Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka njoftuar një konferencë për media, ditën e sotme. Çako do të dalë në konferencë urgjente në orën 10:30.
Shkak për këtë dalje urgjente të drejtorit Çako është aksioni i madh në qytetin e Vlorës, ku u sekuestrua një sasi e madhe droge te miqtë e Habilajve. Policia sekusetroi mbrëmjen e kaluar një sasi të madhe droge, ku nga peshimi rezultoi të ishte 4.5 tonë, ndërsa janë shoqëruar disa persona.
Këta të fundit janë bërë prej ditësh temë debati në politikë dhe opinion publik, pas bandës së shkatërruar në Itali, e cila drejtohej nga shtetasi Moisi Habilaj. Në përgjimet e bandës të publikuara nga italianët përmendej dhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, si i implikuar në trafikun e drogës.
a.ç