Ministri i ri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, pas përfundimit të Asamblesë së PS u shpreh se ndihej i privilegjuar për detyrën që ka marrë.
Nga ana tjetër e ka cilësuar, postin e ri të ministrit si një sfidë.
“Mirënjohës ndaj kryetarit të partisë dhe Asamblesë. Përgjegjësi e madhe sidomos në këtë kapitull të rëndësishëm të bashkëpunimit të ekzekutivit me parlamentin. Për shkarkimin e zyrtarëve të caktuar ishte vendim i asamblesë. I privilegjuar që ka marrë një detyrë”, tha shkurt ai për mediat.
Gogu do të zëvendësojë Taulant Ballën, i cili do të bëhet kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së.

