• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Top 5 ushtritë e Europës, si do të ndryshojnë forcat që dominojnë kontinentin

by A R
19/05/2025 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBV. Edhe vendet e tjera evropiane po rrisin masivisht buxhetet e tyre ushtarake.

Donald Trump mund të ndihet i konfirmuar: Ministri i ri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul kërkon që qeveria e re gjermane të investojë pesë për qind të prodhimit të saj të brendshëm bruto (GDP) në mbrojtje.

Kjo u bë e ditur në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Antalia të Turqisë.

Gjermania mbështet propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për të ndarë 3.5 për qind për qëllime ushtarake dhe 1.5 për qind shtesë për infrastrukturën e lidhur me mbrojtjen, tha ministri.

Megjithatë, qartësia përfundimtare për investimet e të gjitha shteteve të NATO-s ndoshta do të vijë vetëm në samitin vendimtar të NATO-s në Hagë në fund të qershorit.

Vetëm një ditë më parë, kancelari Friedrich Merz kishte njoftuar në deklaratën e tij qeveritare në Bundestag se donte të zgjeronte Bundeswehr-in në “ushtrinë më të fortë konvencionale të Evropës”.

Por edhe vende të tjera evropiane formulojnë synime ambicioze:

Polonia – bastioni lindor i NATO-s

Top 5 ushtritë e Europës, si do të ndryshojnë forcat që

Polonia ka investuar shumë në forcat e saj të armatosura prej vitesh – me synimin për t’u bërë fuqia më e fortë tokësore në Evropë. Vitin e kaluar, 4.12 për qind e prodhimit ekonomik shkoi për buxhetin e mbrojtjes. Qëllimi i deklaruar i shtetit më të madh në krahun lindor të NATO-s: parandalimi efektiv i Rusisë.

Ushtria polake aktualisht ka rreth 150,000 ushtarë në ushtrinë profesionale dhe mbrojtjen territoriale. Deri në vitin 2035, numri pritet të rritet në 300,000. Në të njëjtën kohë, ushtria polake dhe mbrojtja ajrore po modernizohen: më shumë se 600 tanke luftarake – të porositura te Koreja e Jugut dhe SHBA, – si dhe raketa HIMARS, dronë. Në të ardhmen, avionë luftarakë F-35 do të forcojnë ushtrinë polake dhe mbrojtjen ajrore. Kurse marina polake konsiderohet mjaft e dobët.

Gjermania: Nga hezituese në lidere?

Top 5 ushtritë e Europës, si do të ndryshojnë forcat që

Me rritjen e paralajmëruar të shpenzimeve të mbrojtjes në pesë për qind të prodhimit të brendshëm bruto, Gjermania do të bënte një kthesë të politikës së sigurisë me përmasa historike. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Republika Federale ishte mbështetur në bashkëpunimin ndërkombëtar, diplomacinë dhe një “kulturë të kufizimit ushtarak”.

Pika e kthesës u shënua nga fjalimi i ashtuquajtur “Zeitenwende”- kthesa epokale e kancelarit Olaf Scholz më 27 shkurt 2022, tre ditë pas pushtimit rus të Ukrainës. Menjëherë pas këtij fjalimi, qeveria federale vuri në dispozicion një fond special prej 100 miliardë eurosh për Bundeswehr-in.

Në vitin 2024, shpenzimet e rregullta të mbrojtjes arritën në rreth 90 miliardë euro, ose rreth 2.1 për qind të PBB-së.

Një rritje në pesë përqind do të kërkonte një buxhet të mbrojtjes prej mbi 160 miliardë euro në vit në të ardhmen. Ky dyfishim do të kishte implikime të mëdha buxhetore.

Bundeswehr aktualisht ka rreth 182.000 ushtarë aktivë. Ministria e Mbrojtjes synon të ketë një personel prej të paktën 203.000 deri në vitin 2031, megjithëse në disa raste diskutohet edhe një objektiv prej 240.000.

Modernizimi i vazhdueshëm prek të gjitha fushat e forcave të armatosura: tanket, avionët dhe anijet e vjetruara duhet të zëvendësohen, dixhitalizimi dhe aftësitë drejtuese duhet të zgjerohen.

Koncernet kryesore industriale në Gjermani janë Rheinmetall, Airbus Defense and Space dhe Diehl Group, të cilët, së bashku me partnerët e huaj, po operojnë gjithnjë e më shumë me fokus eksportin.

Franca: Fuqi nukleare me pretendim global

Top 5 ushtritë e Europës, si do të ndryshojnë forcat që

Franca është e vetmja fuqi bërthamore në BE dhe ndjek një strategji të prezencës globale dhe pavarësisë ushtarake. Rreth 203.000 ushtarë shërbejnë në ushtri, plus 175.000 anëtarë të njësive paraushtarake si xhandarmëria dhe 26.000 rezervistë.

Me aeroplanmbajtësen me energji bërthamore Charles de Gaulle dhe nëndetëset strategjike, marina Franceze zotëron komponent të fuqishëm parandalues bërthamor. Avionët luftarakë Rafale synojnë epërsinë ajrore dhe janë gjithashtu të pajisur për të mbajtur armë bërthamore.

Që nga marrja e detyrës në vitin 2017, Presidenti Emmanuel Macron e ka arritur rritjen e konsiderueshme në buxhetin e mbrojtjes. Në një fjalim dramatik televiziv në fillim të marsit, presidenti informoi popullatën në detaje për “kërcënimin rus” që kërcënon Evropën. Prandaj, buxheti francez i mbrojtjes thuajse duhet të dyfishohet.

