• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topalli nuk e llogarit Bashën: Partia Demokratike nuk ekziston më, akoma flas me Berishën

by Ardit Rada
03/11/2020 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej vitit 1996 Jozefina Topalli ka përfaqësuar Partinë Demokratike në parlament, prej 28 tetorit Topalli ka vendosur të hapë një faqe të re në skenën politike shqiptare me Lëvizjen për Ndryshim.

Topalli shpjegon se e nisi këtë lëvizje për një arsye të thjeshtë, Partia Demokratike nuk ekziston më.

“Është marrë në njëfarë mënyre peng i interesave private të dikujt edhe nuk ka pothuaj asgjë nga qëllimet nga ëndrrat, nga parimet dhe nga vlerat për të cilat ajo ka lindur.

Në këto kushte pavarësisht kësaj zhveshjeje nga ajo që ishte sublime në këtë forcë politike, demokratët janë po aty, ata ëndërrojnë po të njëjtat gjëra; duan vendin e tyre që të mos lëngojë, të shpëtojë nga situate ku është futur, por që nuk gjejnë përfaqësim dhe janë pa alternativë”, deklaroi Topalli!

Lëvizja do të jetë e qendrës së djathtë e synon të afrojë çdo kënd që nuk ndihet i përfaqësuar nga lidershipi aktual i PD. Topalli synon të përballet me 3 kryetarët e forcave kryesore në vend: Edi Rama, Lulzim Basha e Ilir Meta duke shpallur si betejë kryesore, betejën kundër korrupsionit.

“Ka një korrupsion që shkon mbi 2 miliardë dollarë për 8 vitet e fundit. Këto janë shifra të frikshme dhe që e venë vendin tonë përballë dy zgjedhjeve, ose dy mundësive; njëra është dramatike që rrezikon të na çojë në destabilizim se e keqja nuk ka fund dhe e dyta në shansin për të ndryshuar dhe për të shkuar drejt ngjitjes.

Sigurisht që krijimi i një alternative kundër 3 kryetarëve që janë përgjegjës për gjendjen në të cilën janë sot shqiptarët dhe vendi ynë. Është një mundësi për të përfaqësuar të gjithë ata që nuk ndihen të përfaqësuar”, tha kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim!

Por tashmë që ka nisur këtë rrugëtim, Topalli nuk heziton të numërojë edhe gabimet e qeverisjes së PD deri në 2013, që janë shumë sipas saj duke nisur nga çështja e pronave, tek arsimi, administrata, por edhe shëndetësia.

“Të cilën ia kemi lënë aleatëve. Sistemi shëndetësor nuk mund t’i lihet aleatëve. Sistemi shëndetësor, pavarësisht se janë futur fonde të mëdha në sistemin e asaj periudhe, duhet ta kishim marrë si përgjegjësi nga PD, por janë të pashmangshme të tilla gabime”, deklaroi ajo.

Topalli e ruan komunikimin me ish-kryeministrin Berisha edhe pse këto ditë nuk ka folur me të.

“Jo, këto ditë jo. Pavarësisht se komunikimi është i përhershëm më ish-kryeministrin Berisha”, nënvizoi Topalli!

Beteja për 25 prillin do të bashkojë në një aleancë Topallin e ish-nënkryetarin tjetër të PD Astrit Patozi, por edhe forca te tjera.

“Në këto kushte asnjëri nuk ka luksin të përjashtojë asnjërin, të gjithë bashkë më një drejtim të ri të pakorruptuar. Vetëm një kusht, të jetë i pakorruptuar, ne jemi të gjithë bashkë dhe e kemi aq të lehtë për të larguar qeverinë e për të ndryshuar”, deklaroi ajo!

Por në këtë moment Topalli ka pasur një apel për të gjithë demokratët, të heqin Lulzim Bashen e të bashkohen për të rrëzuar qeverinë Rama.

“Jemi ende në kohë për t’i bërë ftesë udhëheqjes se PD, nëse ata do të kenë përgjegjësinë, ndërgjegjen sociale dhe politike, vërtet për të larguar Edi Ramën dhe për të sjellë një ndryshim në Shqipëri nesër; ata duhet të gjejnë një drejtim të ri dhe të pakorruptuar nëse një gjë e tillë do të ndodhë, dhe është gjëja minimale që mund të bëjmë nëse e kanë vërtet qëllim të tyre rrëzimin e qeverisë së sotme, ato e kanë shumë të thjeshtë, sepse brenda kësaj force politike ka njerëz me integritet, ka njerëz të edukuar që mund ta bashkonin të gjithë spektrin politik për të filluar një kapitull të ri”, deklaroi Topalli!

Sipas saj pa një lidership te korruptuar si Basha , opozita ka te gjitha mundësitë për te fituar zgjedhjet e 25 prilli. /d.c

Next Post
Metodat speciale nxjerrin zbuluar të riun vlonjat, policia i gjen drogë në makinë dhe në  banesë

Shpërndante drogë, arrestohet shqiptari 40-vjeçar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

September 13, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

Puç institucional i ‘Republikës së Magjistratëve’?

September 13, 2026
Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

September 13, 2026
Debate në takimin e Ramës në Berat, Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

Debate në takimin e Ramës në Berat, Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

September 13, 2026
Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

September 13, 2026
Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

September 13, 2026
Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat

Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat

September 13, 2026
“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

September 13, 2026
“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

September 13, 2026
“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com