• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topi: Berisha është pronari i PD, votat pro-Ruçit me dijeni të tij

by A R
28/09/2017 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi i ftuar në emisionin “45 minuta” nga Denis Minga në Report Tv komentoi situatën politike në vend, por edhe në hapësirën shqiptare si në Kosovë, pas formimit të qeverisë “Haradinaj”.

Duke u ndalur konkretisht te aktualiteti politik shqiptar, Topi iu referua dy votave të PD të cilat shkuan për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit. Sipas ish-kreut të shtetit, kjo ka qenë një taktikë e ndërmarrë nga ish-krytari i PD, Sali Berisha për të dëmtuar kryetarin de jure të PD, Lulzim Basha. “Votë taktike në dijeni të kryesorëve në PD. Ajo është një parti e privatizuar dhe sipas ligjeve të pronësisë që kanë të bëjnë me pasurinë e paluajtshme apo me veprimtari të çdo lloj natyre, kur shkon dhe hipotekohet ka një pronar dhe ky është Berisha”, tha Topi.

Z.Topi, si i gjykoni dy votat e PD për zgjedhjen e Gramoz Ruçit?
Votë taktike në dijeni të kryesorëve në PD. Ajo është një parti e privatizuar dhe sipas ligjeve të pronësisë që kanë të bëjnë me pasurinë e paluajtshme apo me veprimtari të çdo lloj natyre, kur shkon dhe hipotekohet ka një pronar dhe ky është Berisha.

Pse duhej ta bënin këtë?
Për të krijuar një dominant tejtër pëer shkak të problemeve të brendshme të PD. Dhe tjetra, për ta vendosur liderin de jure në një vështirësi ekstreme për t’i thënë që, ti je në vështirësi të përfaqësimit të një subjekti që të tradhton që ditën e parë. Këto janë hipoteza, janë taktike.

Z.Topi, si e cilësoni vizitën e kryeministrit Haradinaj në Tiranë dhe hapat për heqjen e doganave mes dy vendeve?
Kjo është në vijim të një marëdhënie specialie që ekziston mes Shqipërisë dhe Kosovës. Shpesh herë në vocabularin patriotik, i kalon të gjitha ato barriear që realisht ekzisotjnë në terren. Këto biseda si nga kryeministrat ashtu dhe presidentet, janë trajtuar në të njëjtën mënyrë. Këto terma që janë përdorur dje, i kam përdorur edhe në unë në vizitën time të parë në Kosovë si President në takimin me Sejdiun. Por, gjërat nuk kanë ecur në mënyrën e duhur.

Pse s’kanë ecur sipas jush? Ka faktor ndërkombëtar që s’e do këtë bashkëpunim?
Absolutisht jo. Askush nga faktori ndërkombëtar nuk pengon bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Është një problem filogjenetik. Secila linjë politike kërkon të ketë protagonizëm dhe kjo i le shumë gjëra të parealizuara. Askush s’ka penguar të eliminohen disa barriera doganore. Sot, pas 10 vitesh, Shqipëria është në minorancë sa i takon raportit të volumit tregtar të Kosovës me Serbinë. Gjithmonë kam kërkuar që nga deklaratat politike të kalohet në veprime konkrete. Nuk janë zgjidhje vetëm mbledhjet e qeverive, i jepet shumë rëndësi pjesës formale sesa asaj substanciale. Përderisa ne kemi probleme për shkëmbimet tregtare, prodhimet bujqësore, do të thotë se efikasiteti i këtyre marrëdhënieve është ende shumë i dobët. Ka më shumë propagandë. S’e kemi luksin ne sio Shqipëri apo Kosovë, që në shumë vende të përfaqësohemi në mënyrë të veçantë. Është thënëe se duhet të kemi zyra konsullore të përbashkëta, por kjo duhet të bëhet realitet. Këto janë terma diskutimi prej vitesh dhe kur vjen puna për të realizuar, mbesin të vakëta. /b.d

Next Post
VIDEO/ Zbulohet vendbanimi prehistorik në Maliq

VIDEO/ Zbulohet vendbanimi prehistorik në Maliq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri Rama reagon përsëri pas refuzimit të dialogut nga pedagogë dhe studentë: Jam në dispozicion!

October 20, 2026
Shqipëria në valë protestash, Kuvendi mblidhet ditën e enjte! Zbardhet rendi i ditës, interpelancë edhe me ministrin Demo!

Shqipëria në valë protestash, Kuvendi mblidhet ditën e enjte! Zbardhet rendi i ditës, interpelancë edhe me ministrin Demo!

October 20, 2026
Kryetarja e Gjykatës Speciale kundër ndryshimeve në ligj, PDK dhe veteranët: Nuk keni treguar paanshmëri!

Kryetarja e Gjykatës Speciale kundër ndryshimeve në ligj, PDK dhe veteranët: Nuk keni treguar paanshmëri!

October 20, 2026
Parlamenti rumun konfirmon kryeministrin e ri pas muajsh bllokimi

Parlamenti rumun konfirmon kryeministrin e ri pas muajsh bllokimi

October 20, 2026
“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

“Qëndrime të matura”- AAK reagon për protestat në Shqipëri: Mos lejoni përkeqësimin e situatës!

October 20, 2026
Aksident tragjik në Egjipt, 13 të vdekur dhe 34 të plagosur nga përplasja e autobusit me kamionin (VIDEO)

Aksident tragjik në Egjipt, 13 të vdekur dhe 34 të plagosur nga përplasja e autobusit me kamionin (VIDEO)

October 20, 2026
Protestuesit i vunë zjarrin, Gjykata e Lartë pezullon të gjitha gjyqet: Do të shtyhen deri në përfundim të procesit të verifikimit të dëmeve!

U arrestuan gjatë protestës së dhunshme, Gjykata liron edhe 13 tubuesit e tjerë të dyshuar!

October 20, 2026
Protestuesit shkulën edhe stacionin e urbanit pranë Kryeministrisë!

Protestuesit shkulën edhe stacionin e urbanit pranë Kryeministrisë!

October 20, 2026
Protestat, ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë takohen me presidentin Bajram Begaj! Në takim edhe dy krerë të shtetit

Protestat, ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë takohen me presidentin Bajram Begaj! Në takim edhe dy krerë të shtetit

October 20, 2026
Studentët zhvendosin protestën te Kryeministria, krijojnë barrikadë me të rinjtë dhe grumbullojnë pirgje gurësh për të goditur Policinë! (FOTO)

Studentët këngë e valle me daulle në bulevard, në krah mblidhen gurë për tjetër sulm ndaj Policisë!

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com