, e cila nesër mund të ketë një lider të majtë? Nuk mund të mbetet vendi peng i 2-3 njerëzve.
Zgjedhjet e pushtetit vendor nga pikëpamja e ruajtjes dhe stabilitetit politik janë shumë të rëndësishme”, tha Topi.
/e.d