• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topalli fton Mediun në koalicion: Nëse është kundër tre liderëve, të bashkohet me ne

by A R
20/01/2021 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim” Jozefina Topalli, në një intervistë për Report Tv kur është pyetur për qëndrimet e fundit të kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu, ajo i ka bërë një ftesë indirekte, duke thënë se kushdo që ka mundësi dhe është kundër 3 liderëve politikë, referuar këtu kryeministrit Edi Rama, kreut të PD Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta, sipas saj ka mundësinë të kontribuojë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Se kam menduar, por çdo kush që është kundër të treve ka mundësi për të kontribuar kundër këtyre të treve e që kanë bërë vendin tonë me të korruptuar dhe të varfër”, tha Topalli. Pyetur nga gazetarja Danjela Maloku, nëse do të futet në zgjedhje me një listë të përbashkët me kreun e Bindjes Demokratike Astrit Patozi, ajo ka thënë të 2 kanë qëllime të përbashkëta dhe se kanë diskutuar, por ende nuk kanë marrë një vendin nëse do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhje ose jo.

Teksa ka deklaruar se partia e saj është në përfundim listave të kandidatëve për deputet për zgjedhje, Topalli shtoi se do të kandidojë në 4 qarqe dhe këtë e bën për të maksimilizuar votat. Jemi në përfundim të listave të kandidatëve, kemi patur përqendrim në zgjedhjen e emrave. Janë emra që do bëjnë diferencë. Të mos jenë të korruptuar. Besoj se sot ka nevojë për njerëz të pakorruptuar me integritet dhe që kanë kurajo për tu ngritur kundra politikanëve të korruptuar. Kemi diskutuar me Patozin kemi qëllime të përbashkëta por ende skemi vendosur nëse do dalim në lista të përbashkëta. Unë do jem në krye të 4 qarqeve për të maksimizu qarqet., 2 të parat e i kam në kokë por po mendoj për 2 të tjerët. Ndoshta kanë avancuar në marrëveshjet e nëndheshme. Se përjashtoj mundësinë”, tha ajo. Gjatë intervistës nuk kanë munguar akuzat ndaj qeverisë dhe liderëve të tjerë politikë duke thënë se ata nuk kanë asnjë program. “Ata janë të vetëdijshëm se nëse do vazhdojmë me këtë qeverisje apo nëse do ndodhin që këto të lëvizin vendet me njëri tjetrin kjo do ishte një dramë që do zgjaste dhe me një dekadë tjetër në një vend që po flet për përmes emigracionit ndaj një politike që ka menduar vetëm pasurimin e vetes dhe e ka bërë të pajetueshme këtë vend.

Një pjesë e politikanëve bëjnë shumë zhurmë dhe pjesa tjetër hesht. Unë kam vendosur të mos hesht edhe duke pasur përballë 3 persona që janë me njëri tjetrin .Këto i konsiderojnë partitë kompani private. Asnjëri prej tyre ska program, as prioritet arsimin”, shtoi ajo. Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim ka mohuar të ketë bërë tentativa për të tërhequr drejt partisë së saj, anëtarë të PD, duke theksuar se lidhjen e ka me qytetarët. Këtu ka folur dhe për marrëdhëniet e Bashës me aleatët duke e krahasuar me kohën kur në krye të PD ishte Berisha. “Unë skam bërë asnjë tentative për ti hequr kujt asgjë, unë i drejtohem qytetareve. Lidhja ime është e pazgjidhshme me çdo demokrat dhe kontaktet në fushë i kam me të gjithë. Jeta ime është e lidhur me çdo demokrat dhe se nuk ka asnjë të përbashkët me liderin e republikë së re. Shantazhimi ndaj demokratëve ka ndodhur dhe ndodh edhe tani, por kjo nuk shton dozën e moralitetit mes tyre.

Nuk mund të krahasosh raportet që ka pasur Berisha me aleatët dhe ata që ka Basha. Ka qenë një raport i bazuar në vota dhe ndershmëri dhe kjo ka kohë që nuk ekziston në kampin e drejtuar nga Basha. Unë jam indiferente nga kjo situatë dhe e di që janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për të mbajtur karriget e tyre”, tha ajo.

/a.r

Next Post
Trump largohet përfundimisht nga Shtëpia e Bardhë, niset drejt Floridas (PAMJET)

Trump largohet përfundimisht nga Shtëpia e Bardhë, niset drejt Floridas (PAMJET)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In