• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai i ‘xhihadistit’ nga Pogradeci: Almir Daci është gjallë, mashtroi djalin tim

by A R
06/05/2016 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një reportazhi të publikuar sot nga Agence France-Presse, ku në qendër të tij ishin dy persona, një shqiptar dhe një kosovar, të cilët i ishin bashkuar ISIS në Siri dhe ishin kthyer sërish në Atdhe, ka reaguar një prej familjarëve të tyre.

Hamdi Alinji, babai i Ervis Alinjit të përmendur në shkrim si Yassin, ka thënë për mediat se për historinë e djalit të tij janë dhëne shumë versione.

Ai tha se i biri u largua nga vendlindja, fshati Leshnicë i Pogradecit, në vitit 2012 me Almir Dacin, po nga i njëjti fshat.

Sipas Hamdiut, Ervisi është mashtruar dhe i është bërë një injeksion për të harruar prindërit.

Ai shprehet se nuk beson se Daci ka humbur jetën. Vdekja e Dacit u sajua nga familjarët e tij, deklaron Hamdi Alinji.

Në shkrimin e AFP, citohet Yassin (Ervis Alinji), babai i tre fëmijëve, se pas kthimit në Siri, ai punonte si kasap në periferi të Tiranës.

I ati i Ervisit, ka thënë se e beson se i biri ndodhet në Tiranë dhe shprehet: “Le ta shoh gjallë e pastaj le të vdes”. Hamdiu i bën apel edhe institucioneve shtetërore, që ta ndihmojnë për gjetjen e të birit.

Lajmi për vdekjen e Dacit, ish-imamit të xhamisë së Leshnicës në Pogradec, i njohur si xhihadisti shqiptar që kërcënoi Ballkanin, e kanë dhënë familjarët e tij, në fillim të muajit prill.

Megjithatë, ndaj Dacit është i hapur një proces gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Ai akuzohet për veprat penale: “Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit” dhe “Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e krimeve me qëllime terroriste, nxitje të urrejtjes apo konfliktit nacional, racor apo fetar”.

Edhe pse është njoftuar i vdekur, gjyqi ndaj Dacit nuk është mbyllur pasi vdekja e tij nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe ai figuron ende në regjistrin e gjendjes civile. (javanews.al / a.r)

Next Post

Ditari sekret i Enverit, ja si i etiketonte Kadarenë dhe Ramiz Alinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com