Basha në Opinion ka thënë se asnjë nga deputetët aktualë nuk e ka vendin të sigurtë në listat e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që do të propozojë Partia Demokratike. I pyetur nëse në këtë listë do të jenë znj. Topalli. Patozi, Bregu që janë kritikët e tij në drejetimin e Partisë Demokratike, Basha nuk ka dhënë përgjigje, por është mjaftuar me fjalinë: “këtë do ta mësoni”.
Po kështu Basha i është përgjigjur edhe deklaratës së bërë më herët në Opinion ku thoshte se do PD po ndahej nga modeli i Berishës, por në fakt në grupin e punës në qarqe ka vendosur në krye koordionatorë të cilët kanë qenë pjesë e humbjes së PD-së në zgjedhjet e vitit 2013. “Këta nuk janë të vjetër. Ata kanë më shumë përvojë dhe ndaj janë vendosur aty, për eksperiencën e tyre…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emsionin Opinion përballë gazetarit Blendi Fevziu nuk i është përgjigjur pas akuzave të ngritura nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me ndërtimet poshtë digës së Liqenit Artificial të Tirnaës.
Basha tha se ato që thotë ai janë mashtrime pasi nuk është prekur Parku, nuk i është prekur asnjë milimetër tokë.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emsionin Opinion përballë gazetarit Blendi Fevziu ka thënë në lidhje me menaxhimin e ministrit Beqaj se ai nuk është asgjë veçse sa një vjedhje e madhe.
Basha tha se vetëm po të llogarisësh analizat e 635 mijë të sëmurëve kushtojnë 500 mijë euro.
Lulzim Basha ka shprehur edhe njëherë në Opinion qëndrimin e tij dhe të Partisë Demokratike kundër projektit me kullë të ndërtimit të Arenës Kombëtare. Basha ka kërcënuar investitorët që të mos harxhojnë para ose të marrin kredi për ndërtimin e kësaj kulle në stadium pasi do të kenë konseguenca financiare. “Ky projekt kështu si është konceptuar nuk është për sportdashësit por për klientët e qeverisë. Këtu ka një hapësirë të limituar në zonë monumentale. Jo çdo gjë mund të mblidhet te Blloku. Ky do Kulla. Kjo është një nga bëmat e Ramës. Ky stadium siç është konceptuar nuk është stadium por është një hu. Ne sportdashësve u njohim të drejtën e një stadiumi europian. Ndjesë që nuk e ndërtuam ne, dhe i garantojmë që ky stadium do të ndërtohet edhe pa kullë. Çdo investitor dhe çdo bankë që krediton këtë projekt është i paralajmëruar nga Partia Demokratike se do të mbajë konseguenca të plota materiale, financiare. E kuptojnë vetë ata se çfarë do të thotë. Është qëndrim për të mbrojtur interesat publike dhe jo kërcënim…” (javanews.al / a.r)