• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topalli provokon një përplasje Rama-Nishani

by Aalison Pearse Stevens
20/04/2016 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka zgjedhur dje rikthimin e saj në Komisionin e Politikës së Jashtme për të provokuar një përplasje të re mes Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit. Gjatë mbledhjes ku Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme ishte i pranishëm për të prezantuar Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare, Topalli e pyeti atë se kush do të shkojë në Samitin e OKB-së, Rama, apo Nishani.

“Si e zgjidh Ministria e Jashtme konfliktin mes Kryeministrit dhe Presidentit, kush prej të dyve do të shkojë në OKB? Unë kam parë delegacione skandaloze ku kryeministri dhe presidenti ishin në të njëjtin delegacion dhe përplaseshin me njëri-tjetrin. Të dy nuk lejohet të shkojnë. Si e zgjidhni ju?”-pyeti Topalli. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qirjako Qirko, tha se nuk ka zgjidhje ligjore për këtë çështje, veçse me marrëveshje mes palëve.

“Nuk ka një zgjidhje të qartë ligjore. Deri më tani çështja është zgjidhur me mirëkuptim mes personave në fjalë, ku një vit ka shkuar njëri, e një vit tjetri. Nuk ka një përcaktim ligjor, e vetmja zgjidhje është një marrëveshje xhentëlmenësh.”-tha Qirko. I pyetur se si do të veprohet në rast se kërkojnë të dy të shkojnë në OKB, Qirko tha se kreu i shtetit ka përparësi pasi është figura më e lartë shtetërore, por në këtë pikë, Topalli tha se ne jemi një republikë parlamentare, ku kryeministri është në rolin e kancelarit. Në këtë debat ndërhyri kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, e cila tha se kjo përplasje ka qenë historike në vendin tonë, duke dhënë dhe shembuj të tjerë.

“Ka pasur raste dhe në vendin tonë, kur shkonte edhe Moisiu edhe Nano. E Taulanti detyrohej të ndryshonte dhe vendet në protokoll, po lërë tani”-tha Dade. Pjesë e debatit në vijim të diskutimit të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare u bënë dhe kompetencat e kryebashkiakëve të rinj për të nënshkruar marrëveshje me institucione të huaja. “Deri ku lejohen kryebashkiakët që të nënshkruajë marrëveshje me të huaj? Pyes sepse unë kam shumë frikë nga kryebashkiakët. Më duken krejtësisht të papërgjegjshëm”-tha Topalli. Në përgjigje të këtij shqetësimi, përfaqësuesit e ministrisë së jashtme, thanë se për çdo rast, kryebashkiakët do të duhet të marrin mendim nga kjo ministri para nënshkrimit të marrëveshjeve me palë të huaja. “Në çdo rast, paraprakisht do të merret mendimi politik i ministrisë sonë para se marrëveshja mund të nënshkruhet.

Ne nuk i hyjmë thelbit të marrëveshjes, por politikisht japim verdiktin nëse marrëdhëniet e shtetit shqiptar me palën tjetër janë në nivelin e duhur që justifikojnë marrëveshjen. Sa u takon marrëveshjeve financiare, ato zgjidhen me ligjin për huamarrjen. As në këtë rast ne nuk hyjmë të analizojmë termat teknikë të saj, por vetëm nivelin politik të saj”-tha Drejtori i  Drejtorisë së Traktateve dhe Marrëdhënieve  Ndërkombëtare, Armando Skapi. Në përfundim, komisionin shqyrtoi nen për nen ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare. Skapi tha se: “Ky ligj ka kaluar në një proces konsultimi me këshilltarët ligjor të  Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvend, dhe janë bërë ndërhyrje në disa nene të ligjit”. Pas diskutimeve komisioni u shpreh  dakord për kalimin e tij në seancë plenare.

Next Post

Durrës, arrestohet Myslim Mborja, i vodhi varësen e floririt 62-vjeçares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In