• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tollumbacja e “xhihadit” anti-amerikan të Berishës

by Ylli Pata
27/04/2022 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ndëshkimi i Sali Berishës nga qeveria e SHBA dihej që gjente njerëz që do ta kontestonin atë. Brenda vendit, por edhe tek emigrantët tanë që ende besojnë dhe janë idhtarë të ish-Presidentit dhe ish-kryeministrit.

Një pushtetar aq afatgjatë në vend, plus që është një politikan rrace dhe lideeri më afatgjatë i një partie politike në të gjithë Europën, është logjike që të ketë mbështetës e të ushtrojë influencë në një masë njerëzish.

Ka ende sot, 37 vjet pas vdekjes së tij, njerëz që e simpatizojnë dhe i thurin himne Enver Hoxhës pa reshtur; në televizion, duke bërë pelegrinazh në varrin e tij, apo edhe me komente në rrjetet sociale apo mediat e ndryshme online.

Videot në youtube me fjalimin e Enver Hoxhës kanë miliona shikime e komente pafund.

Këtu nuk bëhet fjalë fare për të vlerësuar figurën e Sali Berishës në historinë 30 vjeçare të Shqipërisë, se çfarë bëri mirë dhe çfarë bëri keq. Është herët për këtë gjë dhe koha siç thonë italianët është “gentiluomo” në këtë rast, e i davarit gjithçka siç duhet.

Ndaj, marrja e pozicionit të viktimës nga Sali Berisha në këtë rast është krejt pa vend; ndëshkimi i tij nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Ameriës është një vendim që është marrë ndaj tij dhe familjes së tij. E pikërisht për këtë ai do të duhet ta përballojë brenda kuadrit personal, siç e ka shprehur “për dinjitetin” e tij.

Kurse peticioni i nisur nga disa përkrahës të tij, nuk është gjë tjetër veçse “xhihad” krejt aritificial që Sali Berisha ka nxitur edhe në të shkuarën nga lart, thjesht për interesa të ngushta.

Në vitin 1997, për herë të parë, shefi i shërbimit sekret shqiptar, njeri i afërt i Sali Berishës, Bashkim Gazidede, artikuloi tentativat e një “xhihadi antiamerikan” në Parlamentin shqiptar, ku akuzoi Uashingtonin se ka rrëzuar Berishën nga pushteti për të ndihmuar qarqet shoviniste greke.

Pas atij “trakti xhihadist”, Gazidede u largua në Siri, një vend dukshëm anti-amerikan dhe aleat i ngushtë i Moskës që nga grushti i shtetit të vitit 1963, kur në krye erdhi Partia Baath që sot e drejton Bashar al Asad.

Ai trakt i Gazidedes nuk mori përkrahjen e asnjë forumi apo grupimi politik apo social në Shqipëri.

Edhe pse mund të ketë individë e grupe që mund të ushqejnë sentimente të ndryshme antiamerikane ër arsye nga më të ndryshmet, asnjëherë në Shqipëri nuk është arritur që të krijohet një lob politik në 30 vite.

Sikur të ishte e mundur, këtë mund ta shfrytëzonte shumë mirë Nexhmije Hoxha apo partitë e ndryshme komuniste që u krijuan pas vitit 1990 për të marrë vota radikalësh dhe ekstremistësh.

Partia Socialiste e Fatos Nanos, edhe pse në vitet e para kishte opinione të ndryshme promarksiste apo edhe për neutralitet ushtarak nga disa drejtues të saj, e që atëherë pas rënies së Murit të Berlinit, edhe ishin të arsyeshme, menjëherë braktisi të gjitha qëndrimet e dyzuara neutral, duke u bashkuar me qëndrimin pro NATO dhe pro aleancës me SHBA.

Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë qarqe politike që të ngrenë politikisht kauza kundër SHBA, pasi edhe nuk ka pasur ndonjë arsye, ngaqë bëhet fjal për një marrëdhënie politike që i kalon caqet e partive.

Ëhtë njësoj si në Serbi që të krijohet një kauzë politike kundër Moskës. Pasi Rusia e ka krijuar dhe zgjeruar Serbinë në kurriz të fqinjëve të saj historikisht. Nuk e bën askush, pasi humb votat, por kundër SHBA është kollaj, krijohen grupime politike. Megjithatë, edhe ato grupe që e bëjnë këtë janë ekstreme, jo relevante. Përshembull, në kohën e Milosheviçit e bëri këtë Mira Markoviç, gruaja e Sllobos që kishte një parti të vogël të së majtës, e më vonë Vojislav Shesheli, pasi Vuçiçi e Nikoliçi i morën partinë.

Sot në Beograd ka shkuar një ambassador që Aleksandër Vuçiçin padyshim që e shqetëson psikologjikisht; ambasadori Chris Hill, një nga arkitektët e Rambujesë dhe negociatave që çuan në bombardimin e Serbisë, e më pas çlirimin e Kosovës.

Brenda shpirtit të tyre, janë shumë serbët që duan ta shajnë ambasadorin Hill, por asnjë deklaratë e tillë nuk është bërë nga politikanë apo media të tyre.

Pasi ata e dinë mirë se ambasadori Hill, nuk është një lider politik, por një diplomat i SHBA-së, e si i tillë e kanë marrë mesazhin në mënyrë të qartë.

Sulmi ndaj ambasadorëve nuk është aspak një instrument politik, pasu padyshim që je u humbur sin ë aspektin politik, apo edhe në atë praktik. Është një çështje që nuk krijon as sensibilitet e as mbështetje.

Por, rrahja në havan që prej vitit 2016, kur krijuar një klimë të egër kundër ambasadorëve të SHBA që Berisha i quan “Guvernatorë”, nuk është gjë tjetër veçse krijimi i një premise për një lëvizje jashtë politike, e cila duke u zhbiruar vazhdimisht si tyrjelë krijon një pakicë fanatike e gatshme për “xhihad”. Një politikisht totalisht e modelit oriental e arkaik: bërja faktor jo nëpërmjet arsyes por shpifjes, sulmeve të rënda e natyrisht lajmeve të rreme. Natyrisht prej kamikazëve që sot janë kryesisht online…

TemA

Next Post
‘Rithemelimi’ ndryshon sërish Statutin më 30 prill/ Kaso: Deputetët ‘ex-officio’ në KK! Bozdo: Lideri i ri brenda qershorit! Apeli? PD s’merret në tryezë

‘Rithemelimi’ ndryshon sërish Statutin më 30 prill/ Kaso: Deputetët ‘ex-officio’ në KK! Bozdo: Lideri i ri brenda qershorit! Apeli? PD s'merret në tryezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com