• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tonaliteti i forcës dhe forca e tonalitetit

by Linda Karadaku
21/11/2016 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

Politika shqiptare ka qenë vazhdimisht e zhurmshme në këto 26 vitet e fundit, a thua se kërkonte të plotësonte mungesat e dekadave të komunizmit, ku ishte detyrim kushtetues të mbaje gojën mbyllur në bazë të ligjit famëkeq 55. Madje, kaloi nga ekstremi në ekstrem, duke i ndërtuar politikat në bazë të ulërimave, nuk ka më rëndësi argumenti, por tonaliteti i zërit dhe e folura pa fund për të mos e lënë tjetrin të hapë gojën.

Tashmë, është kthyer në kakofoni zërash, ku mungon plotësisht monologu dhe flitet ose në duet ose në kuartet ose krejt në kor, të gjithë kundër të gjithëve. I njëjti model aplikohet në studio televizive, ku debatet bazohen në të folurën me oktava të larta, pengimin e tjetrit për të folur, fyerjet reciproke, batutat e shpifura që nuk të bëjnë më as të qeshësh dhe mungesë logjike dhe argumentesh që do të duhej të diskutoheshin dhe debatoheshin nga palët, në mënyrë që njerëzit, qytetarët të kenë mundësi të kuptojnë dhe të vendosin se kush ka të drejtë.

Shpesh e marrim si diçka normale këtë lloj mënyre komunikimi, si pjesë të realitetit politik dhe shoqëror shqiptar, por nuk është ashtu. Ky lloj “normaliteti” na ka sjellë këtu ku jemi, ku forca e tonalitetit dhe tonaliteti i forcës përcaktojnë kush flet, kush dëgjon, kush ulërit, kush “ka të drejtë” dhe kush e ka “gabim.”

Katerina e Madhe ka thënë: “Mua më pëlqen të vlerësoj dhe shpërblej me zë të lartë për të fajësuar qetësisht.” Dhe Katerina e Madhe ishte careshë, monarke me pushtet absolut dhe mund të vlerësonte dhe fajësonte si të donte, kush do guxonte ti thoshte jo…dhe megjithatë, preferon të jetë njerëzore duke I dhënë pushtetit fytyrë njerëzore.

Por në politikën tonë rrëmujaxhije, ulëritëse, ka edhe më keq. E folura publike brenda dhe jashtë parlamentit bazohet shumë herë në parimin, fol, thjeshtë fol, nuk ka rëndësi çfarë thua, bëj zhurmë e rrëmujë, në duet, kor, si të vijë puna. Dhe për fat të keq, kjo konsiderohet vlerë, vlerë pra se ai “robi” flet, ka guximin të flasë, ka guximin të fyejë, ka guximin ti vërë të tjerët në rresht.

Por “robi” nuk mund të jetë më i mençur se Platoni që thotë: “Të mençurit flasin sepse kanë diçka për të thënë. Budallenjtë flasin sepse duhet të thonë diçka.”  Po mirë, ja ndoshta Platoni jetoi në antikitet dhe nuk “kupton” dot kohët tona “moderne.” Ja çfarë thotë Winston Churcill: “Kurajoja është ajo që të duhet të ngrihesh dhe të flasësh, kurajoja është po ajo që të duhet që të ulesh dhe të dëgjosh.”

Politika në njëfarë mënyrë përfaqëson veset dhe problemet e shoqërisë. Dhe sigurisht politika jonë mund të gjejë plot argumente se kjo lloj mënyrë komunikimi shërben për t’iu drejtuar popullit, elektoratit, masave, grupeve të interesit e kujtdo tjetër që iu duhet apo duan të adresojnë.

Por politika përfaqëson gjithashtu modelin, modelin e një shoqërie, shembullin për fëmijët që dëgjojnë në të fjalorin e rrugës që ua ndalojmë ta përdorin në familje, mes shokësh dhe shoqesh, në shkollë e kështu me radhë.

Vazhdoj të mendoj shpesh, a përdorin të njëjtin fjalor politikanët tanë në familje, me gratë, vajzat, fëmijët e tyre…ku ta dish…Sidoqë të jetë, edhe nëse e përdorin, në komunikimin me publikun, me qytetarët do të duhej të kishte një lloj etike, kujdesi, dhe të mateshin mirë para se të nxirrnin fjalorin e xhepit. Në fund të fundit, ulërimat dhe fyerjet nuk ngrenë peshë në elektorat, nëse e kanë këtë merak.

Po ne fund te fundit, boll e kemi jetën të vështirë, boll na e keni bërë jetën të vështirë gjithë këto vite, ne dhe fëmijëve tanë, tani duhet të vazhdojmë të durojmë edhe shpërthimet tuaja shpërfytyruese???

Maturohuni pra, rrituni dhe mos e ndërtoni politikën mbi oktava të larta, po mbi argumente të larta dhe bindëse, sepse siç ka thënë   Teodor Rusvelt, “fol butë dhe mbaj me vete një shkop të madh, kështu do të arrish larg!” Dhe ju shkopin e pushtetit dhe të opozitës e keni, të paktën flisni “butë!” (Javanews)

Next Post
Janullatosi, katedralet e ngjalljes dhe manastiret e vdekjes

Janullatosi, katedralet e ngjalljes dhe manastiret e vdekjes

Comments 1

  1. risa says:
    5 years ago

    jeni shum kot

    Reply

Leave a Reply to risa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Politika e re amerikane, ish-ambasadori Bimo: Ja interesat gjeopolitike që Trump kërkon aneksimin e Groenlandës

January 16, 2026
Princi i kurorës në mërgim thirrje botës: Ndihmoni protestuesit për të rrëzuar qeverinë e Iranit

Princi i kurorës në mërgim thirrje botës: Ndihmoni protestuesit për të rrëzuar qeverinë e Iranit

January 16, 2026
“Më nxorën zvarrë nga makina”, dhuna në Mineapolis, policia arreston gruan nga Lindja e Mesme

“Më nxorën zvarrë nga makina”, dhuna në Mineapolis, policia arreston gruan nga Lindja e Mesme

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In