• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topalli flet për një “cunami” më 25 Qershor: Edhe në vitin 1997 patëm rezultat më të mirë

by A R
04/07/2017 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për ABC News, Jozefina Topalli renditi shkaqet që sipas saj çuan PD drejt humbjes së 25 qershorit, me 200 mijë vota minus.

Topalli e nis analizën e saj me krahasimin e rezultatit që mori PD në përballjen e saj më të vështirë, në vitin 1997.

“Në 97 morëm një rezultat pak më të mirë se viti 2017.

Kjo do të thotë se ka ndodh një cunami në 25 qershor”, u shpreh Topalli, duke shpjeguar për atë që ndodhi me strukturat e PD-së.

“Mendova se do riniste organizimi i partisë, pas zgjedhjeve të 2013.

Në shkurt të vitit 2014, Basha bëri një urdhër që për kryetarët e degëve dhe për kryetarët e grup-seksioneve nuk do të kandidonin as ish- deputetë, ish- ministra, ish- kryetarët e qarqeve, ish- kryetarë e grup-seksioneve e titullarë të tjerë.

Se pse ne duhej të fajësonim kryetarët e grup-seksioneve, këtë nuk e kuptoja.

Por edhe që ti heqësh të gjithëve të drejtën për të kandiduar, jo vetëm nuk e kuptoja por ai urdhër ishte i stilit stalinist.

Unë ia kam thënë këtë Lulzim Bashës dhe ai u përgjigj se keni shumë të drejtë, por urdhëri vazhdoi dhe u penguan në rikandidim ish- kryetarët”, tha ajo.

Topalli shpjegon se vendet bosh në strukturat e PD-së mbetën pa kryetarë për shkak se Basha kishte në plan të vendoste njerëzit e tij.

Edhe atje ku ndodhën zgjedhje, u vendosën njerëzit pranë Bashës, u shpreh Topalli:

“Gjatë 4 viteve nuk arriti të bëjë zgjedhje në struktura.

Aty ku u bënë, u bënë me ndërhyrje të njerëzve afër tij, dhe struktura u degradua.

Kjo është një nga arsyet që rezultati shkoi në minus 200 mijë vota nga zgjedhjet e kaluara.

Fillimisht doja të besoj se është nga mosnjohja e partisë, por ajo që kuptova ishte se as nuk i interesonte ta njihte partinë.

Kishte një synim tjetër që e kuptoja, e logjikoja e perceptoja, por nuk ia pranoja vetes se nuk kishte logjike politike dhe njerëzore për ta personalizuar partinë, se si në njjë shkollë, si në administratë, në profesion, ashtu edhe në një forcë politike duhet të ketë një meritokraci.

Përmes rritjes së vlerave, besimit, vizionit andrrës që i jep qytetarëve, i rrit votat”

Një arsye tjetër që rendit Jozefina Topalli për humbjen është edhe mungesa e analizës pas humbjes së zgjedhjeve në viti 2015, duke llogaritur këtu edhe moskandidimin e tij:

“Vetë moskandidimi i tij në bashki për shkak të performancës së dobët ishte dekurajuese për qytetarët e Tiranës dhe për ata të gjithë Shqipërisë, që do donin të shihnin kryetarin të rikandidonte.

Humbja ishte e rëndë. Basha ishte shef shtabi. Kaloi nga humbja në humbje dhe nuk bëri një analizë” u shpreh Topalli.

Next Post
E provuar shkencërisht/ Miqësia, ilaçi kundër sëmundjeve

E provuar shkencërisht/ Miqësia, ilaçi kundër sëmundjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

February 25, 2026
Presidenti Begaj dekreton ligjin e ri për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime të ashpra për krerët e drejtësisë

Presidenti Begaj dekreton ligjin e ri për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime të ashpra për krerët e drejtësisë

February 25, 2026
Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

February 25, 2026
Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

February 25, 2026
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

February 25, 2026
Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

February 25, 2026
Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

February 25, 2026
Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

February 25, 2026
Dosja “CEZ”, Taulant Balla nxjerr në skenë një tjetër emër: Nuel Kalaj ka e-maile dhe telefonata me Berishën

Balla: Sulmi i Berishës ndaj Ramës për fjalën në mbrojtje të UÇK në Bordin e Paqes, akt i rëndë anti-kombëtar

February 25, 2026
Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In