• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Top Story/ Shqiptarët kriminelë?! Ambasadori Bosch: Është i paargumentuar!

by Aalison Pearse Stevens
15/05/2019 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qytetin e Roterdamit, situata është tërësisht ndryshe nga panorama që të shfaqin këta deputetë ekstremistë. Shumë pak njerëz i njohin shqiptarët, të cilët përbëjnë më pak se 0,0001 % të popullsisë prej afro 17 milion banorë të Holandës ku gati 20 % janë me origjinë jo holandeze.

Edhe më pak, janë ata njohin namin e keq të grupeve kriminale shqiptare apo atyre që njihen si emigrantë që tentojnë të kalojnë në mënyrë të jashtëligjshme me anije drejt Anglisë.

Por duket se ajo që e ka rritur edhe më shumë në imazhin negativ të shqiptarëve është edhe media holandeze. Në 16 prill, pikërisht në ditën e votimit në parlamentin holandez të mocionit për rivendosjen e vizave, një nga gazetat më të mëdha në vend, NRC publikoi një artikull të gjatë të titulluar “Shqiptarët e padukshëm ngjiten në tregtinë e kokainës” sipas të cilit shqiptarët kanë ngritur një perandori droge në Holandë.

“Kriminelët shqiptarë përbëjnë një prej grupeve më të rëndësishme të drogës në Holandë”-citohet në artikull prokurori publik në Amsterdam Otto Van Der Bijl. Top Story kontaktoi me prokurorinë e Amsterdamit e cila refuzoi të komentojë.

Në artikullin e NRC, thuhet se shqiptarët krahasohen me mafian italiane ndërsa përshkruhen si njerëz të ashpër dhe nxitës lufte.

“Shqipëria ka një shkallë të lartë vrasjesh sipas standarteve europiane ndërsa përdorimi i dhunës është rritur historikisht dhe është i vështirë të zhduket”-thuhet në shkrim.

Artikulli përveçse notave kritikuese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve, nuk kishte asnjë fakt, asnjë provë dhe asnjë statistikë që shqiptarët ishin njerëz të egër.

“Një gjë e keqe ndodhi të martën në mëngjes, fiks kur do të bëhej votimi. Gazeta kryesore në Holandë, si të thuash “Frankfurt Algemajner”, nxori një artikull shumë negativ kundër Shqipërisë. Ishte një intervistë me një prokuror në Amsterdam, i cili, për mendimin tim, po fliste budallallëqe. Por kjo s’është asgjë. Por e dhanë një përgjigje dhe vetë, duke thënë se sa të këqij janë shqiptarët. Thoshin që shqiptarët janë popull shumë të dhunshëm. Pastaj vazhdonin me pesë pika për të vërtetuar atë që do të thoshin, por nuk është e vërtetë. Thoshin që një libër shkolle të viteve 1905 i përshkruante shqiptarët si njerëz malesh shumë të dhunshëm.

Thoshin që Shqipëria renditet e para për dhunën në familje, gjë që nuk është e vërtetë.Thoshte që kanë numrin më të lartë të vrasjeve. Që nuk është e vërtetë.Dhe mund të vazhdosh me një listë të gjatë gjërash që nuk janë të vërteta”, tha Robert Bosch, Ish Ambasadori i OSBE-së në Tiranë.

Next Post
Tragjike/ Votojnë në sondazh në Instagram të vrasë veten, adoleshentja i jep fund jetës

Tragjike/ Votojnë në sondazh në Instagram të vrasë veten, adoleshentja i jep fund jetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In