Britania e Madhe: E shumëarmatosur por e cënueshme

Top 5 ushtritë e Europës, si do të ndryshojnë forcat që

Me një objektiv prej rreth 2.4 përqind të PBB-së, Britania e Madhe gjithashtu dëshiron të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes, duke u fokusuar në teknologjinë e lartë: dronët, inteligjencën artificiale dhe sistemet lazer.

Marina Mbretërore, me dy aeroplanmbajtëse, nga të cilat zakonisht vetëm një është operacionale, dhe Forcat Ajrore konsiderohen si shumë moderne. Shtylla e forcave ajrore janë avionët luftarakë F35B nga SHBA, nga të cilët qeveria synon të blejë gjithsej 138.

Megjithatë, forcat e armatosura britanike janë relativisht të vogla, me rreth 140,000 ushtarë aktivë (4000 syresh janë Gurkhas, nepalezë në forcat britanike). Ndryshe nga shumë vende të BE-së, aktualisht nuk planifikohet rritje e konsiderueshme e ushtarëve.

Kryeministri Keir Starmer thekson vazhdimisht besnikërinë ndaj aleancës dhe aftësinë operacionale globale. Pajisjet ushtarake të Britanisë së Madhe janë më të varura nga teknologjia amerikane sesa shumë vende të BE-së. Kjo vlen edhe për armët bërthamore të vendosura në nëndetëse.

Italia: Fuqi detare, fuqi tokësore me nevojë përmirësimi

Top 5 ushtritë e Europës, si do të ndryshojnë forcat që

Italia me 1.49% të prodhimit të përgjithshëm bruto në vitin 2024 është ende shumë nën objektivin e mëparshëm të kërkuar prej të paktën dy përqind. Megjithatë, me 165.000 ushtarë aktivë, dy aeroplanmbajtëse dhe një forcë ajrore të fuqishme (Eurofighter, F-35), vendi është një nga peshat e rënda ushtarake të Evropës.

Forcat tokësore, megjithatë, konsiderohen të vjetëruara dhe kanë nevojë për reformë. Kjo është gati të ndryshojë: Kryeministri Giorgia Meloni dëshiron ta bëjë Italinë fuqinë më të fortë të tankeve në Evropë. Për këtë qëllim tek Rheinmetall u porositën më shumë se 1000 tanke kryesore beteje dhe multifunksionalë. Strategjikisht, Italia fokusohet në rajonin e Mesdheut dhe sigurimin e rrugëve tregtare globale.

Nuk ndryshon ekuilibri global

Top 5 ushtritë e Europës, si do të ndryshojnë forcat që

Programet e armatimit shumë miliardëshe në Evropë nuk do të ndryshojnë shumë në afat të mesëm renditjen globale të fuqive ushtarake. SHBA kryeson qartësisht në renditje, e ndjekur nga Rusia, Kina dhe India. Fuqia e parë evropiane, Britania e Madhe, vjen vetëm në vendin e gjashtë. Franca renditet në vendin e nëntë, Gjermania aktualisht është në vendin e njëmbëdhjetë.

Platforma “Global Firepower” vlerëson për këtë mbi 60 tregues, nga numri i tankeve dhe aftësitë detare deri te madhësia e popullsisë në moshë ushtarake, për ta bërë të krahasueshme fuqinë ushtarake globale. /DW/

Next Post
Fushata e LaCivita-s? Jo, e 6 milionë dollarëve!

Berisha shmang pyetjen për Chris LaCivita: E falenderoj për punën, por respektoni privatësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin imazhet satelitore, si e kanë dëmtuar sulmet e Izraelit reaktorin bërthamor iranian

Dalin imazhet satelitore, si e kanë dëmtuar sulmet e Izraelit reaktorin bërthamor iranian

June 19, 2025
“Si e konsideroni Shqipërinë?” Përgjigjet gjenerali izraelit: Ne po luftojmë edhe për ju, për gjithë Ballkanin!

“Si e konsideroni Shqipërinë?” Përgjigjet gjenerali izraelit: Ne po luftojmë edhe për ju, për gjithë Ballkanin!

June 19, 2025
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

Rishikim të Kodit Zgjedhor? Kodi Elektoral? Klosi në ‘Real Story’: Problemin nuk e ka sistemi, por duhet të…

June 19, 2025
“Ke një fëmijë të paligjshëm”, kryeministri armen sherr me kreun e Kishës

“Ke një fëmijë të paligjshëm”, kryeministri armen sherr me kreun e Kishës

June 19, 2025
Nga Bufi te Noc Rroku; pse po bie opozita e Berishës në kurthin e Ramës?

“Shteti në shërbim të partisë”/ Noka: Ramiz Alia me më pak ndikim në shtet se ç’ka sot Edi Rama

June 19, 2025
Panik në aeroportin grek, avioni përplaset me një objekt në pistë

Panik në aeroportin grek, avioni përplaset me një objekt në pistë

June 19, 2025
Shqipëria pret Samitin e NATO-s në vitin 2027, konfirmimi vjen nga Holanda

Shqipëria pret Samitin e NATO-s në vitin 2027, konfirmimi vjen nga Holanda

June 19, 2025
Asambleja e Përgjithshme e OKB/ Ministri Hasani mbërrin në Nju Jork, zbardhet axhenda e takimeve

Ministri Hasani i prerë: Shqipëria mbështet Izraelin dhe të drejtën për vetëmbrojtje!

June 19, 2025
Kosova do të presë emigrantë nga SHBA-të, reagon DASH: Mirënjohës ndaj partneres sonë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë!

June 19, 2025
VENDIMI / Ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

VENDIMI / Ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

June 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com