“Nuk ka pasur ndonjëherë lëvizje kaq të fuqishme pas asaj të studentëve në vitet ’90”. Kështu është shprehur ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli për “Foltoren” e Sali Berishës.
Kjo lëvizje, sipas Topallit, ka bërë në një kohë të shkurtër atë që nuk është bërë në shumë vite.
“Nuk është demokratike ajo që po ndodh vitet e fundit brenda PD. Opozita është në një moment kritik të ekzistencës së saj. Humbi tre herë radhazi, por po ndodh një ngjarje e jashtëzakonshme…Shumica e anëtarësisë e ndjen nevojën e reformës së opozitës.”
Por çfarë pritet të ndodhë me Partinë Demokratike pas 11 dhjetorit? Jozefina Topalli thotë se kryedemokrati Basha është faktikisht i larguar. Kjo për vetë faktin që anëtarësia ka thirrur Kuvendin dhe ky, sipas saj, është një rast i paprecedent në realitetin politik shqiptar.
“Ai faktikisht është i larguar. Asgjë nuk ka në dorë. Nëse verifikohet që një numër i caktuar i anëtarësh mbledhin Kuvendin, deligjitimohet. Kryetar në botë që vijon të qëndrojë në zyrë nuk ka. Kur kam dëgjuar Bardhin, që dorëzohen 4200 formularë thotë ky ishte blof, jeton në realitet gënjeshtër. Beson se njerëzit nuk kanë as minimumin e inteligjencës.”
E pyetur nëse ka gjasa që PD të ndahet në dy parti, Topalli u shpreh se shumica është për një ndryshim të lidershipit dhe jo për krijimin e një lëvizjeje të ndarë.
“PD ka nevojë për një zëvendësimi e një lidershipi të korruptuar me një lider që jep shpresë.”
Po ashtu, sipas ish-kryetares së “Lëvizja për Ndryshim”, çështja nuk mund të shkojë as në gjykatë pasi kjo rrugë ndiqet vetëm për krijimin ose mbylljen e partisë, “pjesa tjetër mbulohet nga akte të brendshme me votë.”
/b.h
merreni edhe ate klys i juaji eshte,thyeni qafen bashke me klyshin e bindur tuajin,sh topalli.