• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topalli sulmon Bashën për lobistët rusë: Pse kaluan në offshore paratë?

by A R
16/03/2018 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryetarja e Kuvendit, njeheresh dhe ish nenkryetare e PD Jozefina Topalli ndjehet e tronditur me kerkesen e PD permes nje projektligji per te fshire daten 20 shkurt, diten e rrezimit te bustit te Enver Hoxhes.

Topalli per “Vizion Plus” thote se kjo date eshte simbol i rrezimit te diktatures dhe as 1 milion Lul Basha nuk arrijne ta bejne.

Sipas tij kjo nuk eshte PD, dhe Lulzim Basha sa me pare duhet te beje zbardhjen e financimit per lobimin ne SHBA.

Zonja Topalli, PD ka depozituar në parlament ku hiqet data 20 shkurt si data e përkujtimit të viktimave të regjimit komunist dhe vendoset data 26 shkurt, si ju duket kjo nismë?

Po ta kishte bërë PS dhe po të kisha qenë në parlament, nuk do të kisha lënë që të bëhej seancë plenare. E bën ajo që thotë jam Partia Demokratike, unë realisht do të isha pa fjalë.

Por unë nuk mund të them se jam pa fjalë sot pas gjithë këtyre zhvillimeve dhe pas gjithë këtyre ngjarjeve, të cilat prej kohësh kanë lindur dyshimin e madh dhe pikëpyetjen e madhe nëse kjo është PD.

Të shfuqizosh datën 20 shkurt që është data e përmbysjes së shtatores së diktatorit Enver Hoxha, që është thelbi, simboli dhe baza e ngritjes së forcës së parë opozitare që mori emrin partia demokratike do të thotë të vendosësh minat në themelin e origjinës së kësaj force politike që ka bërë histori në këto 27 vite.

Është njëlloj sikur të ngrihej dikush në Gjermani dhe të fshinte datën e rrëzimit të Murit të Berlinit. Data 20 shkurt për ne është data e rrëzimit të murit të Berlinit shqiptar në Tiranë. Ta fshish këtë me ligj, me iniciativë nga Lulzim Basha dhe familja e tij është momenti i vetëm I sinqeritetit të njeriut që mashtron mbi çdo gjë.

Sigurisht që është shumë e rëndë për ato që besojnë se kjo është ende PD, kam bindjen se 2-3 nga firmëtarët i ka gënjyer, duke u thënë se ne po shtojmë datën 26 shkurt që është data e vrasjes se 22 viktimave të pafajshme të vitit 51që lidhet me atë që quhet hedhja e bombës në ambasadën ruse.

Pra ky vendos datën 26 shkurt në përkujtim të hedhjes së bombës në ambasadën ruse dhe shfuqizon nenin 3 të ligjit për vendosjen e datës 20 shkurt si data e përkujtimit të ngjarjes më të madhe të lirisë së shqiptarëve dhe të ndërtimit të demokracisë dhe përmbysjes së komunizmit e diktaturës.

Në fakt jam e pafjalë, momentin që lexova ligjin sigurisht që mu kujtuan votat për Gramoz Ruçin, mu kthye kaseta pas me shpërbërjen e grupit parlamentar, me shkatërrimin e ADN-së së forcës sonë politike, me zhbërjen e ideologjisë së djathtë, me zhbërjen e së djathtës shqiptare nga Lulzim Basha, me sjelljen e tij politike që mund të sillte destabilizim në vendin tonë kur ai nuk pranonte të hynte në zgjedhje.

Sigurisht më kujton faktin që nuk pati asnjë përkujtim për 20 shkurtin dhe kjo datë I bën reaksion atij dhe familjes së tij. Vjet e kujtoj që u mbyll në një museum thua se ishte ditë zie dita e 20 shkurtit, ndërsa sot ai bën ligjin për të zhdukur nga historia jonë 20 shkurtin, duke harruar se 20 shkurtin nuk e zhduk as Lulzim Basha, as 1 milion Lulzim Basha, sepse ajo është historia e shqiptarëve të 27 viteve më parë kur ata kanë ditën më të bukur të lirisë së tyre dhe ëndrrës së tyre më të madhe.

A e ka bërë këtë, përveçse nuk e duron si datë, edhe për të mbuluar “rumours” që kanë shpërthyer gjatë këtyre ditëve për paratë e tij të lobimit në kanale të paqarta dhe për konfuzionin e paqartësinë totale të burimit të parave për lobim dhe kanaleve që ai vet nuk di t’i shpjegojë?

Nuk e di nëse është kjo e dyta, por unë di që vetëm në kuadrin e një viti ka zhdukur një grup parlamentar, ka zhdukur të djathtën, ka shpallur krijimin e “Republikës së re”, ka votuar me votat e njerëzve të grupit të tij dhe familjes së tij Gramoz Ruçin, nuk ka bërë një gjest kur Edi Rama ka bërë ligjin për heqjen e shpërblimit të të persekutuarve, nuk ka bërë një betejë për pronën e pronarët që janë kolonat e një force politike të djathtë dhe ka ardhur sot në shfuqizimin e një prej ligjeve të votuara në qeverinë Berisha, në vitin 2010, që është një prej datave të cilën ne që e kemi përjetuar është një ndër momentet e kthesës së jetës sonë, jetës sonë si gjeneratë, por edhe moment i ndryshimeve të mëdha të vendit tonë.”

Ju e përmendët pak, a e ka dëmtuar PD historia e kontratave të lobimit?

