• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tom Doshi: Me Fatos Nanon e krijoj një parti nga e para

by
29/04/2015 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi lë të hapur mundësinë për të krijuar një parti politike së bashku me ish-Kryeministrin Fatos Nano.

Gazeta Shqiptare ka publikuar batuat që deputeti Doshi ka bërë ditën e djeshme me gazetarët në dalje nga seanca gjyqësore ku fitoi lirinë.

I pyetur se përse nuk e zgjon Fatos Nanon nga gjumi dhe të krijojë një parti me të, Blushin dhe Gjinushin, Doshi është përgjigjur:

“Po të më ftojë Nano, e bëj menjëherë një parti, se mua më voton gjithë Shkodra edhe sikur të kandidoj për partinë e dreqit.” është shprehur ai

Megjithatë ish-deputeti i PS ka shigjetuar edhe kandidaten e mazhorancës për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari, për të cilën është shprehur se “ajo premton pistë për ski në Postribë, ndërkohë që atje njerëzit hanë bukë dhe qepë, ndërsa shumë komuna të tjera s’kanë ujë me pi”.

Doshi nuk ka lënë pa diskutuar edhe kandidaten e PD-­së për Durrësin, Grida Duma, duke u shprehur i habitur se përse mazhoranca po e sulmon kaq ashpër kohët e fundit.

“Po kjo puna e Gridës ç’është?” pyet Tom Doshi dhe gazetarët i përgjigjen: “PS­ja thotë që ka probleme me pronat, se ajo është edhe sharmante”, përgjigje me të cilën ish­deputeti i PS­së ka buzëqeshur.

Doshi ishte dje në Gjykatën e Lartë ku pas rivlerësimit të masës së sigurisë, ajo ju ndryshua nga arrest shtëpiak në “detyrim paraqitje”.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Amber Rose me shokun e ish-burrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com