• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topalli, mesazh të fortë Bashës: Nuk mund të këndosh më mbi trupin e PD që po jep shpirt

by A R
30/06/2019 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jozefina Topalli, një nga zërat më të rëndësishën në PD në kohën e Berishës, ka reaguar në mbyllje të procesit të votimit.

Ish-kryetarja e Kuvendit shprehet se Lulzim Basha ishe eksperiment i pamerituar për demokratët.

Sipas Topallit, kryedemokrati e vrau përfundimisht Partinë Demokratike për interesa të karriges së tij.

Reagimi i plotë i Jozefina Topalli:

Pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka me asnje pushtet.

Partia Demokratike nuk eshte me as ne Parlament dhe nuk ka me asnje bashki.

Me urdherin per djegien e mandateve Lulzim Basha e nxori ate me dhune, jashte parlamentit duke tradhetua e fyer,mbi 400 mije demokrate, qe votuan siglen e kesaj force politike. Me kete, qe eshte akti me i papergjegjshem i historise se demokracise,ai praktikisht i ftoi shqiptaret ne lufte vellavrasese.

Pas kesaj, premtoi se do krijonte qeverine teknike dhe do rrezonte Edi Ramen.
Sot, me moshyrjen ne zgjedhje, jo vetem qe nuk arriti asnjeren, por i dhuroi Rames te gjitha bashkite, te gjitha pushtet.

Nga sot cdo gje ka ndryshuar.

PD eshte jashte cdo pushteti politik dhe lokal, nderkohe qe Edi Rama ka marre cdo gje.

Demokratet e fundit te punesuar ne bashkite e djathta do jene ne meshiren e Edi Rames.

Partia Demonratike praktikisht nuk eshte me. Dhe kjo eshte vrasja me mizore, qe kreu i saj mund t’i bente demokrateve.

Ky eshte demi me kriminal ndaj vendit, qe lulzim Basha kreu per karrigen e hallet e tij.

Dhe nuk mbaron ketu. Ai tradhetoi shpirtin perendimor te forces politike, qe lindi per te hapur dhe per te integruar vendin ne Europe e Nato.

Nuk po ndalem ketu te komentoj per deklaraten e tij te para pak minutash, kur kendonte fitore, mbi kufomen e nje force politike qe, nje kohe i dha jete e enderr nje kombi per 3 dekada, e qe qendroi ne kembe mbi sakrificen e jeten e idealisteve te paepur ne dekadat e shkuara.
Nga sot, asgje nuk eshte me si me pare.

Pasi ka marre faturen e dhunes, pasi humbi mbeshtetjen e gjithe botes, pasi kreu vetevrasjen me kriminale qe mund te imagjinohej… dhe desh ta conte vendin ne perplasje…

Pasi humbi “revolucionin”, dhe deshtoi te arrinte qeverine teknike, pasi deshtoi te rrezonte Ramen dhe pasi la PD pa asnje pushtet politik…Ti Lul kesaj rradhe nuk mund te kendosh më mbi trupin qe jep shpirt te Partise sone.
Ti ishe eksperimenti me i pamerituar per demokratet dhe per vendin.

Partia Demokratike ka kalu edhe nje here tjeter nje moment tragjik.

Dhe demokratet e vertete, permes perpjkjeve herkuliane ia dolen ta ngrijne nga hiri dhe ta sjellin ne pushtet.
Edhe sot Lul, njerez te ndershem, te rinj e te reja, idealiste e intelektuale, patriote, te pakorruptuar e te pashitur do ta shpetojne nga pengmarrja e tradhetia, do ta ngrijne serish ne piedestalin qe i takon, per t’i dal zot vendit , interesit publik e njerezve qe i le pa shprese e pa perspektive.

Njerezit e lire,nuk do lejojne më, qe as ti dhe as 3-4 shoket tuaj ne pushtet dhe “opozite” te mbajne ne deshperimin e dhimbjes e te pamundesise, nje popull qe boll ka vuajtur ne shekuj.

Eshte koha per te ringritur Partine Demokratike nga e para. Eshte koha per te larguar ketw klase politike.
Demokratet, shqiptaret do ia dalin.

Next Post
Kujtohen Republikanët/ Mediu: Qeveria të shpronësojë Unazën e Re

Mediu: Duhet të reflektojmë, opozita t'i përgjigjet zërit europian...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

SPAK, paraburgimi, Berisha dhe… ‘hip së të vrava, zbrit se të vrava’

March 11, 2026
Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

March 11, 2026
“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

March 11, 2026
EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

March 11, 2026
PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

March 11, 2026
Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In