• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tomas Piketi: Dalja e Greqisë do ta “vdesë” Euron!

by
31/05/2015 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njihet si një ndër ekonomistët më kontroversë, me librin e tij bestseller “Kapitali”. Ekonomisti i famshëm për qëndrimet kundër masave shtrënguese, thotë se vendet e mëdha të BE-së, nuk duhet t’u japin leksione të tjerëve.

 

Prej kohësh, Tomas Piketi paralajmëron mbi paqëndrueshmërinë e situatës për shoqërinë greke dhe Evropën. Ekonomisti majtë, shumë kritik ndaj politikës ekonomike të presidentit socialist Fransua Holond, autori i librit bestseller në mbarë botën “Kapitali në shekullin e XXI-të”, thotë se e cilëson “të pabesueshme që sot t’i shpjegohet Spanjës dhe Greqisë që zgjidhja e vetme, është të paguajnë të gjitha borxhet deri në euron e fundit, kur ne e dimë se kjo nuk do të funksionojë”.
Dhe për të frenuar ndjenjën e pakëndshme, se lehtësimi i borxheve do të ishte një dhuratë shumë bujare për Greqinë e evazionit fiskal, Piketi nënvizon se vendet e mëdha evropiane, nuk kanë kualifikimin e duhur për të dhënë leksione: Masat që sot i imponojnë Athinës, nuk i patën aplikuar – për fat të mirë – për veten e tyre, kur ishin edhe më keq se kaq.

Pas luftës, Franca dhe Gjermania, kishin një borxh publik që e tejkalonte me 200 përqind Prodhimin e Brendshëm Bruto, por në vend të përdorimit të masave shtrënguese, aplikuan inflacionin dhe ristrukturimin e borxhit. Insistimi evropian kundër Greqisë të bën të qeshësh, thotë Piketi. Dhe pavarësisht se prej disa muajsh, shprehen se një dalje e Athinës nga eurozona, nuk do të ketë pasoja serioze për pjesën tjetër të BE-së, Piketi e gjykon këtë ngjarje të mundshme, një katastorofë për të gjithë zonën e monedhës së përbashkët.

 

Cilat do të ishin pasojat e falimentimit të Greqisë?
Një dalje e Greqisë nga Eurozona do të kishte pasoja të pallogaritshme. Kriza e besimit, që po minon zonën e Euros prej 5 vitesh, do të merrte përmasa edhe më të të mëdha. Gjatë çdo procesi zgjedhor, të gjithë do të pyesnin veten se cili do të jetë vendi i ardhshëm, që do të dalë nga Eurozona. Një dalje e Athinës, mund të përfaqësonte “vdekjen” e Euros.

 

Në përballjen e ashpër, mes kryeministrit grek Cipras dhe kreditorëve ndërkombëtarë, cilat mund të jenë lëshimet e arsyeshme nga të dyja palët?

Greqia gjendet aktualisht në situatën e një teprice të lehtë primare, ose thënë ndryshe grekët paguajnë pak më shumë taksa, sesa përfitojnë në kuadër të shpenzimeve publike. Është e arsyeshme të kërkosh prej tyre të mbajnë këtë prirje, por për ta bërë këtë, duhet arritur sa më shpejt një marrëveshje. Problemi është se marrëveshjet e vitit 2012, parashikonin një tepricë primare gjigante ose rreth 4 përqind të PBB-së për dekadat e ardhshme! Për krahasim, buxheti i përgjithshëm i të gjitha universiteteve në një vend si Greqia apo Italia, është vetëm 1 përqind e PBB-së. Marrëveshjet e 2012-ës duhet të rinegociohen, dhe sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më mirë do të jetë.

 

Mendoni se është i pashmangshëm një ristrukturim i borxhit grek?
Historia ekonomike është e mbushur me ristrukturimet e borxhit publik apo dhe fshirjen e tyre, si në rastin kur Gjermania përfitoi pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1953, aleatët hoqën dorë nga pretendimet për borxhin që u kishte Gjermania këtyre vendeve, dhe kjo bëri që vendi të investojë në rritjen ekonimike, infrastrukturë dhe aftësim profesional. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë tashmë në nivel evropian, duke bashkuar të gjitha borxhet publike të Eurozonës në një fond të përbashkët, prej nga ku mund të fillojë ristrukturimi.

