• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tonin Vocaj para Vettingut, ja çfarë thotë raporti për kryepolicin

by A R
11/12/2019 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vettingu në polici këtë të mërkurë ka nisur me drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. Prej gati një viti, Vocaj mban detyrën e drejtorit tek Policia Kriminale ndërsa sot ai del para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Ja gjetjet e KJV-së për Tonin Vocajn.

Pasuria:

sipas KJV-së, për pasurinë, Vocaj ka deklaruar apartament 69 m katror. Në bashkëpronësi me bashkëshorten nënën dhe vajzën. Burimi i kësaj banese është një kredi në vlerën 1 mln lekë. Marrë me statusin e të pastrehut.

Po ashtu KJV ka vërejtur se Vocaj ka edhe një apartament 42.10 m katron në Kavajë. Burim krijimi kredi dhe kursime familjare. Bashkëpronar me bashkëshorten. Po ashtu KJV deklaron se Vocaj ka edhe një apartament të dytë në Golem i blerë me 15 mijë euro. 5 mijë i ka marrë borxh tek, familjarët dhe pas tre muajsh pasi është shlyer pagesa e apartamentit, ka marrë kredi për shlyerjen e borxhit 5 mijë euro tek familjarët e tij.

KJV vëren se Vocaj ka edhe një tokë bujqësore në Lezhë. Pjesërisht të hipotekuar. vlera e saj përllogaritet 2 milion lekë. Ndërkohë u konstatua se Vocaj dhe bashkëshortja janë tashmë pronare te kësaj toke. KJV: Automjet Benz. Blerë në 2013 me vlerë 3 mije euro. Blerë nga kursimet familjare. KJV: Autoveture Smart në pronësi të bashkëshortes së Vocajt.

Pastërtia e Figurës:

KJV: Vocaj është pajisur me certifikatë sigurie. Ndaj tij nuk ka pasur ankesa nga avokati i popullit. Nuk ka pasur denoncime në faqen e KJV. Prokurori e Përgjithshme informon se ndaj Vocajt është bërë kallëzim penal në 2009 kur ka qenë drejtor i policisë në Tiranë. Kallëzimi i bërë për një protestë. Kallëzimi në atë kohë u bë nga bashkia e Tiranës. Për veprat penale shpërdorim detyre dhe dëmtime me dashje. Procedimi nuk ka nisur pasi sipas Prokurorisë nuk ka pasur elemente te veprës penale.

Një tjetër kallëzim i bërë në 2004 kur ishte drejtor i Policisë së Durrësit per veprat penale përkrahje e autorit të krimit. Edhe në këtë rast nuk ka filluar procedim penal. Sipas Prokurorisë nuk ka pasur kryerje të veprës penale.

Lidhur me foton e publikuar në media në 2013 me Arben Frrokun. Sipas Vocajtj janë njohur në 2006 kur kanë qenë me shkollë. Fotot janë publikuar në Facebook e tij muaj para se të kryej vrasja e komisar Dritan Lamajt. Sipas Vocajt nuk ka pasur dijeni se mes Frrokut dhe Lamajt ka pasur ndonjë Konflikt. Sipas Vocajt, ai ka shkuar i pari në vendngjarje.

Si në rastin e vettingut në Drejtësi edhe në vlerësimin e policisë të gjithë ata që do të kalojnë në sitë do të njihen me gjetje e hetimit administrativ për sa i përket pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale. Ndryshe nga vettingu në drejtësi, në vlerësimin kalimtar të policisë nuk ka komision të posaçëm apelimi. Vendimet e KJV-së mund të ankimohen drejtpërdrejt në gjykatën administrative kompetente.

Seancat e Vettingut në polici nisën zyrtarisht në 5 nëntor, ku i pari që doli para komisionit ishte Oltion Shehu, shef i ankesave në Tiranë, i cili u përjashtua nga policia. Sipasi hetimit të kryer nga ana e komisionit të jashtëm të vlerësimit, Shehu, nuk arriti dot që të justifikonte një shumë parash prej rreth 1.4 milionë lekë. Ndërsa i dyti Adriatik Ago, zëvendës drejtor i SHÇBA-së, u konfirmua në detyrë.

Ndërkohë Ernest Dimashi me funksion drejtor i teknologjisë së informacionit në policinë e shtetit u largua nga detyra me dorëheqje pak javë para se të niste vetingu. Ndërkaq, në listën e parë të publikuar nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, kanë mbetur edhe 43 emra, mes të cilëve edhe numri një i policisë së shtetit Ardi Veliu. Ky i fundit, pritet të përballet me vettingun në polici, në ditët në vijim, pasi të ketë përfunduar puna me shqyrtimin e të gjitha dosjeve.

Next Post
“Njerëz të këqij duan që unë të hesht”/ Virginia Roberts që akuzoi princin Andrew për abuzim seksual poston mesazhin rrënqethës

"Njerëz të këqij duan që unë të hesht"/ Virginia Roberts që akuzoi princin Andrew për abuzim seksual poston mesazhin rrënqethës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In