• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Top Channel po jep El Chapo-n

by Java News
22/04/2020 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Nuk mund të thuhet pse televizioni ynë kombëtar TCH po jep filmin serial ‘El Chapo?’. Pikërisht tani!? O është një rastësi, o televizioni kombëtar ka intuitën dhe ‘brain-in’ aq të ndjeshëm profesional sa ta kapte në ajër se po vinte ora për të trokitur në dyer njerëzore çdo fundjavë: “Ej, mos harroni, mafia nuk ndryshon!” as në kohë virusi.

Ja ku kemi në ekran El Chapon, mafiozi meksikan- më i tmerrshmi i shekullit, që tronditi botën e qytetëruar dhe shkaktoi miliona viktima; ja ku kemi edhe mafien tonë ‘minore’, por njësoj, po fiks njësoj, si El Chapo… Prapë më vjen të lavdëroj fatin që ‘El Cahpon’ e solli pikërisht tani kur mafia jonë po tenton të ndryshojë trajta, si të ishte vetë virusi që izoloi botën.

Tani, këtu punëtorët e mafies ose skllevër të saj, po tronditen pse po iu ndryshon mafia para syve. Kanë parë që presidenti i Republikës po i jargavitet kryeministrit: Vetëm sot ai e hapi valixhen njësoj si El Chapo në burgun e sigurisë së lartë në Almoloja, ku merrte e zbrazte valixhe me dollarë për të korruptuar rojet dhe shefat. ‘Valixhja’ e presidentit është Kushtetuta dhe ai e ka shpallur këtë, njësoj si mafia kudo në botë shpall një ‘shenjtëri’ bosh. Sot presidenti dekretoi me gëzim ligjin penal për ‘burgosjen’ e virus-ozëve, për të cilin ishte betuar se ‘ kurrë!’. Trajta e qullët e presidentit ndaj kryeministrit i tmerron aleatët, politikanët e varur prej tij, gazetarët që i dëshmojnë besnikëri por edhe i tundin dhëmbët, menaxherët e floririt…, njësoj siç tmerronte punëtorët e kartelit Sinaloa në Meksikë çdo miklim që bënte bosi El Chapo përballë shtetit ose kartelit rival Tijuana…

Në fakt, jo vetëm punëtorët e afërt, por të gjithë skllevërit e mafies në vend i tremb sjellja e afërt ‘alias virus’ mes kryeministrit dhe presidentit. Kryeministri ishte betuar se nuk do të bënte kompromis derisa Ilir Metën ta largonte nga detyra në fund të marsit…, disa zëra patën thënë edhe ‘burgun’. Këta kanë të drejtë të jenë naivë dhe njerëz të thjeshtë që i lodh mafia; as mund të mendosh se mes popullit paska mendjendritur si ‘Aristotelë’ apo ‘John Lock’. Largimin e Metës e dëshironin njerëzia jo për arsye ‘kushtetuese’ por se gishti është drejtuar drejt tij si dëshmi e mafies.

Tani njerëzit ndodhen nën ‘shock’ dhe pyesin veten: ‘vallë do të shkëmbehet koronavirusi me mafien?’, dmth., të largohet njëri e të mbajmë tjetrin. Por edhe mund të ndodhë. Mund të ndodhë që nga virusi të zhduket ajo pjesë e njerëzisë që nuk kanë përfitime nga mafia, e pastaj kush do të votojë kundër mafies?!. Mund të ndodhë që as as Spak dhe as Reforma e Drejtësisë nuk do të bëhen dhe kjo të mbetet si një tallje që vdiq me virusin. Vetë mafia këtë shpresë ka. Media që ka marrë fjalorin e përditshëm të mafiozëve, shkruan se ‘Meta po jep mesazhe të koduar’ përballë kryeministrit Rama. Sot kishin kapur mesazhin e lëshuar prej presidentit se ‘virusi nuk e ndal pranverën’, që lexohet si: nuk ndalet‘ pranvera kuqezi’ ku ra në gjunjë Meta. Më parë, për vite me radhë, Meta ka përdorur sloganet tipike mafioze ‘ me qetësi e dashuri!’, që e stërviten median të kapë sinjale. Ilir Meta është kockë e fortë, tërësisht e llojit të El Chapos: Lindur e rritur në një fermë, me një fëmijëri të keqe të dhunuar nga babai, pa shkollë dhe pa dëshirën më të vogël për diturinë, i betuar se do të bëhet ‘mbret’ edhe sikur një bisht fshese të përdorte si mikrofon, gjakatar në provincë ku do të dilte vetëm e tija…

Çfarë bën qeveria përballë?

Këtë pyetje ia bënte vetes mijëra herë El Chapo, sa herë binte të flinte e sa herë zgjohej me plane të kobshëm. Por pyetja ‘cilin do të zgjedh president të Meksikës?’, e kishte si ajrin. Qeveria përballë Metës, sigurisht, ka projektet e veta. Qeveria e di se post- virusi sjell një botë tjetër; edhe në Shqipëri- një jetë tjetër. Nëse prapë president i republikës do të jetë Ilir Meta, atëherë dyshohet edhe virusi, ai ‘nuk paska ekzistuar’. Qeveria e kësaj maxhorance as që mund të ekzistojë më si e tillë.

Po atëherë çfarë po ndodh?

Më e thjeshta: Qeveria me taktikat e zbutjes po shkakton kriza brenda mafies, qoftë edhe kjo e identifikuara botërisht që në janar 2011, kur u vranë katër dëshmorë në bulevard (Edhe El Chapo vetë, suksesin më të madh e arriti në vitet 2009-2013!).

Por a mjafton vetëm shantazhi?

Qeveria po pret rikalibrimin e botës- gjë që sipas gjenive të kohës- është i pashmangshëm. Atëherë do të kuptojë ku e ka vendin si qeveria, si ligji, si mafia. Nëse në botë do të bien perde të reja të hekurta, vallë në cilën anë do të jetë shteti? Në mes aleatësh, apo jashtë tyre?; vallë do të nevojitet mafia apo prosperiteti i qytetarëve? Atëherë shteti do të marrë në dorë fuqinë kontrolluese, edhe mbi mafien që lulëzon sidomos në kohë krizash. Ose e kundërta.

Po mafia jonë, vallë nuk e di këtë?

Si vetë El Chapo i cili nuk kishte asnjë informacion që nuk kalonte në filtër. El Chapo këtu ka tërhequr skllevër dhe partitë rreth vetes. Partitë këtu janë ndërtuar në formën e piramidës së mafies, si klane dhe klika familjare. Vetë partia që u shfaq para 3 dekadash si ‘shpëtimtare’ u kthye në mafie dhe tani tërhiqet si karrocë; para pak ditësh, në kulmin e mortajës, kryetari i saj u dërgua të investojë dhjetëra mijëra dollarë në Amerikë, për imazh. Mafia- si edhe shteti- e di se gjithçka do të ndryshojë, dhe kërkon pika të tjera ku të mbështetet. Mafia po bubërron për të siguruar në cilën anë do të mbajë…

Si këtu, edhe në Kosovë, mafiozët po presin një gjë: Që nga kjo luftë të dalë e dobët Amerika! (Atje ku El Chapo trafikoi sasinë më të madhe të drogës)… Me ‘skllevërit’, pastaj, e kanë të lehtë.

Next Post
AKU në alert/Rama kërkon angazhim total

AKU zbret në terren dhe merr masa për Tiranën dhe Shkodrën, asgjësohen mbi 6 ton produkte ushqimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

March 15, 2026
E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

March 15, 2026
Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In