Prej ditës së sotme, presidentja e kompanisë Top Media, zonja Vjollca Hoxha, ka marrë përsipër pozicionin e drejtoreshës së përgjithshme të Top Channel.
Ky vendim ka ardhur pas largimit të drejtorit të mëparshëm, Enkelejd Joti, i cili qëndroi në këtë pozicion për më shumë se një dekadë.
Top Channel ndërkohë hap një faqe të re dhe të shumëpritur nga shikuesit e tij të shumtë, si televizioni më i ndjekur i shqiptarëve, tashmë nën drejtimin e drejtpërdrejtë të presidentes së Top Medias, zonjës Vjollca Hoxha.
/ Top Channel