• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topalli e Imami: Basha nuk vjen kurrë në pushtet, fat i madh për Shqipërinë!

by Java News
26/04/2018 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jozefina Topalli dhe Arben Imami, dy figura të rëndësishme të Partisë Demokratike e lidhin vendimin e Lulzim Bashës për të thërritur Kongresin e partisë me artikullin e publikuar nga “Mother Jones” për lobimin në SHBA

Në artikullin e revistës amerikane thuhet se një pjesë e parave të përdorura për lobim burojnë nga kompani fantazmë të lidhura me rusët.

“Ka një rastësi mes disa ngjarjeve që lidhen me njëra-tjetrën, që nga lobimi dhe nga ai i hapjes së hetimit në Shtetet e Bashkuara dhe Lulzim Basha del e thotë që do të ketë Kuvend, pa thënë që është Kuvend normal, i jashtëzakonshëm, apo për çfarë. Dimë që do të mbledhë delegatët e tij dhe do të diskutojë ato që ka shtruar ai, se të tjera i ka hedhur poshtë”, tha Topalli.

Arben Imami, që është ende anëtar i Këshillit Kombëtar thotë se Kongresi ishte parashikuar për në vjeshtë.

“Ky ishte si shkrepëtimë në qiell të pastër. Nuk po fliste kush për Kongres, as kishte plane për Kongres. Basha dhe njerëzit e tij, kur shtruam çështjen që janë më të rëndësishme problemet që ka PD dhe të bënim një Kongres për në fund të vitit, këto propozime u fshinë me një qëndrim hiperilegalisht. Kongresi do të bëhej në vjeshtën e këtij viti, por 48 orë pas lajmit, se mesa duket ka një problem, që u publikua nga “Mother Jones”, menjëherë partia u fut në Kongres”, tha ai.

Imami thotë se ai nuk u lejua që të flasë në Këshillin Kombëtar, ku u diskutuan edhe ndryshimet e statutit dhe së bashku me Topallin e cilëson farsë Kongresin e së dielës. Ish-kryetarja e Kuvendit nuk do të marrë pjesë në këtë Kongres, pasi nuk është delegate. Ajo e quan Bashën hipokrit.

“Rasti më i keq i hipokrizisë është kur e vërteta shtrembohet në mënyrë të moderuar, por ky hyn tek rastet ekstreme që nuk e kam gjetur gjëkund. Di që është një kongres i agonisë së drejtuesit të PD, që përpiqet ta veshë me një farsë të mënyrës së tij”, shtoi ajo/

Nga ana tjetër, Arben Imami thotë se Lulzim Basha planin për të përjashtuar kritikët e ka filluar që në 2014.

Duke e përshkruar shkurt Bashën, Jozefina Topalli e quan “të rremë”, ndërsa Imami shkoi më tej.

“Ai më konfirmon se çdo gjë rreth tij, rreth figurës së tij, rreth njerëzve të tij janë thjesht gënjeshtër. Basha është i rremë dhe qesharak kur thotë do ndryshojmë shqipërinë, është i rremë kur thotë do luftoj oligarkët, është i rremë kur thotë unë do bashkoj partinë”, shprehet Topalli.

“Ai është kryetari i Republikës së Re, që nuk vjen asnjëherë në pushtet. Ky është fat i keq për PD, por fat i madh për Shqipërinë. Basha u vetëshpall kryetar i PD dhe Republikës së Re”, shtoi Imami.

a.ç

Next Post
Balla: Basha i ka futur shejtanin në bark deputetit Krichbaum, beson përrallat e tij

Balla: Basha i ka futur shejtanin në bark deputetit Krichbaum, beson përrallat e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
Analiza: Si ndryshon rrënjësisht regjimi i ri i Iranit nga ai i mëparshmi?

Regjimi iranian nuk gjen qetësi, ekzekuton dy protestues të rinj

July 28, 2026
Zjarret, evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

Zjarret, evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com