Sigurisht, shumë. Opozita në thelbin e saj duhet të jetë pushtet moral, dhe pushtet moral do të thotë në radhë të parë të jesh i pastër nga korrupsioni, i pastër nga larja e parave, i pastër në përfaqësimin e atyre që kanë votuar kundër qeverisë; asnjëra prej këtyre gjërave nuk ka ndodhur.

E kundërta del nga ajo sa thotë media amerikane, e rikapur nga “Zëri i Amerikës”. Kështu që unë i kam kërkuar atij që të bëjë qartësi dhe të bëjë transparencë për të mirën e tij por edhe për të mirën e forcës politike, emrin e së cilës ai e ka kapur me zor. Nuk e ka bërë deri tani, sa herë ka folur ka shtuar konfuzionin.

Unë edhe njëherë i bëj thirrje që të bëjë transparencën e plotë, sa janë paratë që ka paguar Lulzim Basha, sa janë paratë për të cilat ka firmosur Lulzim Basha, sa janë paratë të cilat kanë kaluar në of shore, pse kanë kaluar në of shore, cili është burimi i këtyre parave dhe pse nuk përputhen shifrat.”

Ka nisur një proces në PD, dhe zoti Basha ka premtuar se procesi zgjedhor do të jetë proces bashkimi; ka ngritur një grup pune I cili po mbledh mendime për ndryshimet në statut, iu kanë kërkuar dhe ju në takim?

“E para e punës unë nuk hyj në grupin e njerëzve që të më thërrasin në takim për statutin, sepse problem I PD nuk është statuti. Problemi i Lulzim Bashës është se ai nuk njeh dhe nuk respekton dhe nuk ka zbatuar statutin që është Kushtetuta e kësaj force politike në asnjë ditë që nga moment që ai është bërë kryetar i PD.

Në këtë kuptim është një fasadë e re, është një farsë, në shkelje statutore, totalisht në shkelje të statutit përsëri të PD, që do të finalizojë përfundimisht spastrimin e kësaj force politike nga të gjithë ata që kanë kontribute dhe investime të jetës së tyre në këtë forcë politike dhe për ta kthyer “të pastër” në një biznes familjar të tij, të kunatit dhe të bashkëshortes së tij.”

A mundet që kuvendi i vjetër, është një ide në PD, të zgjedhë strukturat e reja?

Të ma kishte thënë dikush më përpara do të kisha qeshur, s’do e kisha besuar kurrë. Por Lulzim Basha është në gjendje të bëjë çdo gjë që mendja e njeriut nuk e merr. Dhe këtu nuk e kam vetëm për përmbysjen e ligjit të forcës sonë politike, për rastin konkret ku ai kërkon që të zgjedhë me kuvendin e vjetër këshillin e ri kombëtar, të cilin nuk e ka mbledhur asnjëherë.

Këshilli Kombëtar i një force politike është parlamenti, i bie për paralele që qeveria të mos lejojë asnjëherë në 4 vite që të mblidhet parlamenti, për më tepër mos mblidhet as qeveria ose të mblidhet në 4 vite vetëm 4-5 herë qeveria, sepse kryesia është paralele e qeverisë, Këshilli Kombëtar është paralele e parlamentit.

Një njeri që nuk beson as në forume as në demokratë, as në statut as në historinë as në ideologjinë e djathtë dhe as në datat themelore ai nuk ka asnjë lidhje me PD. Dhe ngjarjet që ndodhin vetëm më konfirmojnë dyshimin tim të hershëm mbi faktin a është kjo Partia Demokratike?/a.m.

Next Post
FOTO-GALERI/ Mbërrin në Shqipëri Galaxy S9 dhe S9+

FOTO-GALERI/ Mbërrin në Shqipëri Galaxy S9 dhe S9+

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria nuk shpëtohet nga komunistja italiane”, ish-sekretarja e PD për ardhjen e  eurodeputetes Salis në Tiranë

“Shqipëria nuk shpëtohet nga komunistja italiane”, ish-sekretarja e PD për ardhjen e eurodeputetes Salis në Tiranë

June 27, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Kokalari nxjerr emrat: Nga Kanadaja në Tiranë, ja kush janë njerëzit e regjimit iranian të përfshirë në protestë

June 27, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Petraj: Protestuesit duhet t’i kishin lënë kohë qeverisë të plotësonte kërkesat

June 27, 2026
“Animals Need Me” peticion institucioneve: Të ndalet helmimi i kafshëve në Shqipëri

“Animals Need Me” peticion institucioneve: Të ndalet helmimi i kafshëve në Shqipëri

June 27, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

“Në SHBA do shkoj para së të bëhem Kryeministër”, Berisha: Protesta duhet të fitojë!

June 27, 2026
KQZ shpall rezultatet përfundimtare, procesi vijon me certifikimin nëse ka mungesë ankesash

KQZ shpall rezultatet përfundimtare, procesi vijon me certifikimin nëse ka mungesë ankesash

June 27, 2026
Goditje e rëndë për Spanjën, Yeremy Pino humbet pjesën e mbetur të Botërorit

Goditje e rëndë për Spanjën, Yeremy Pino humbet pjesën e mbetur të Botërorit

June 27, 2026
“Liverpool Echo”: Lumi i Shalës: Mes Alpeve Shqiptare, ku natyra shfaqet në formën e saj më magjike

“Liverpool Echo”: Lumi i Shalës: Mes Alpeve Shqiptare, ku natyra shfaqet në formën e saj më magjike

June 27, 2026
“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

June 27, 2026
Zjarri në kodrat e Vlorës, flakët afrohen pranë banesave, detajet e para

Zjarri në kodrat e Vlorës, flakët afrohen pranë banesave, detajet e para

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In