• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria i nxjerr me emër e figurë

by A R
28/07/2025 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, më herët këtë të dielë, më 27 korrik, janë bërë me dije emrat dhe pamjet e personave të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në vend.

Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, zv.kryeministrja Balluku shkruan: “Zjarrvënësit kanë fytyrë dhe ligji ka forcë!” Postimi shoqërohet me një video ku shfaqen personat e ndaluar, duke e bërë të qartë se nuk do të ketë më tolerancë për zjarrvënësit.

\

I njëjti postim është ndarë në rrjetet sociale edhe nga anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar. Sipas njoftimit, 6 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për shkak të veprimeve që kanë shkaktuar ose favorizuar përhapjen e flakëve në disa zona të Shqipërisë.

Kujtojmë se pak orë më parë nga Bulqiza, ministrja Balluku deklaroi se në Kodin e ri Penal, do të kërkohet që zjarrvënia qoftë e qëllimshme apo e pakujdesshme, të konsiderohet vepër penale dhe të ndëshkohet me penalitete maksimale. Ajo theksoi se identiteti i autorëve do të bëhet publik, për t’u kthyer në shembull për të tjerët, si një mesazh i fortë ndaj çdo akti që rrezikon mjedisin, jetën dhe pronën e qytetarëve.

“Janë identifikuar zjarrvënësit në të gjithë territorin, të cilët do të bëhen shembull, për të thënë të drejtën. Ky është momenti që ne nuk duhet t’u ruajmë identitetin, ashtu siç parashikohet në disa raste nga ligji. Identiteti i tyre do të jetë publik, për t’i kthyer në shembull.”

Kjo deklaratë e Ballukut vjen në një kohë kur vendi është përfshirë prej javësh nga flakët në zona të ndryshme nga veriu në jug, ku mijëra hektarë pyje, por dhe pemë frutore janë shkrumbuar. Ndërkohë që janë djegur apo rrezikuar edhe banesa. Madje në tre fshatra të Delvinës, dy ditë më parë u urdhërua evakuiimi i banorëve të rrezikuar.

Next Post
Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In