 

Cilat mendoni se janë përgjegjësitë e Trojkës (FMN, BQE, BE) në njërën anë, dhe qeverive greke nga ana tjetër?
Qeveritë greke para vitit 2010, mbajnë një përgjegjësi të madhe për gjendjen aktuale të vendit. Por të kërkosh, që pasojat e kësaj katrahure të paguhen nga brezat e rinj për dekada të tëra, kjo nuk është zgjidhje. Nga viti 2010 e këtej, Gjermania, Franca dhe Italia i kanë imponuar Greqisë një kurë masash financiare shtrënguese, të cilat e kanë përkeqësuar më tej situatën.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar pranoi se e kishte nënvlerësuar ndikimin e masave të diktuara ndaj Greqisë në drejtim të recesionit ekonomik. Problemi është se vendet e mëdha evropiane refuzojnë të pranojnë gabimet e tyre dhe pjesën e tyre të përgjegjësisë.

 

Zakonisht priren të fajësojnë Gjermaninë…

Nuk është vetëm Berlini, që ka një rol në gjithë këtë. Italia, Franca, Greqia dhe Spanja tashmë janë thirrur të paraqesin propozime për rithemelimin demokratik të Evropës. U takon atyre të veprojnë, për të mundësuar që politikat e kursimit të përkrahen vetëm nga një pakicë, në kuadër të një Dhome Parlamentare të Eurozonës, që është e domosdoshme, por që mbetet për t’u ndërtuar.

Corriere della Sera – Bota.al

 

Next Post

Një kroate në krye të OKB?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë pritet në takimin Trump-Natanyahu, ja “pikat e nxehta” që kërkojnë zgjidhje

Çfarë pritet në takimin Trump-Natanyahu, ja “pikat e nxehta” që kërkojnë zgjidhje

July 27, 2026
Kuvendi mblidhet pa opozitën, Ruçi: Ndalni luftën për pushtetin e radhës

Votimi i marrëveshjes 302 milionë dollarëshe, PD bojkoton seancën e orës 15:00

July 27, 2026
Shehaj mori kopjen e dokumentit të klasifikuar dhe iku me vrap. Balla: Duhet arrestuar në flagrancë!

Rrëmbeu dokumentin sekret dhe iku me vrap, PS: Shehaj të përjashtohet me 60 ditë, kallëzim edhe në SPAK

July 27, 2026
Nuk krijojnë raporte intime! Psikologia: Ja rastet kur puna nga shtëpia është e përshtatshme

Nuk krijojnë raporte intime! Psikologia: Ja rastet kur puna nga shtëpia është e përshtatshme

July 27, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Qeveria sterile dhe prifti mëkatar

July 27, 2026
“Kemi më shumë armë se çdo shtet në botë!” SHBA hedh poshtë raportimet për shterim të municioneve

“Kemi më shumë armë se çdo shtet në botë!” SHBA hedh poshtë raportimet për shterim të municioneve

July 27, 2026
Lamallari publikon shifrat e kriminalitetit: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve

Plani kombëtar kundër zjarreve, Lamallari: Investime të reja në kapacitete tokësore dhe ajrore

July 27, 2026
Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Raporti i AKM: Përmbytjet dhe thatësirat, faturë qindra milionëshe për bujqësinë shqiptare

July 27, 2026
Rënie gurësh në disa akse në veri, ARRSH: Ja si paraqitet qarkullimi i mjeteve

Rënie gurësh në disa akse në veri, ARRSH: Ja si paraqitet qarkullimi i mjeteve

July 27, 2026
Filmi “The Odyssey” publikohet i plotë në X, mbi 2 milionë shikime përpara se të hiqej

Filmi “The Odyssey” publikohet i plotë në X, mbi 2 milionë shikime përpara se të hiqej

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In